Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot priti në takim ambasadoren amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes. “Nder i veçantë të prisja në takim ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, znj. Kate Marie Byrns. Mandati i ri, projektet e së ardhmes në nivel lokal dhe situata aktuale politike në vend, ishin tema të trajtuara gjatë takimit. Ky takim u shfrytëzua për të biseduar edhe për çështje tjera që i tangojnë të dyja palët. E falënderova ambasadoren për investimet e përbashkëta që kemi bërë me SHBA-të dhe ndihma nga ana e tyre për komunën e Gostivarit. Së bashku vizituam edhe…
Author: IM
Një operacion ndërkombëtar i inteligjencës mposhti klanin e vëllezërve Osmani, nga Kosova të njohur për transportimi të kokainës nga Amerika Latine nëpër Europë. Mediat italiane raportojnë se një nga figurat kryesore të klanit shqiptar që drejtohej nga vëllezërit Osmani është edhe Artur Shehu, vlonjati që ndërmjetëson me pronat në bregdetin shqiptar. Klani Feliks, është një shoqatë kriminale shumë e lartë e vëllezërve Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani, e cila u mposht me operacionin e inteligjencës “Shqiponja e zezë” në të cilin bashkëpunoi komanda e karabinierëve të Pratos dhe Drejtoria e Hetimit Antimafia e Firences. Operacioni i përbashkët policor përfshiu autoritetet…
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiçit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiç dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz…
Më 15.02.2022, Drejtoresha e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ACAISH ishte në një vizitë në ISHP Entin për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit në Shkup dhe njëkohësisht u dha një certifikatë për akreditimin e fituar me vlefshmëri prej tre vjetësh. Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë përfaqësues të ACAISH -it së bashku me drejtoreshën Dr. Merhal Ismaili, e cila personalisht i dha certifikatën drejtoreshës së Entit Dr. Silvana Filipova.
Ejup Berisha Dje ishte 14 vjetori i pavarsisë së Republikës së Kosovës.Është kjo një ngjarje shumë e rëndësishme e madhe dhe shumë domethënëse për ata njerëz që kanë vetëdije kombëtare dhe gjithashtu për të gjithë ata shqiptar të Kosovës, të rajonit dhe të botës të cilët kanë kontribuar për këtë ngjarje shumë të madhe dhe shekullore që të ndodh dhe e cila ishte kurorzim i përpjekjeve sakrificave dhe kontributit të madh e të pakursyer të qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve për ta krijuar shtetin e ri këtë të Kosovës. Unë pra dje bashk me vëllaun tim Muharrem Faikun…
Prangat në duart e Bashkim Osmanit janë vënë nga policët kroatë, me kërkesë të policisë dhe gjyqësorit spanjoll. “Më shumë se 30 vjet që merrem me afarizëm legal, kam një shtëpi në Palma de Mallorca, prej nga erdha të shtunën, më 12 shkurt, nëpërmjet Londrës dhe Italisë për në Kroaci, dhe kisha një biletë të rezervuar për t’u kthyer të dielën, më 20 shkurt. Nuk e kam problem, të më dorëzojnë në duart e autoriteteve spanjolle, nuk kam lidhje me atë për çfarë më ngarkojnë”. Kështu, siç merr vesh gazeta kroate Jutarnji.hr, ka deklaruar Bashkim Osmani (56), i cili është…
Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane ka vënë në pranga Qazim Osmanin dhe vëllezërit e tij. Siç u raportua nga mediat belge fillimisht, vëllezërit Osmani u kapën në Kroaci. Në operacionin e Eurpolit për kapjen e tyre morën pjesë 600 policë dhe operacioni u shtri në 7 vende evropiane. Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca ndaj Bashkim Osmanit, drejtuesi…
Pas më shumë se 30 muaj hetimesh, dhe shtatë muaj procesi gjyqësor, në Hamburg përfundoi gjykimi i vëllezërve Osmani, të akuzuar mashtrime në vlerë deri në 27 milionë euro. Procesi kundër dy vëllezërve Osmani në Hamburg. Në foto Burim Osmani Vendimi i gjykatës së Hamburgut për dy vëllezërit nga Kosova, Burim dhe Bashkim Osmanit ishte befasues: Lirim me kaucion dhe detyrim i paraqitjeve të rregullta. Burim Osmani duhet të paguajë një kaucion prej një milion, ndërsa vëllai i tij Bashkimi 900.000 eurosh. Të dy vëllezërit duhet t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe të lajmërohen në polici çdo të…
Në Kosovë, vëllezërit Osmani njihen si miliarderë të famshëm. Prej vitesh jetojnë në Gjermani, ku kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane. Paratë raportohet se i kanë investuar në ndërtim, shitblerje pronash, lojëra fati. Por orët e fundit, në mediat europiane, vëllezërit Osmani po përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Europë. Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende europiane, të organizuar nga…
Hoxhë Hasan Baftjari sot në Xhaminë ” Ebu Hanife”, në Troisdorf të Gjermanisë, ka mbajtur një ligjeratë para xhematit dedikuar 14 vjetorit të Republikës së Kosovës. Tema e ligjeratës është : “Kronologji e ngjarjeve historike deri në pavarësinë e Kosovës”. Krahas plisit të bardhë në kokë që ka mbajtur hoxha në nderim të kësaj dite të shënuar, në foltore duken Flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës. VIDEO: https://fb.watch/bewyYX_sNr/
Drejtori i MEPSO nga radhët e Alternativës, Orhan Murtezani ditën e sotmë ka inaguruar vendosjen e gurthemelit të larpërçuesit 400kv Manastir – Elbasan, me të cilin në këtë mënyrë do lidhen dy repuplikat ajo e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, shkruan Infoshqip. Me këtë rast rrumbullakohet lidhja elektroenergjetike me të gjithë vendet fqinje. Vlera e Marrëveshjes për ndërtimin e lartgpërçuesit është 17.2 milion euro, grant nga ËBIF dhe hua nga BERZH./InfoShqip.com
Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë reaguar pas informacioneve të shumta të publikuara në lidhje me dërgimin e diplomatëve në Misionet Diplomatiko-Konsullore. Nga MPJ njoftojnë se aktualisht konsull i përgjithshëm në Nju Jork është Jordan Panev, për të cilin nuk planifikohet zëvendësim i parakohshëm. “Duke qenë se bëhet fjalë për informacion konfidencial, ju njoftojmë se aktualisht Republika e Maqedonisë së Veriut ka konsull të përgjithshëm në Nju Jork, Jordan Panevin, i cili është diplomat karriere dhe është zgjedhur në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore. Ai aktualisht është në mes të mandatit të tij dhe nuk është planifikuar një…

