Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri konsideron se braktisja e koalicionit opozitar shqiptar nga ana e “Alternativës” vetëm se ia ka zgjatur jetën Qeverisë dhe BDI-së, shkruan gazeta LAJM. Sa i përket, zbardhjes së rasteve të montuara si një nga kërkesat e “Alternativës” për tu bërë pjesë e Qeverisë, Aziri, tha se deri tani në këtë drejtim nuk është bërë asgjë. “Ne jetojmë në botën reale dhe veprimet e caktuara do të duhet të prodhonin ndonjë efekt, pra nuk jetojmë në botën imagjinare. Realisht edhe interesat nuk janë mistike, por janë reale. Deri tani ajo që shohin është…
Author: IM
Aleanca për Shqiptarët ka potencial më të mirë kuadrosh se BDI-ja, ka thënë ai për të përjavshmen Focus, duke theksuar se epërsia financiare e BDI-së i ka mundësuar të bëhen të paprekshme. Konflikti ushtarak në vitin 2001 ishte në njëfarë mënyre udhëkryq në skenën politike shqiptare në Maqedoni, thotë gazetari dhe analisti Semi Mehmeti, i cili për të përjavshmen Focus analizon fenomenin BDI, e cila ka 20 vjet që fiton, ndërsa disa nga rivalët e saj zhduken nga skena politike. — Figura drejtuese e PPD-së me potencial intelek-tual të respektuar donin të rreshtoheshin pas Ali Ahmetit dhe ta ndihmonin që…
Një rrjedhje masive të dhënash nga një prej bankave private më të mëdha në botë, Credit Suisse ka nxjerrë në pah pasurinë e fshehur të klientëve të saj të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda. Bëhet fjalë për detajet e llogarive të 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën të cilët zotërojnë në këtë bankë më shumë se 100 miliardë franga zvicerane (ose 80 miliardë £) të mbajtura të fshehura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës. Nuk mungojnë edhe llogaritë nga Shqipëria. Nëse sheh me…
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqipëtarët, Arben Taravari sot ka kritikuar sistemin e arsimit në vend. Ai përmes një shkrimi në rrejtet sociale thotë se diplomat po blihen me para. “Kam gati një bindje, që sa më i thellë të jetë problemi, aq më e thellë është injoranca! Po “injoranca” në Maqedoni kushton, PO! Këtu nuk ka asnjë lloj cinizmi! INJORANCA NË MAQEDONI BLIHET ME PARA!!! Po, ajo të vjen në një letër me 7 vula e 7 nënshkrime, në një letër me trajta epike, në një letër e gjitha ligjore që quhet DIPLOMË! Kjo Diplomë mban brenda një…
Lindita Halimi, këngëtarja e mirënjohur në trevat shqiptare dhe jashtë saj vjen sërish në skenë me videon e saj me skena të nxehta dhe këngën #GMFU, transmeton InfoShqip. Lindita Halimi është këngëtare shumë e njohur. Vajza simpatike nga Vitia, Lindita Halimi u ngjit në skenë, e pushtoi atë dhe hyri fuqishëm në mesin e këngëtareve me një ego të fortë, qëllim dhe ambicie të mëdha. Lindita shquhet për zërin e saj potent fituese e gjashtë cmimeve të rëndësishme në botën muzikore, ajo kësaj here me këngën e fundit #GMFU të shkruar nga vet ajo si dhe Angel Delrae, produksion FatBoi…
Pikërisht në mesditë para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale do të prezantohet Projektligji për ndryshimin e pagës minimale. Siç është premtuar në sqarimin e projektzgjidhjes ligjore, shkruhet: “Neni 4 përcakton lartësinë e pagës minimale në bruto për muajin mars 2022, duke përfshirë pagesën e pagës për shkurt 2023 të jetë 26.422 denarë dhe kjo shumë do të jetë bazë për rregullimin e pagës minimale në mars 2023. Në shumën neto, kjo do të thotë se paga minimale do të jetë 18.000 denarë dhe do të jetë e vlefshme për një vit. Propozim-zgjidhja ligjore tregon se për…
