Author: IM

Belkis Latifi Muajve të fundit po shohim zhvillime në skenën politike, sa interesante, po aq komplekse! Vmro, me propagandën mediatike dhe politikat ditore; nga njëra e mohon qëndrimin e saj anti qarqeve europiane, kurse nga ana tjetër nuk shpreh gatishmëri për votimin e ndryshimeve kushtetuese (edhepse, disa nga deputetët e saj gjinden mes dy zjarreve, me gjakftohtësi, pro orientinit europian të RMV-së, dhe nga ana tjetër përballë presionit nga kryetari i saj, trupit votues me mendësi nacionaliste etj.) Duke shfrytëzuar situatën me krizën ekonomike, energjetike etj., dhe thirrjen permanente për zgjedhje të parakohshme, tenton të mbajë gjallë elektoratin dhe trupin…

Lexo më Shumë

Sëmundjet mund të parandalohen dhe të shërohen më lehtë nëse diagnostikohen me kohë. Vetëdijësimi për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore luan rolin kryesor në këtë proces për të cilin VFV Clinic realizoi një aktivitet me qytetarët. “Kuleta e humbur” ishte loja nëpërmjet të cilës klinika shpërndau disa kuponë me vlerë prej 3000 denarëve për cilën do kontrollë që qytetarët do ta zgjedhin vetë. “Në këto kuleta nuk ka as para, as dokumente, e as nuk i takon ndonjë personi por, ka diçka shumë të vlefshme për njerëzit që do t’i gjejnë” thuhet në videon e klinikës private duke iu…

Lexo më Shumë

Universiteti i vetëm publik shqiptar në kryeqytet Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup shumë herë është kritikuar dhe akuzuar për lidhjet me partinë shqiptare në pushtet BDI si dhe punësimet e shumta në këtë univerzitet që bëhen pikërisht nga kjo e fundit, shkruan InfoShqip. E sipas disa pamjeve që kanë arritur në adresën e portalit tonë shihet se si në press konferencën e mbajtur ditën e djeshme në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, shihet edhe kryetari i parlamentit studentor të UNT-së, Abdulselam Kamberi i cili shihet që është i pranishëm në press konferencat e partisë në pushtet, por pas…

Lexo më Shumë

Një ditë pasi ka takuar “toptan” në Reçicë të Vogël “Grupin e Zjarrit”, ku janë marrë vesh për paqe deri në zgjedhjen e kryesisë së re, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk ndalet. Ai sot ka qëndruar në komunën e Sarajit, ku në një restorant të njohur është takuar vetëm me kryetarin e komunës Saraj, Blerim Bexhetin. Takimi gjysëm sekret vetëm me njërin nga pjesëtarët e Grupit të Zjarrit, pra me Bexhetin, ka nxitur dyshime në opinion nëse Ahmeti po mundohet të përçajë këtë grup, raporton Almakos. “Koka” e Grubit është qëllimi kryesor i Grupit të Zjarrit, por Ahmeti në…

Lexo më Shumë

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për fazën e dytë të rrugës Shëngjin – Velipojë. Rruga në fjalë ka një rëndësi të veçantë pasi shkurton distancën mes dy bashkive që kanë në fokus turizmin, Shëngjinit dhe Velipojës. Distanca mes tyre që kufizohet në 65 kilometra me këtë ndërhyrje parashikohet të jetë 15 kilometra duke u përshkruar në një kohë udhëtimi 20 minuta. Rruga në total ka pesë lote ku në lotin e parë është pjesa e zonës urbane në Shëngjin. Gjatësia e këtij segmenti është 1.35 kilometra dhe përfshin rrugën ekzistuese përballë Portit të Shëngjinit. Projekti është…

Lexo më Shumë

I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, analisti nga Kosova Xhevdet Pozhari ka folur edhe për marrëdhënien vëllazërore të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. Sipas Pozharit, ajo që e bashkon Ramën dhe Vuçiç është kryeministri Albin Kurti pasi ai simbolizon frymën kundër krimit. Analisti ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, ku Rama me veprimet e tij e ka defaktorizuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare duke e paraqitur si një bllokuese të bashkëpunimeve rajonale me ‘Ballkanin e Hapur’. Pozhari: Ajo që është më e pakuptueshme është se si ju udhëhiqeni nga një…

Lexo më Shumë

SPB-Tetovë njofton se në orët e para pas mesnatës është arrestuar një 35-vjeçar nga Gostivari pasi i një p drejtonte makinën me patentë shoferi të falsifikuar. “Pjesëtarë të policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar, (03-tetor), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, në afërsi të kabinës së pagesës rrugore të Gostivarit, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin R.K. nga Orashja e Tetovës, për shkak të dyshimit se ka patentë shofer të falsifikuar, e cila i është marrë dhe i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se deputeti Kastriot Rexhepi në Kuvend do t’i bashkohet grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim. “1 foto sa 1.000 fjalë. E qartë ishte porosia. Po, do të veproje bashkë me grupin parlamentar të BDI-së”, tha mes tjerash Mexhiti për TV21. TV21 kontaktoi edhe deputetin Kastriot Rexhepi, mirëpo i njëjti tha se do të jetë i qasshëm për mediume pas ditës së enjte. Rexhepi deri tani në Kuvend ka funksionuar si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar për maqedonasit: E rrisim eksportin e energjisë, por çlirohuni nga e kaluara! Bullgaria mund të rrisë eksportin e energjisë në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që angazhohet edhe për më shumë mbështetje për Shkupin nga ana e Bashkimit Evropian. Ky është premtimi i presidentit bullgar Rumen Radev, i cili u bëri thirrje aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut që të mendojnë për të ardhmen e vendit tonë, të çliruar nga e kaluara. Rumen Radev, presidenti i Bullgarisë “Pres që shtetasit në vendin tonë mik të tregojnë mençuri politike dhe të ndërtojnë të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident mes një makine me targa të Shkuoit dhe një makine diplomatike që po drejtohej nga një shtetas ukrainas, si dhe një këmbësori, përcjell TV21. Nga aksidenti ka mebtur i lënduar këmbësori 63-vjeçar nga Shhkupi. “Më datë 01.10.2022, në ora 15:00 është raportuar se në Shkup, në parkingun përballë marketit në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të pasagjerëve “BMW” me targa diplomatike, që po drejtohej nga I.I.(50 ) nga Ukraina, dhe automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit,…

Lexo më Shumë