Kandidati i Alternativës për kryetar të Komunës së Çairit ia shpalosi të zezat kryetarit aktual të Komunës Visar Ganiu, live në emisionin “Click Plus” në TV21. Duke folur për uzurpimin e hapësirave publike për përfitime ilegale, Bekim Sali prezantoi dëshmi për uzurpimin e disa parcelave publike në Çair. Sali fillimisht sfidoi Ganiun duke e pyetur direkt nëse është uzurpuar parku “Nato” në Çair. Pasi Ganiu tentoi të bëjë lajka me përgjigjet e tij, Bekim Sali tregoi publikisht se posedon dëshmi të qarta se parku është uzurpuar në mandatin e Visar Ganiut. Ai prezantoi edhe fotografi të uzurpimit të hapësirave publike…
Author: Emad
Koalicioni opozitarë Aleanca për Shqiptarët-Alternativa sonte kishte konventën ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor. Nga pamjet u pa se gjatë tubimit kishte një atmosferë impozante në sheshin Skënderbeu në Shkup. Gjatë fjalimit të tij, kandidati për Çairin, Bekim Sali u shpreh se është i bindur në fitoren dhe kësaj radhe janë të gatshëm edhe të flijohen për ta ruajtur votën. Siaps tij, nuk vritet vullneti i këtij popullit i cili e do ndryshimin.
Bashkë me Afrimin kemi arritur që t’i mbajmë bashkë shqiptarët, dhe me këtë t’i sjellim fitoren shqiptarëve, pa marrë parasysh cilës parti i takon. Kështu tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Sela tha se përballja është me një oponent normal dhe jo real. “Pak më tepër se një vit kërkonin kryeministrin shqiptar. Tani koha është që të ju thoni me votë se ke rrejt e ke mashtruar dhe nuk meriton asnjë votë. Një gjë të jeni të sigurt, atë që e themi edhe e bëjmë. Kur ju thamë se do e bëjmë ligjin për shtetësi, ka pasur shumë…
Kryetari i partisë, Alternativa, Afrim Gashi, ka përshëndetur grupin parlamentare të koalicionit opozitar për betejën që kanë bërë për ligjin me shtetësinë. Gashi tha se kanë bërë historinë duke marrë pjesë si opozitë të bashkuar në zgjedhje lokale ata kanë bërë një hap historik. “Ne kemi dërguar mesazh që bashkojmë zemra, që nuk ndajmë e përçajmë. Kështu duke qenë bashkë me të gjithë ata që janë këtu dhe na ndjekin, mendoj dhe jam i bindur se e kemi kryer gjysmën e punës për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit”, tha Gashi, duke shtuar se gjysma tjetër drejt fitores është shumë…
Nën moton “Zgjidh jetë, Voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale e filloi sonte nga qyteti i Gostivarit ku prezantoi kandidatët për kryetar të komunave dhe këshillave komunal. BDI në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor do të garojë me 19 kandidatët për kryetar të komunave dhe 35 lista për këshilltar komunal. Gjatë Konventës zgjedhore u theksua se Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e nis pikërisht nga Gostivari pasi që është dëgjuar zëri i banorëve të kësaj ane të cilët kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe çlirim nga kaosi i shkaktuar si rezultat…
Botues të literaturës islame nga 30 shtete të botës, mes tyre dhe nga Shqipëria, u mblodhën në Stamboll për themelimin e një unioni dhe për mbajtjen e simpoziumit të parë. Pas një pune përgatitore njëvjeçare, takimi u mbajt më 18-19 shtator në Universitetin “Sabahattin Zaim” (İZÜ, İstanbul Sabahattin Zaim Üniversitesi). Mbështetje për mbajtjen e takimit themelues dhe simpoziumit dhanë Ministria e Kulturës dhe Turizmit e vendit pritës, Grupi Albayrak dhe TİKA. Fondacionin ALSAR, si një botues me rritje të shpejtë e me ndikim të shtuar, dhe si të vetmin pjesëmarrës nga Shqipëria, e përfaqësoi në këtë takim themelues kryetari i…
“Shkupi ynë u neglizhua për një kohë të gjatë, dëgjuam shumë premtime boshe për një kohë të gjatë, dhe asgjë nuk ndryshoi. Të gjithë shohim se si ky qytet po fundoset, si nuk po zhvillohet, si po shkon mbrapa. Të gjithë e mbajmë mend se si Shkupi pulsonte, ishte një qytet i gjelbër dhe i pastër. Qytetarët e Shkupit në të kaluarën ishin krenarë për qytetin e tyre, për ngjarjet kulturore, për Shkupin e mirë dhe të vjetër. Dhe ne të gjithë shohim se si Shkupi është kthyer në një qytet të zymtë, depresiv dhe të papastër. Shkupi e humbi…
“ Sot, me ftesë të banorëve të fshatit Krushopek ishim të pranishëm në Krushopek të epërm, organizim të cilin vet banorët e fshatit e kanë përgadit për nderë të lëshimit të rrugës së re prej në Krushopek për në Krushopek të epërm”- ka shkruar kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Por ajo që u ka rë në sy shumicës së banorëve ka qenë prezenca e hoxhës Sadudin Murati, i cili duket se tashmë ka marrë anë edhe në mjediset politike se cilën parti përkrahë.
Sot në parkun e qytetit të organizuar nga Shoqata “Borka – Për çdo ditë të re”, në bashkëpunim me aleancën më të madhe evropiane të shoqatave të pacientëve “Think PinkEurope” u mbajt një ngjarje si pjesë e fushatës për të luftuar kancerin e gjirit. Ideja është të rritet ndërgjegjësimi dhe mbështetjа e opinionit për të gjithë ata që janë përballur dhe po përballen me këtë sëmundje tinëzare dhe për të dërguar një mesazh të qartë për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. “Unë përshëndes iniciativën e shoqatës “Borka – Për çdo ditë të re” dhe mbështetjen dhe ndihmën e tyre të…
Më poshtë komunikata e plotë e BDI: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do ta fillojë nga qyteti i Gostivarit, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Kreshnik Bekteshi nga BDI. “Fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nisim ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse kemi dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe ç’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe nga pa-aftësia e Taravarit”, tha Bekteshi, duke shtuar se gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha…
Reagim i Aleancës për Shqiptarët Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike. Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra. Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës. Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më…
“ Veprimet kërcënuese të Serbisë duke dërguar ushtrinë në kufirin me Kosovën tregojnë natyrën kriminale te politikës serbe që pavarësisht situatës dhe kohës mbetet po ajo e para njëqind viteve! Ky kërcënim është alarm për ne, për qeverinë tonë e cila e ka nxjerrë Kosovën në treg dhe e ka kthyer çështjen kombëtare në çështje pazari. Nuk ka kthim pas! Kurrë më Serbia nuk do ta pushtojë Kosovën!” – shkruan Tomor Alizoti deputet i PD.