Një ditë pasi ka takuar “toptan” në Reçicë të Vogël “Grupin e Zjarrit”, ku janë marrë vesh për paqe deri në zgjedhjen e kryesisë së re, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk ndalet.
Ai sot ka qëndruar në komunën e Sarajit, ku në një restorant të njohur është takuar vetëm me kryetarin e komunës Saraj, Blerim Bexhetin.
Takimi gjysëm sekret vetëm me njërin nga pjesëtarët e Grupit të Zjarrit, pra me Bexhetin, ka nxitur dyshime në opinion nëse Ahmeti po mundohet të përçajë këtë grup, raporton Almakos.
“Koka” e Grubit është qëllimi kryesor i Grupit të Zjarrit, por Ahmeti në disa raste ka treguar se nuk ka ndermend të heqë dorë nga zv/kryeministri i parë.
Izet Mexhiti dhe Musa Xhaferi ende nuk kanë reaguar për këtë takim të Ahmetit pa prezencën e tyre./Almakos



