Author: IM

Politikani i njohur në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Open Balkan është “Kali i Trojës” i Putinit në Ballkan. Sela thekson se ‘me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor’. Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës. Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të…

Lexo më Shumë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka theksuar se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kjo krizë e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon,” tha Borrell në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë. “Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale po zhvillohet debat mjaft intenziv nëse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mund të krahasohet me presindetin ukrainas, Volodymir Zelensky, respektivisht nëse Zelensky mund të krahasohet me Ahmetin. Simpatizuesit e BDI-së vlerësojnë se Ahmeti dhe Zelensky kanë shumë të përbashkëta, sepse si përfaqësues politik veshën uniformat ushtarake. Nga ana tjetër shumë komentues tjerë thonë se ky krahasim nuk mban sepse Ahmeti një pjesë të madhe të konfliktit e ka kaluar në Prizren të Kosovës, kurse Zelensky refuzoi apelet e SHBA-ve dhe Britanisë që të evakuohet dhe ka vendosur të qendron në vijën e parë të frontit. Ish ministri…

Lexo më Shumë

Një tërmet me fuqi prej 3.6 shkallë sipas Rihterit këtë pasdite e ka goditur Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve të fundit, lëkundja ka ndodhur në kufirin me Greqinë, në afërsi të Manastirit. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike, tërmeti është regjistruar në thellësi prej 2 kilometra. Epiqendra e tërmetit është 20 kilometra nga Manastiri.

Lexo më Shumë

Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Yevhen Moisiuk, u ka bërë një video-apel ushtarëve rusë në gjuhën ruse, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express. “Mendoni pse jeni këtu, për çfarë po luftoni dhe çfarë doni të arrini? Shpresoj se e keni kuptuar se askush nuk ju do këtu dhe nuk ka asnjë arsye që ju të jeni këtu”,tha ai. “Më besoni: kauza jonë është e drejtë dhe ju jeni vetëm një mjet në duart e qeverisë suaj. Ne po ju japim mundësinë që të ktheheni në familjet tuaja dhe të mos humbisni jetën dhe dinjitetin tuaj”, shtoi…

Lexo më Shumë

Rinia shqiptare në Saraj ka filluar të kyçet në radhët e VMRO DPMNE, raporton Almakos. “Saraji le të jetë shembull për të gjithë në Maqedoni, Ballkan dhe me gjerë. VMRO DPMNE është parti për çdo qytetar”, kanë shkruar ata në facebook, duke postuar foto me flamurin shqiptar, maqedonas dhe atë të VMRO DPMNE të bera sonte në Saraj./Almakos

Lexo më Shumë

Jemi sot këtu për të ngritur zërin kundër diskriminimit skandaloz të kulturës shqiptare nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku ky diskrimini po bëhet edhe me miratimin e funksionarëve shqiptarë. Ky është reagimi i Aleancës për Shqiptarët, e cila ka përmendur ndarjen diskriminuese të buxhetit. ABDULLA OSMANI-ASH “Nëse analizohen mirë rezultatet e ndarjes së buxhetit për projekte dhe aktivitete kulturore, vërehet se shqiptarët në shumicën e sektorëve nuk arrijnë as 20 përqind të mjeteve. Do të përmendim vetëm disa sektorë sa për ilustrim, Sektori për botime ku shqiptarët marrin 18.39%, festivalet e literaturës 18%,Sektori i dramës 18%, ndërsa edhe më…

Lexo më Shumë

“Në vazhdën e konsolidimit dhe ripërtrirjes së anëtarësisë, sonte në selinë e Alternativës në Tetovë, u mbajt takim me aktivistët e Degës së Tetovës ku me prezencën e tyre na nderuan kryetari Afrim Gashi, zëvendës ministri i bujqësisë Abdylshyqr Abedini, drejtori i Fondit Pensional Dritan Bexheti dhe drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Amir Elezi” – thonë nga Alternativa – Tetovë. Gjatë takimit u diskutua për aktualitetet politike si dhe për aktivitetet partiake që duhet të zhvillohen në të ardhmen.

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë arritën nivel historik të shkëmbimit ekonomik-tregtar në mbi një miliardë euro, që pritet të rritet me zhvillimin e nismës Ballkani i Hapur, vlerësoi shefi i diplomacisë së Serbisë Nikolla Selakoviq në konferencën e sotme të përbashkët në Shkup me kolegen e tij të Maqedonisë së Veriut dhe nikoqirin Bujar Osmani. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. “Gjatë bisedimeve u riafirmuan…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian ( Delegation of the European Union, Skopje) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer, ka zhvilluar një vizitë pune me Ministrin pa resor – të angazhuar për diasporë, Xhemail Çupi. Gjatë bisedës, ministri Çupi e falënderojë ambasadorin Geer për mbështetjen që e jep BE-ja në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht shkëlqesinë e tij e informoi për vizionin, misionin dhe projektet e diasporës që planifikon ti realizojë në mandatin e tij, duke vendosur theksin pikërisht në vendet e BE-së që shihet një fluks më i madh i mërgimtarëve të rinj. Ambasadori në anën tjetër,…

Lexo më Shumë