Gjatë dy viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i maqedonasve që janë pajisur me shtetësi bullgare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë në Sofje, mbi 16.700 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi bullgare, raporton BGNES. Nga viti 2013 deri në vitin 2019, numri i maqedonasve që kanë marrë nënshtetësinë bullgare varionte nga pothuajse 1900 deri në 6200 në vit. Të dhënat e Ministrisë bullgare të Drejtësisë tregojnë se në totalin e shtetësive të miratuara bullgare, më dominuese janë ato për shtetasit e Maqedonisë. Trendi i marrjes së dokumenteve bullgare nuk ndalet, gati 3500 maqedonas kanë dosje…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme vërtetuan se ish-ministri Venko Filipçe do të ketë sigurim personal edhe pse nuk është ministër në qeverinë aktuale. Në deklaratë për “Fokus”, nga MPB sqarojmë se qeveritarët mund të kenë sigurim edhe pas përfundimit të funksionit sipas vlerësimit të sigurisë. “Sigurimi i personaliteteve është e rregulluar me ligj, ndërsa llojet dhe aktivitetet si dhe niveli i sigurimit është në kuadër të MPB-së”, sqarojnë nga policia. Filipçe theksoi se nuk është kërcënuar me jetë, por vërtetoi se do të ketë sigurim. “Nuk është e vërtetë se kam pasur kërcënime me jetë. Sigurimi është propozuar sipas…
“Grupi i 4-të i punës mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, gjatë ditës së djeshme mbajti takimin e dytë të punës. Me përmbushjen e propozim ideve dhe projekteve konkrrete u përmbyll faza parapërfundimtare deri në nënshkrimin e memorandumeve. Sfera e kulturës, arsimit, turizmit aktiviteteve rinore dhe sportive do jenë në fokus të angazhimit të përbashkët me çka do kontribohet në promovimin e vlerave të mirëfillta bashkëkohore. Mbetemi të përkushtuar dhe konfirmojmë se vetëm duke bashkëpunuar e rrugëtuar së bashku plotësojmë mozaikun e bukur të bashkëjetesës dhe jetësojmë ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane” – shkruan Daim Luçi zëvendës ministër…
“Përshendetje të nderuar, unë jam faleminderues për besimin e dhënë. Këtë përgjegjsi do të mundohem ta arsyetojë me ndershmeri dhe punë,andaj perveq takimeve zyrtare qe agjencioni ynë I realizon, unë mundohem që në kohën e lirë të ndaj me ju nga një informacion I cili shpresoj që do tju sherbejë në të ardhmen. Rriteni biznesin tuaj Invest North Macedonia është e përkushtuar të ndihmojë kompanitë RMV-së të rrisin eksportet e tyre dhe të rrisin biznesin e tyre në tregjet ndërkombëtare. Departamenti i Nxitjes së Eksportit ndihmon kompanitë të gjenerojnë kontakte të zhvillimit të biznesit: panaire, misione tregtare dhe takime B2B.…
Antonio Milloshoski në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se në BE, vitet e fundit ka rënë, interesimi për procesin e zgjerimit. “Këtë e tregoi edhe metodologjia e re, ku vendi kandidat mund të kthehet në fillim. Sipas deklaratave të politikanëve atje, tregojnë se Bullgaria e luan rolin që disa vend më me ndikim të BE-së, nuk dëshirojnë ta luajnë”, tha Milloshoski, në emisionin debativ në TV SHENJA. Milloshoski tha se është shumë vështirë të ketë arbitrim për diçka që ka ndodhur 200-300 vite më parë, pra për çështje historike. Ajo që shqetëson sipas tij është se përse qeveria nuk…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, para fillimit të programit zyrtar u takua me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti. Në takimin, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dy kryeministrat shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive dypalësh mes dy vendeve. Kryeministrat theksuan se bashkëpunimi arrihet me nxitjen e miqësisë dhe afërsisë mes dy vendeve dhe me fokus të arritjes së interesave të qytetarëve në të dyja vendet, që u konfirmua me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive të…

