Author: Emad

Bashkimi Demokratik Integrim (BDI) përshëndet hapat e ndërmarra për fillimin e punimeve për realizimin e projektit më të madh, Korridori i 8-të, projekt infrastrukturor i cili do të kalojë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, por që do të lidh vendet e Ballkanit Perendimor me një infrastrukturë shumë moderne. Lidhja të cilën do e bëj Korridori i 8-të është i rëndësisë së veçantë pasiqë në të do të përfshihen thuajse të gjitha vendkalimet kufitare që nga kufiri me Bullgarinë fqinje, lidhjen me Republikën e Kosovës përmes Bllacës ku po ndërtohet një tjetër autostradë moderne, e deri në Qafë Thanë me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme vizitoi Pikën e vaksinimit në Komunën e Çairit. Me këtë rast ai bëri edhe apel deri tek qytetarët për t’u vaksinuar, duke theksuar se vetëm përmes këtij procesi do të mund t’i jepet fund pandemisë së Kovid 19. “Nga Pika e vaksinimit në Komunën e Çairit po ju bëjmë apel qytetarë të nderuar që të vini e të vaksinoheni, sepse vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim…

Lexo më Shumë

I dërguar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak në një postim në Twitter shkruan se pas dy ditëve të negociatave intensive është arritur një marrëveshje për deeskalim të situatës, ndërsa ka falënderuar Bislimin dhe përfaqësuesin e Serbisë për gatishmërinë për të negociuar. “Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”,…

Lexo më Shumë

Kandidati i opozitës shqiptare për komunë e Çairit Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka pasur takim me përfaqësuesit e shoqatës “Go Green”. Në takim, sipas njoftimit, thuhet se është biseduar për politikat ekologjike. Sali ka deklaruar se në platformën e tij “Çairi i ri” ekologjia është me shumë prioritet. “Sot, kisha rastin që të realizoj takim me përfaqësuesit e shoqatës “Go Green” në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, folëm për politikat ekologjike në vend, ku me theks të veçantë potencova se në platformën tonë “Çairi i Ri” – ekologjia është njëra ndër prioritetet e para të programës sonë. Duam…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev lidhur me të shtënat me armë zjarri në hapjen e shtabit të Visar Ganiut dhe BDI-së në Çair, ka deklaruar se këtë mëngjes e ka parë raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se policia po vepron për të zbardhur rastin. Sipas tij, këto sjellje janë jo evropiane dhe nuk i ngjasojnë një vendi i cili ka aspirata të jetë pjesë e BE-së. “Pa dallim se për kë bëhet fjalë kjo është e palejueshme, nuk e di se cili ka qenë qëllimi, nëse mendon se dikush me këtë fiton vota gënjehet, ky veprim të humb vota.…

Lexo më Shumë

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë hapjes së shtabeve të BDI-së. Ngjashëm si në Çair, edhe hapja e shtabit zgjedhor në Zhelinë është përcjellur me krisma armësh nga aktivistë të BDI-së. Ky është incidenti i dytë gjatë kësaj fushate nga partia e Ahmetit. Deri tani policia nuk ka reaguar ndaj sjelljeve diletanteske të aktivistëve të BDI-së. https://fb.watch/8kIeye8ADW/

Lexo më Shumë

Kandidati për komunën e Çairit, Bekim Sali gjatë ditës së sotme ka vizituar lagjen e Gazi Babës, ndërsa së bashku me aktivistët ka pastruar edhe oborrin e shkollës fillore “Liria”. “Rinia gjithnjë ka të drejtë. Sot e kaluam një ditë super të bukur me banorët e Gazi Babës, me rininë tonë inspiruese dhe plot energji. Me kënaqësi e pastruam oborrin e shkollës “Liria”, duke biseduar për qëllimet e përbashkëta, të cilat do t’i realizojmë së shpejti me aleatët tanë më të fortë, të rinjtë!”, ka deklaruar Sali.

Lexo më Shumë

Kandidatja e pavarur për kryetare të Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska sot vizitoi shumë shtëpi në lagjen e Shkupit, Vodno në komunën e Qendrës. Me qytetarët bisedoi për projektet parimore dhe ofroi zgjidhje të shpejtë për problemet e tyre, me qëllim të përmirësimit të cilsësisë së jetës në këtë vend të banuar. “Më gëzon që qytetarët e njohin vizionin tim dhe idetë për një Shkup më të mirë dhe besoj se së bashku përmes bashkëpunimit dhe në interes të të gjithë shkupjanëve do të realizojmë edhe zgjidhje më të qëndrueshme për Shkupin si metropolë moderne”, deklaroi Arsovska pas takimit me…

Lexo më Shumë

Kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi, së bashku me kandidatët për këshilltarë, promovuan sot projektet që planifikojnë për katër vitet e ardhshme. Arifi tha se në Tetovë do të ndërtojë unazë për të shmangur kaosin në komunikacion. “Në katër vitet e fundit kemi filluar rindërtimin e rrugëve në Tetovë për t’i azhurnuar si për një qytet me fluks në rritje. Tani shkojmë një hap më tutje e për të ndërtuar unazën e cila do të evitojë kaosin e trafikut në qytet kurse me parkim të organizuar do të krijojmë më shumë hapësirë për të lëvizur edhe jetuar…

Lexo më Shumë

Kandidati për Kryetar Komune të Tetovës nga radhët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Vullnet Murseli sonte ishte i pranishëm në hapjen zyrtare të shtabit në Lagjen Teteks 2 i shoqëruar nga deputeti i zonës Adnan Neziri si dhe nga kandidatët për këshilltarë komunal Halid Matoshi, Faton Selami, Nurije Bajrami, Nesrin Sulejmani, Mumin Tairi dhe Adhurim Luta. Vullnet Murseli para aktivistëve dhe simpatizantëve theksoi se Aleanca po rritet, shihet rinia prezente sonte këtu në maksimum. Sa i përket projekteve Halidi përmendi shumicën e projekteve dhe ta përmbushin si lagje me çerdhe te shkolla që e kanë nis ata por…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë Agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Dollnenit. “Marrëveshja paqësore e Ohrit rregulloi marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve dhe bashkësive tjera më të vogla në këto hapësira. Gjithashtu ndryshoi statusiun e tyre të barabartë në ekonominë e shtetit. Tani është Agjenda e blertë që do guxim e përkushtim dhe ekspertë për të materializuar atë. Dhe këtë agjendë, nuk mund ta bëj as të realizojë dikush…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me Shefin e Shtabit Qendror të Alternativës, nënkryetarin Lulzim Aliu, sonte kanë qëndruar në komunën e Dollnenit, në fshatin Cërnillishtë, ku së bashku me kandidatin për kryetar komune të Dollnenit nga Alternativa, Samedin Imeri, u bë hapja e Shtabit Zgjedhor në Dollnen. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para banorëve të Dollnenit kërkoi mbështetje për kandidatin Samedin Imeri, duke theksuar: ”Kërkoj nga ju që të jeni me Samedinin. Me fitoren tonë në Dollnen, ne do të ofrojmë një qeverisje ndryshe. Do të jemi në mbështetje të banorëve të kësaj…

Lexo më Shumë