Më poshtë e gjeni demantin e Aleancës për Shqiptarët: Shkrimi i publikuar nga Alsat më 18 nëntor, me titull “Taravari dhe Kovaçevski mysafirë të Ahmetit në Zajaz” nuk përmban asnjë të vërtetë rreth fatkeve në të cilat thirret. Z.Taravari pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ka udhëtuar menjëherë drejt Pollogut për takime në Gostivar, Tetovë dhe Tearcë deri në orët e vona të natës dhe, rrjedhimisht, nuk ka mundur të jetë në Zajaz në të njëjtën kohë. Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse e palëkundur e mediave të lira. Megjithatë, në këto kohë të trazuara për…
Author: IM
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kreu në detyrë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari kanë qenë sot mysafir në Zajas, për të diskutuar ndarjen e kulaçit qeveritar. ALSAT mëson se pas takimit të zhvilluar gjatë mesditës, Kovaçevski dhe Taravari kanë biseduar me kreun e BDI-së formulën e përfolur tashmë në opinion për bërjen e hapësirës në Qeveri për partnerin e ri, me qëllim të forcimit të koalicionit qeverisës dhe hapjen së shpejti të mundësive për ndryshimet kushtetuese. Ashtu sikurse ka raportuar gjatë këtyre ditëve, por edhe sot, rreth resorëve të mundshëm për Aleancën, mëson së fundi se partnerët aktual i mbeten…
Një person është arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Tetovës gjatë ditës së sotme, pasi në shtëpinë e tij, gjatë bastisjes është zbuluar një minilaborator për përgatitje të kokainës. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftuan sot se personi i arrestuar do të nxirret para gjykatësit për procedurë paraprake për t’ia shqiptuar masën adekuate, përcjell Klan Maqedoni. “Policët nga SPB Tetovë sot (18 nëntor) me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht kanë bastisur shtëpinë e 47-vjeçarit Xh.N. në Sllatinë të Tetovës. Gjatë kontrollit është gjet kokainë dhe një mini laborator ku përgatitej për shitje kokaina, u gjetën tre…
Sot, kryetari Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki – Shaini, u takuan me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Sh.S. znj. Anke Holstein. Duke diskutuar për zhvillimet politike në vend, Kryetari Gashi e ka informuar Ambasadoren Holstein me qëndrimin e Alternativës përkitazi me procesin integrues dhe ndryshimet e mundshme kushtetuese. Me këtë rast është diskutuar edhe propozim-ndryshimi i Alternativës që lufta kundër korrupsionit të sanksionohet në kushtetutë, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen. Ambasadorja e ka përshëndetur angazhimin e Alternativës dhe i ka inkurajuar mysafirët e saj në procesin eurointegrues të…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Angela Ageler, kritikon ashpër zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ageler shpreh pakënaqësinë e hapur për mënyrën sesi Islam Abazi u vu në krye të Prokurorisë, e cila duhet të udhëheqë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Ne, Ambasada e SHBA-së sigurisht që i shohim rezultatet të habitshme, veçanërisht pasi kemi shpenzuar miliona dollarë gjatë viteve të fundit për trajnimin e prokurorëve dhe të tjerëve në sistemin e drejtësisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një sektor të pavarur të drejtësisë…
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Feriz Hyseni nga fshati Kaqandoll i Mitrovicës. I ndjeri ka qenë prej ushtarëve të parë në Zonën Operative të Shalës, transmeton Klan Kosova. Varrimi i i tij pritet të bëhet sot nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqanoll. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tre persona nga fshatrat e Tetovës, pasi gjatë kontrollit pjesëtarët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë. “Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë”. “Të tre personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do…
Kriza politike në Malin e Zi, mijëra qytetarë protestojnë Para selisë së parlamentit në Podgoricë, të enjten mbrëma u zhvillua protesta e radhës, ku me mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, kërkuan tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, miratimin e marrëveshjes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Duke iu drejtua qytetarëve, profesoresha dhe aktivistja Jasmina Nikçeviq, e cila është edhe bashkëorganizatore e këtyre protestave, vuri në dukje rëndësinë e këtyre protestave për mbrojtjen e shtetit të Malit të Zi. “Tubimi i sotëm, si dhe tubimet…
Në një aksident të rëndë ka ndodhur sot në Shkup ku një veturë ka goditur dy çiklistë, me ç’rast ka hunbur jetën çiklisti Arbër Shaqiri. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i çiklistëve. “Me keqardhje ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist nga Shkupi, në unazën në Shkup (Radishani) drejtimin nga Tetova. Në aksidentin ka humbur jetë shoku ynë dhe njëkohësisht anëtari i klubit Phoenix Cycling Team, Arbër Shaqiri”, thuhet në njoftimin e klubit Phoenix Cycling Team.
PANAIRI I LIBRIT “TIRANA 2022” Këtë vit “Logos-A” vjen më një numër të konsiderueshëm titujsh të cilët jemi të bindur që paraqesin prurje të re në duart e lexuesit. Në kuadër të bibliotekës Lexo e cila sjell libra nga fusha e shkencave sociale, “Logos-A” prezanton veprën “Filozofia e Arsimit” të autores amerikane Nel Noddings, ndërsa këtu nuk mungon as libri i antropologut slloven Mitja Velikonja me titull, “Grafitet Politike Post-Socialiste në Ballkan dhe Europën Qendrore” si dhe libri mjaft sfidues, “A mund të eliminohet LUFTA?” nga autori Cristopher Coker. Titujt në bibliotekën Lexo pasurohen me veprën e Edward Saidit “Kultura…
Sejdi Demiri Në prag të shënimit të festës „22 Nëntori – Dita e Alfabetit“ dhe në vazhdën e debateve rreth hapjes së Kushtetutës, në plan të parë për arsyeshmërin e futjes së Bullgarëve në Kushetutën e RMV-së, lindi edhe për të satën herë aktualiteti i çështjes së heqjes së termeve numerike lidhur me gjuhën shqipe. Këtu duhet përmendur dy momente të rëndësishme, sa i përket Ditës së Alfabetit dhe Kushtetutës së RMV. Momenti i parë: Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur konferenca akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe, pasi që…
Aleanca për Shqiptarët po përballet me kërkesa të shtuara për tu bë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Kërkesat vijnë si nga Tirana zyrtare, poashtu edhr nga faktori ndërkombëtar me qëllim të stabilizimit të shumicës parlamentare me tetë deputetët e Aleancës. Merret vesh se kjo ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e Taravarit me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (u.d.) Arben Taravari, i shoqëruar nga Isen Shabani – kryetar i Komunës së Vrapçishtit dhe Ilire Dauti, deputete në kuvendin e RMV-së, vizituan para disa kohësh Tiranën, ku u pritën…

