Author: IM

Produktiviteti më i lartë është baza për krijimin e vlerës më të madhe të shtuar, rritje më të lartë ekonomike, duke siguruar kështu paga më të larta dhe standard më të mirë jetese. Laureati i çmimit Nobel Stiglitz thekson se secili merr pjesën e tij të rezultatit ekonomik sipas asaj se sa kontribuon në atë drejtim. Teoria ekonomike gjithashtu thotë se rritja e të ardhurave, pa rritje të rezultatit ekonomik, ndikon në zhvlerësimin e parasë – sipas logjikës së tregut “më shumë para – më pak mallra dhe shërbime”. Sipas Bankës Botërore, në periudhën 1993-1996 dhe 2001-2008 kishte rritje të…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës treditore në Turqi bashkë me kryeteren e qytetit të Shkupit, zonjën Danella Arsovska dhe me zotri Husrev Emin kryetar i MATUSITEB-it (Lidhja e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni) realizuam takim të frytshëm me kryetarin e qyetit të Konjës, z.Ugur Ibrahim Altaj, me të cilin u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi. Në këtë drejtim, Brigadës Zjarrfikëse të qytetit të Shkupit do t’i dhurohet një automjet zjarrfikës, si vulë për fillimin e këtij bashkëpunimi. Kontribut të rëndësishëm nga ky bashkëpunim bilateral do të ketë edhe Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale, përmes shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve logjistike dhe…

Lexo më Shumë

Përmes përmirësimit të strukturës së ekonomisë, përkatësisht rritjes së konkurrencës, inovacionit, përshtatshmërisë së tregut të punës, do të kontribuohet në përmirësimin e potencialit ekonomik dhe rezistencës së ekonomisë. Prandaj, zbatimi i reformave strukturore nuk duhet të ndalet si pasojë e ballafaqimit me krizën, por duhet të zhvillohet paralelisht, me qëllim që në periudhë afatmesme të krijohet ekonomi që do të ofrojë performancë më të mirë. “Zbatimi i reformave strukturore, investimi në kapitalin njerëzor, inovacioni financiar dhe investimet”, është shtylla e katërt për diskutim në Forumin ekonomik dhe financiar, Shkup – SEFF, i cili mbahet në datë 30 dhe 31 maj,…

Lexo më Shumë

Ahmed Kokica, 70 vjeç, doli nga puna dy javë më parë duke u kthyer në shtëpi dhe u përplas nga një makinë në një kryqëzim në lagjen fushë Tophane të Shkupit. Sipas familjarëve, të intervistuar nga gazetari i Alsat, personat që ndodheshin në makinë, në vend që ta ndihmonin dhe ta çonin në spital, e grabitën të moshuarin dhe e lanë në rrugë pa krye. Ai ra në koma dhe vdiq disa ditë më vonë. Ahmedi punoi në një restorant deri në orën 22:00 dhe shkoi në shtëpi, por nuk u kthye më natën e 12 majit. Të afërmit nuk…

Lexo më Shumë

Fatkeqësitë natyrore që lidhen me ndryshimet klimatike zvogëlojnë rritjen mesatarisht prej 0.4 pikë përqindjeje, ndërsa në ekonomitë më pak të zhvilluara deri në 0.7 pikë përqindjeje, sipas llogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vlerësimet janë se në periudhën në vijim efekti negativ do të jetë edhe më i madh, sidomos në ekonomitë më pak të zhvilluara, gjë që tregon se është veçanërisht e rëndësishme që të merren parasysh ndryshimet klimatike gjatë krijimit të politikave të ardhshme ekonomike. “Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura” është një nga shtyllat mbi të cilat do të bazohet diskutimi në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar,…

