“Pushteti nuk mbron shqiptarët e sulmuar në Shkup, por tensionon situatën me shpifje Protesta është e drejtë demokratike, por jo edhe dhuna, vandalizmi dhe gjuha e urrejtjes. Për dy ditë radhazi shqiptarët e Shkupit janë të pambrojtur nga shteti dhe nga policia. Huliganët nga protestat e fundit dje dhe sot kanë sulmuar pronat e shqiptarëve dhe qytetarët në Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skenderbeu. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen të përmbajtur dhe të kujdesshëm e mos të bien në provokime e skenare të errëta. Ju bëjmë thirrje partive në pushtet, bartësve të institucioneve, të mos e ngarkojnë situatën…
Author: IM
Qyteti i Shkupit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e ushtruesit të drejtorit të Higjienës komunale, raporton KlanMacedonia. Shkarkimi i Enuzit ndërlidhet me incidentin e sotshme tek sheshi Skënderbeu në protestën kundër propozimit francez. “Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimt të tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit. Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai…
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në TV21 Ziadin Selën e ka quajtur si kriminel. Për më tepër ndiqeni videon e plotë:
Kryetari i Alterativa, Afrim Gashi ka uruar 4 Korrikun i ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “4 Korriku i ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë nuk është festë kombëtare vetëm e SHBA-së, por edhe e shqiptarëve si kombi si më proamerikan në botë. Në këtë ditë të madhe festive, kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë prijatarët e demokracisë, promovuesit e paqes dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Si popull që në kapërcyell të shekujve më shumë se gjithkush e ka ndjerë virtytin amerikan të mbrojtjes së popujve të shtypur,…
Nga VMRO-Partia Popullore sot sërish janë deklaruar se mbështesin propozimin e ri francez. Nga kjo parti thonë se në këtë propozim është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas. “Siç pamë në reagimet e djeshme, më së shumti manipulohet me vendin e gjuhës maqeodnase në rrugën tonë të ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Nëse diçka është kristalisht e qartë në këtë marrëvehsje, ajo është se gjuha maqedonase është kristalisht pastër e definuar dhe kjo do të jetë gjuha, me të cilën më tej Maqedonia do të komunikojë dhe arrijë marrëveshje me tërë botën”, thonë nga VMRO-Partia Popullore.
Grupacioni BALFIN zhvilloi takimin e tij vjetor të menaxhmentit ekzekutiv në Vjenë, Austri, ku morën pjesë Presidenti Samir Mane, drejtor ekzekutiv, zëvendës presidentët dhe drejtorët ekzekutiv të të gjitha kompanive që janë pjesë e grupacionit, si dhe Menaxherët e sektorëve të grupacionit. Ky takim vjetor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për menaxhmentin strategjik të BALFIN. Axhenda e takimit përfshinte tema të ndryshme interaktive që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e grupacionit BALFIN. Takimin e hapi Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e grupacionit, e cila iu referua arritjeve në vitin 2021. Më pas nënkryetarët folën për risitë në secilin sektor dhe…
Shkruan: Ejmen ISMAILI Zygmund Baumen, në ‘Modernity and Ambivalence’, duke kujtuar presionin gjerman ndaj çifutëve, në pjesën hyrëse së temës ‘Turpi’ thoshte kështu: Presioni asimilues i shoqërisë gjermane, e cila konsideronte harmoninë kulturore të tij si një kusht për emancipimin shoqëror dhe politik, u shfaqë në mendjet e pakicës që u synua, si një sfidë ndaj mendjengjushtësisë komunitare dhe veçantisë së universalitetit të mbajtur nga ta. Reagimi tipik i një pakice që vuante nën presionin e asimilimit serioz (e ka fjalën për çifutët) ishte një rivlerësim i traditave të tyre kulturore në një mënyrë krejtësisht negative. Vetëm në këtë situatë,…
Shefi i shteti, Stevo Pendarovski, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-a në Madrid, u shpreh se e mbështet popullin ukrainas dhe lirinë e tyre. Presidenti Pendarovski bëri me dije se sot do ta miratojnë Konceptin e ri Strategjik, i cili u sinkronizua plotësisht dje nga të gjithë aleatët dhe natyrisht. “Mendoj që kjo është koha e duhur për të treguar se ekziston solidaritet dhe kohezion i shtuar në kuadër të Aleancës dhe se plotësisht do ta mbështesim popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të tyre, lirisë, në thelb duke luftuar vlerat demokratike dhe lirinë për të gjithë…
Një shtetas i Kroacisë në Pozegë ka hequr flamurin e Serbisë, i cili ishte vendosur aty bashkë me flamujt e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në festivalin e filmit. Me rastin e festivalit një minutësh të filmit, i cili është edhe festivali më i vjetër ndërkombëtar i filmit i themeluar në Kroaci, me pjesëmarrjen e kineastëve nga vende të botës, në qendër të Pozegës u vendosën flamujt e vendeve pjesëmarrëse në festival, duke përfshirë edhe flamurin e Serbisë, por atë e hoqën./Almakos VIDEO KLIKO KËTU.
Ejup Berisha Më parë Kuvendin e RMV së si organin më të lartë ligjvënës dhe kontrollues e pata emruar si Aminvendi dhe dikush do të pyet se pse aminvendi sepse ky institucion më i lartë shtetëror në vend që të pengon miratimin e ligjeve dhe akteve tjera nënligjore të dëmshme dhe të pafavorshme për qytetarët ai vetëmse po i pranon apo po i aminon të njëjtat. Por nga dita e djeshme kur ndodhi incidenti mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit kuvendorë për qështje europjane që është deputet shqiptarë nga radhët e pushtetit këtë institucion më të lartë shtetëror…
BDI ka komentuar incidentin në Kuvedin e RMV-së. Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së bashku me deputetët e Aleancës për Shqiptarët. Gjithmonë kur temë e diskutimit dhe në rend dite në Kuvend është vendosja e drejtësisë në vend, VMRO DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët provokojnë dhunë verbale dhe fizike me qëllim që të mbrojnë krimin dhe gjithnjë shfaqen kundër funksionimit të mirëfilltë të sistemit gjyqësor. Sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane edhe njëherë u dëshmua se VMRO DPMNE…
Ky vit duket se nuk është mjaft favorizues për restorantet në Sarandë. Me rritjen e çmimeve ka rënë dhe frekuentimi i tyre nga pushues vendas të cilët për shkak të çmimeve të larta zgjedhin të konsumojnë vaktet e tyre në shtëpi. Një rritje të tillë të çmimeve duket se e kanë ndjerë dhe turistët e huaj që pavarësisht se janë të kënaqur me gatimet shqiptare, disa prej tyre zgjedhin të marrin diçka me vete në plazh. Të tillë janë dhe turistët spanjollë që këtë vit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore, mirëpo duket se nuk janë dakord…

