Author: Emad

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, që sot nuk ishte as jashtë me Sali Berishën dhe as brenda selisë me Lulzim Bashën, i ftuar në studion e “ABC” shprehu trishtim dhe keqardhje të madhe për situatën ku ndodhet partia më e madhe në opozitë. Të dy i cilëson fajtorë, por për Alizotin, Basha duhet të largohet, ndërsa Berisha të kontribuojë për demokratizimin e partisë. “PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Cdo demokrat që e ka parë atë skenë sot, është që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit.…

Lexo më Shumë

ryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për protestën të cilën e quan shfaqje të shëmtuar dhune. Teksa ka publikuar foto të tij nga zyra e shkatërruar Basha thotë se Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. “ Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”- shkruan Basha.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se në protestën e sotme në selinë e PD nuk pati dhunë. Kësisoj ai e konsideroi të panevojshme ndërhyrjen e policisë. “Dua të qëndroj besnik i non violencës sepse dhe komisioni i rithemelimit i beson non violencës. Tani kemi një çift një çift i zi për jetën e shqiptarëve. Çudia Rama-Basha, diversiteti i veprimeve tona s’do njohë kufi në të ardhmen. Hedh poshtë që ka pasur dhunë. Ka medie të huaja janë të lidhura me Ramën. Washington post dhe rojters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur me Ramën. Deklaratën e ambasadës se kam lexuar, dua…

Lexo më Shumë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut thonë se pavarësisht se grupmoshat më të reja më lehtë iu përshtaten kushteve të izolimit dhe kryerjes së obligimeve përmes mjeteve elektronike, kufizimet që ka imponuar koronavirusi ka ndikuar në shëndetin mendor te kjo kategori e popullsisë. “Është shumë e vështirë për një të ri, i cili gjithmonë është mësuar të jetë në lëvizje, në shoqëri, të jetë aktiv në jetën e tij, përnjëherë të detyrohet të izolohet për shkak të pandemisë. Mendoj se mënyra se si janë adaptuar të rinjtë ndaj kufizimeve që imponoi COVID-19 ka ndikuar shumë në rritjen e depresionit në…

Lexo më Shumë

ë Maqedoninë e Veriut po vijojnë debatet se a duhet të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në këtë drejtim më e zëshme është VMRO-DPMNE. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi sot se gjatë këtij viti duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. “Frika në Qeveri është që VMRO-DPMNE do të korrë fitore të madhe në zgjedhje dhe frika tek partnerët e koalicionit është që nuk do të ketë kush ta shantazhojë VMRO-DPMNE-në sepse do të udhëheq me politika që luftojnë krimin dhe korrupsionin”, theksoi Mickoski, duke mos caktuar ndonjë tajming se kur duhet të mbahet zgjedhjet. Nga LSDM…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev për të hënën konvokoi mbledhje të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, kumtojnë nga Presidenca bullgare. Siç thuhet në njoftim, pritet të diskutohet në temën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizimit dhe asocimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”. Kryeministri Kiril Petkov para Kuvendit Popullor të Bullgarisë sot deklaroi se qëndrimi i Bullgarisë për procesin negociues për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar, por do të përmirësohet me punën e pesë grupeve të punës për gjetje të zgjidhjes për çështjet siç janë…

Lexo më Shumë

Të thyera dhe shkatërruara të gjitha objektet tek këndi për fëmijët. Dyer të prishura dhe gjithçka tjetër që përmbante ky kënd në lagjen “22 dhjetori” në Kërçovë. U demolua ende pa e mbushur javën që kur u lëshua në përdorim, ndërsa kryerësit e aktit vandal ende nuk janë identifikuar nga policia. “Këtu ndodhemi në lagjen “22 dhjetori” ky është një park fëmijësh, një javë pasi u ndërtua ai u demolua. Rasti është i paraqitur në polici por ende nuk dihen autorët e këtij vandalizmi, pritet që të zbardhet rasti, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale”. Të dëshpëruar nga kjo…

Lexo më Shumë

Makina e parë turke e prodhimit vendas bëri debutimin publik dje në CES 2022, ekspozita më e madhe në botë e elektronikës së dedikuar për konsum, e cila po mbahet në qytetin amerikan Las Vegas, raporton Anadolu Agency (AA). “Ne e përkufizojmë veten si një kompani teknologjike. Kjo është arsyeja pse ne jemi në CES, vendi ku mblidhemi për inovacionet e fundit teknologjike dhe risitë”, tha në konferencë për media Gürcan Karakaş, drejtor ekzekutiv i Grupit të Iniciatviës së Automobilit të Turqisë (TOGG), konsorciumi që zhvilloi makinën. Karakaş tha se teknologjitë e TOGG-ut, të unifikuara nën platformën “Smart Life”, përfshijnë…

Lexo më Shumë

Organizatat bullgare në Maqedoninë e Veriut kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ata ftojnë autoritetet bullgare të mos lëshojnë pe ndaj Shkupit dhe të mos e heqin veton deri në heqjen e vizave amerikane dhe pranimin e Bullgarisë në Zonën Shengen. “Apelojmë deri tek ju të mos bëni asnjë lëshim në çështjen e barazisë tonë. Kjo nuk mundet dhe nuk duhet të jetë subjekt negociatash dhe garanca nuk duhet të jetë premtim bosh për një të ardhme të pacaktuar. Procedura kushtetuese për regjistrimin e bullgarëve të Maqedonisë duhet të fillojë menjëherë. Bullgarët duhet të përmenden në mënyrë eksplicite dhe të…

Lexo më Shumë

Besimtarët krishterë ortodoksë në mbarë botën sot festojnë Buzmin, e cila kremtohet një ditë para festës së Krishtlindjes. Me këtë rast, besimtarët në Maqedoninë e Veriut tradicionalisht festën e Buzmit e kremtojnë duke u tubuar në tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). Edhe pse ka shumë tradita, rregulli i përgjithshëm është se festa e Buzmit dhe Krishtlindjet janë festë familjare dhe festohen në gjirin familjar. Besimtarët e festojnë këtë festë duke i uruar njëri-tjetrit paqe, lumturi, shëndet dhe prosperitet. Familjet ortodokse në mbrëmjen e kësaj feste mblidhen në darkë dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në gosti. Përgatitet tryezë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit konfirmoi për Alsat se ia hoqi paraburgimin biznesmenit Orce Kamçev. amçev ka dhënë një garanci prej afro 11 milionë euro, të cilat gjykata i ka pranuar në këmbim të masës së sigurimit. Tani Kamçev do të duhet të paraqitet në gjykatë një herë në javë, por nuk do të mund të largohet nga qyteti i Shkupit. Kamçev po gjykohet në rastin Parcelat e Vodnos.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave që akuzohen se janë munduar të kryejnë veprën penale – Vjedhje e rëndë nga neni 236 alinea 1 pika 1 në lidhje me nenin 19 dhe me nenin 22 nga Kodi Penal. Nga Prokuroria thonë se dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme. “Me lopata e hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej…

Lexo më Shumë