Kryeministri Rama përzgjodhi vlerësime të larta për presidentin turk Erdogan. Në Laç, ai tha se ndihej krenar që ishte mik i tij. Rama ndau me publikun fjalët e para që Erdogan i kish thënë në takimin e tyre të parë. “Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harrura nga takimi i parë me Erdogan, i cili asokohe ishte kryeministri i Turqisë. Unë isha i ndrojtur se i njihja vetëm nga televizori dhe nga televizori nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë ende…
Author: IM
Presidenti turk Erdogan është duke lëvizur me makinat e tij gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat të tipit “Mercedes-Maybach” S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit, raporton abcnews. Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milion euro. Makina, me të cilën udhëton Erdogani, është e blinduar dhe rezistenente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë. Po…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota pro dhe 46 kundër dhe asnjë abstenim votoi për qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski. Dimitar Kovaçevski është lideri i ri i LSDM-së, i cili u zgjodh në zgjedhjet e fundit brenda partiake, pas dorëheqjes së Zoran Zaev. Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, 47-vjeçari Dimitar Kovaçevski u lind në Kumanovë. Është doktor i shkencave ekonomike, profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit të Biznesit në Universitetin “American College” Shkup. Ai është ligjërues në studimet universitare, pasuniversitare dhe doktorale dhe është autor…
Ejup Berisha Opozita e tanishme politike shqiptare duhet ta zbuloj, ta definoj dhe ta praktikoj terapinë adekuate dhe efikase e jo tërë kohës në opinion ta përsëris diagnozen e crregullimeve dhe anomalive të shumta politike të cilat tanimë i kemi dhe i dimë të gjjthë ne qytetarët e RMV-së. Per ambientin e sëmurë, të pavolitshem dhe problematik politik që mbizoteron këtu te ne tanimë më i rëndësishëm është zbatimi i terapisë sesa përsëritja e shpeshtë e diagnozës. E njëjta gjë vlenë edhe në mjeksi aty pra për shpëtimin e pactientlt të sëmurë më e rëndësishme është terapia sesa diagnoza sepse…
Në qytetin e Laçit të Bashkisë Kurbin është mbajtur ceremonia zyrtare e dorëzimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga të dy vendet, raporton Anadolu Agency (AA). Gjatë fjalës në ceremoni kryeministri Rama tha se presidenti Erdoğan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, duke e konsideruar një mik të çmuar. “Kjo është një ditë jashtëzakonisht e veçantë dhe unë do të flas sa më shkurt, pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë…
Ministri i ri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka pranuar sot detyrën nga tani më ish ministri Venko Filipe. Sali ka thënë se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që merr si ministër i shëndetësisë, posaçërisht në periudhën në të cilën gjendet shteti. “Në të vërtetë, sfidat në shëndetësi kanë ekzistuar çdoherë dhe unë si ministër premtoj se do të angazhohem me shumë përkushtim që ta bëj sa më të padallueshme shëndetësinë siç është me shëndetësinë siç duam ta kemi. Do të vazhdoj aty ku e kanë lënë paraardhësit e mi, duke e vlerësuar punën e tyre, por edhe duke e detektuar…
E hëna e 17 janarit do ta gjejë presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një vizitë të ngjeshur disa orëshe në vendin tonë. Pas mbërritjes në Rinas në orën 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama do t’i drejtohen Laçit për të parë lagjen e re të banesave ndërtuar falë mbështetjes të presidentit Erdogan dhe bujarisë të popullit turk. Janë 522 apartamente me vlerë 42 milion euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të dy viteve më parë. Në ora 14:00 në ambientet e kryeministrisë do të mbahet takimi Rama-Erdogan e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi. Pjesë…
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti për “Sloboden Pecat” ka konfirmuar se nuk do të votojë për qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit. Ai nuk ka dashur të sqarojë më tej pse nuk është i pranishëm në seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë dhe as pse nuk e mbështet atë. Mexhiti thotë se deri më tani ka folur shumë dhe se qëndrimet e tij janë të njohura për publikun. Në seancën për votimin e Qeverisë së re nuk është prezent edhe deputeti i BDI-së Izet Mexhiti. Ai ishte i pranishëm vetëm në momentin e hapjes së seancës. Alsat mëson se Qeveria…
Dita e dytë e seancës për zgjedhjen e Qeverisë nisi me konfrontim mes kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit dhe deputetes së Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti, raporton SHENJA. Ajo u ankua se listën për të marrë fjalën, kryetari e ka ndryshuar, gjegjësisht nuk kanë vazhduar aty ku kanë ngelur dje, duke pasë parasysh se është e njëjta seancë. Poashtu e akuzoi se ASH nuk ju dha fjala edhe pse seanca duhej të përfundonte gjysmë ore më vonë, pasi lista e deputetëve që kishin kërkuar të flasin kishte arritur deri në 14, kurse ASH ishte e 15-ta. “Vetë kryetari i Kuvendit…
VMRO-DPMNE, për programin dhe përbërjen qeveritare të propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski dhe që pritet të zgjedhet sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se këtë qeveri e ka përgatitur Zaevi, pasi janë të njëjtët ministra që rrënuan ekonominë dhe shtuan krimin. “Legjitimiteti i Qeverisë së Kovaçevskit që në fillim është i humbur. Piuni Kovaçevski është instaluar nga ana e mentorit të tij, Zoran Zaev. Ai ishte vendosur edhe në parti si ushtar i Zaevit, i rrethuar me kuadro të vjetra dhe të shpenzuara, kurse shohim se ka qenë i imponuar edhe në Qeveri. Zaev e negocioi, Zaev e…
Nënkryetari i BDI-së dhe deputeti i kësaj partie Izet Mexhiti, nuk shpalos vendimin e tij, nëse do të votojë apo jo Qeverinë e re të Kovaçevskit, shkruan gazeta LAJM. “Do të shohim”, është përgjigja e tij kur pyetet si do të votojë për Qeverinë e re. “Qendrimi im për ministrat e BDI-së mbetet i njejtë. Ka akoma mosmarrëveshje por do t’i diskutojmë brenda partisë për të bërë një BDI më të fortë”, u shpreh Mexhiti. https://www.youtube.com/watch?v=mWHPnjmDYeo
Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë para pak minutash. Dridhjet me shkallë Rihteri 4.8 ndihen edhe në Kosovë. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