Lexo më Shumë

Transmetimi nga personi në person është shumë i ulët, sidomos përmes organeve të frymëmarrjes tregon Danillovski. Sëmundja përcillet nga kontakti lëkur me lëkurë, çarçafi i të infektuarit ose nga ndonjë kafshë e infektuar. Lia e majmunit nuk është sëmundje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale, por një numër i madh i burrave e kanë marrë infeksionin përmes marrëdhënieve seksuale. “Shumica e të gjithë të sëmurëve, diku rreth 160 në numër, në 16 shtete, në tre kontinente janë persona që bien në kategorinë e burrave që kanë seks me burra. Do pyes dikush përse, qenka sëmundje seksualisht e transmetueshme. Nuk është ashtu.…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk, ka deklaruar se do të jetë e vështirë t’u shpjegohet gjeneratave të ardhshme që Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut, po lejoi ecjen përpara të Shqipërisë në integrimet euro-atlantike. Kyçyk deklaroi se nëse Bullgaria nuk jep dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit. “Si do të sqarojmë se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa ato që siç tha i quajmë vëllezër, u pamundësojmë për të qenë pjesë e BE-së”, deklaroi Kyçyk.

Lexo më Shumë

Afaristi kosovar Shkëlqim Devolli është takuar sot me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida të SHBA-së. Aksionari i Devolli Corporation e ka falënderuar ish-Presidentin amerikan për angazhimin e tij rreth Kosovës, duke ia shprehur mirënjohjen e thellë për qëndrimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbajtur historikisht karshi çështjes shqiptare në përgjithësi. Devolli i ka treguar ish-njeriut të parë të Shtëpisë së Bardhë edhe për depërtimin e suksesshëm të produkteve të korporatës Devolli Corporation në tregun amerikan, gjë që ka shumëfishuar eksportin kosovar drejt SHBA-së brenda dy vjetëve të fundit. Veçanërisht është folur edhe për produktet e Comodita-s,…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Arsovska, gjatë vizitës së saj në Republikën e Turqisë, u takua me kryetarin e Qytetit Konja, z. Ugur Ibrahim Altaj, i cili është edhe kryetar i Unionit Botëror të Komunave Turke. Në kuadër të takimit të punës, kryetarët nënshkruan memorandum të rëndësishëm për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Konjas. – Sot nenshkruam marreveshje te rendesishme per bashkepunim, shprehim falenderimin tone Kryetarit te Konjas. z. Ugur Ibrahim Altaj, per mikpritjen dhe nisjen e nje kapitulli te ri miqesisë dhe bashkepunimit. Kjo marrëveshje nënkupton mbështetje të ndërsjellë dhe realizim të bashkëpunimit në fushën e…

Lexo më Shumë

Statistikat e Fondit për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut tregojnë se barnat që ndikojnë në sistemin qendror nervor, bëjnë pjesë në treshen e barnave më të përdorura nga ana e qytetarëve të vendit, krahas atyre që përdoren për traktin digjestiv dhe për sëmundje të zemrës. Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 2 milionë e 400 mijë receta për sëmundje që kanë të bëjnë me shqetësimet e shëndetit mendor, përkatësisht barna për të trajtuar çrregullime të panikut dhe ankthit. Ky numër është më i madh se numri i përgjithshëm i banorëve të këtij vendi. Mjekët thonë se këto…

Lexo më Shumë

Të shkatërruara dhe me gropa, e diku edhe të arnuara. Kështu duken rrugët të cilët të shpien në një nga vendet më të frekuentuar nga turistët në Kanionin e Matkës, vetëm 15 km larg qendrës së Shkupit. “Edhe pse ka filluar sezoni turistik në Kanionin e Matkës ende disa pjesë të rrugës po vazhdojnë të mbesin të pa rregulluara”, raporton Remzije Bilalli, gazetare e TV21. Edhe qytetarët që takuam aty thonë është turp që ky vend kaq i bukur të lihet pas dore. “Rruga duhet të ndërtohet dhe jo tani por duhej para shumë vitesh. Kjo tani është katastrofë nuk…

Lexo më Shumë