Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se në vend të Bjellorusisë nga ku zhvillohen sulmet ndaj vendit të tij, rekomandon Stambollin, Varshavën, Bakun, Bratislavën ose Budapestin për negociatat me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një mesazh me video që postoi, Zelensky bëri vlerësime lidhur me qytetin që do të përcaktohet për negociata me Rusinë. Duke bërë të ditur se Minskun nuk e kanë zgjedhur ata për negociata por Rusia, Zelensky vuri në dukje se 4 ditë më parë nga territori i Bjellorusisë janë hedhur raketa Cruise ndaj Ukrainës dhe se avionët, helikopterët dhe tanket kanë vrarë ukrainasit dhe se…
Author: Emad
Një tërmet me fuqi prej 3.6 shkallë sipas Rihterit këtë pasdite e ka goditur Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve të fundit, lëkundja ka ndodhur në kufirin me Greqinë, në afërsi të Manastirit. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike, tërmeti është regjistruar në thellësi prej 2 kilometra. Epiqendra e tërmetit është 20 kilometra nga Manastiri.
Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Yevhen Moisiuk, u ka bërë një video-apel ushtarëve rusë në gjuhën ruse, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express. “Mendoni pse jeni këtu, për çfarë po luftoni dhe çfarë doni të arrini? Shpresoj se e keni kuptuar se askush nuk ju do këtu dhe nuk ka asnjë arsye që ju të jeni këtu”,tha ai. “Më besoni: kauza jonë është e drejtë dhe ju jeni vetëm një mjet në duart e qeverisë suaj. Ne po ju japim mundësinë që të ktheheni në familjet tuaja dhe të mos humbisni jetën dhe dinjitetin tuaj”, shtoi…
Rinia shqiptare në Saraj ka filluar të kyçet në radhët e VMRO DPMNE, raporton Almakos. “Saraji le të jetë shembull për të gjithë në Maqedoni, Ballkan dhe me gjerë. VMRO DPMNE është parti për çdo qytetar”, kanë shkruar ata në facebook, duke postuar foto me flamurin shqiptar, maqedonas dhe atë të VMRO DPMNE të bera sonte në Saraj./Almakos
Jemi sot këtu për të ngritur zërin kundër diskriminimit skandaloz të kulturës shqiptare nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku ky diskrimini po bëhet edhe me miratimin e funksionarëve shqiptarë. Ky është reagimi i Aleancës për Shqiptarët, e cila ka përmendur ndarjen diskriminuese të buxhetit. ABDULLA OSMANI-ASH “Nëse analizohen mirë rezultatet e ndarjes së buxhetit për projekte dhe aktivitete kulturore, vërehet se shqiptarët në shumicën e sektorëve nuk arrijnë as 20 përqind të mjeteve. Do të përmendim vetëm disa sektorë sa për ilustrim, Sektori për botime ku shqiptarët marrin 18.39%, festivalet e literaturës 18%,Sektori i dramës 18%, ndërsa edhe më…
“Në vazhdën e konsolidimit dhe ripërtrirjes së anëtarësisë, sonte në selinë e Alternativës në Tetovë, u mbajt takim me aktivistët e Degës së Tetovës ku me prezencën e tyre na nderuan kryetari Afrim Gashi, zëvendës ministri i bujqësisë Abdylshyqr Abedini, drejtori i Fondit Pensional Dritan Bexheti dhe drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Amir Elezi” – thonë nga Alternativa – Tetovë. Gjatë takimit u diskutua për aktualitetet politike si dhe për aktivitetet partiake që duhet të zhvillohen në të ardhmen.
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë arritën nivel historik të shkëmbimit ekonomik-tregtar në mbi një miliardë euro, që pritet të rritet me zhvillimin e nismës Ballkani i Hapur, vlerësoi shefi i diplomacisë së Serbisë Nikolla Selakoviq në konferencën e sotme të përbashkët në Shkup me kolegen e tij të Maqedonisë së Veriut dhe nikoqirin Bujar Osmani. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. “Gjatë bisedimeve u riafirmuan…
Ambasadori i Bashkimit Evropian ( Delegation of the European Union, Skopje) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer, ka zhvilluar një vizitë pune me Ministrin pa resor – të angazhuar për diasporë, Xhemail Çupi. Gjatë bisedës, ministri Çupi e falënderojë ambasadorin Geer për mbështetjen që e jep BE-ja në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht shkëlqesinë e tij e informoi për vizionin, misionin dhe projektet e diasporës që planifikon ti realizojë në mandatin e tij, duke vendosur theksin pikërisht në vendet e BE-së që shihet një fluks më i madh i mërgimtarëve të rinj. Ambasadori në anën tjetër,…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me funksionarë të tjerë të BDI-së gjenden për vizitë në Shqipëri. Ahmeti i shoqëruar me ministra të partisë së tij në Tiranë kanë zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në publikimin në fejsbuk Ahmeti falenderon Ramën për gjithçka, ndërsa potencon se në fokus të takimit ishin koordinimi ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes dy vendeve, për dialogun me Bulgarinë. Si vende anëtare të NATO-së, Ahmeti dhe Rama kanë shprehur shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, vlerëson se sulmet ruse ndaj sovranitetit të Ukrainës janë shqetësuese për secilin njeri human e të qytetëruar, e aq më shumë për neve që merremi me politikë aktive. “Këto sulme flasin për një botë të re ku nuk respektohet më as e drejta ndërkombëtare, as sovraniteti territorial e as pacenueshmëria e kufijve. Pas këtij agresioni askush më nuk është i sigurt. Sidoqoftë, uroj që sa më shpejt të pushojnë të shtënat dhe t’i krijohet hapësirë arsyes, dialogut e mirëkuptimit. Solidarizohem me popullin viktimë të Ukrainës dhe lutem për ta e për shqiptarët që me shekuj…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u pyet gjatë ditës së sotme nëse do të kandidojë sërish për të qenë kryetar i ASH-së. AI tha se ai i nënshtrohet rregullave të cilat i nënshtrohet çdo anëtari i ASH-së. “A do të kandidohem apo jo unë. E kam përsëritur edhe tjera herë. Unë jam në funksion të anëtarësisë së ASH-së dhe sjellja ime në të ardhmen do të jetë në funksion të saj. Kuptohet që situata politike pas zgjedhjeve lokale ka pësuar tronditjet e veta politike dhe ne mundohemi bashkë me Arbenin dhe strukturat tjera të Aleancës të sillemi në…
Kabineti i Ministrit pa resor – përgjegjës për diasporë, Xhemail Çupi, e ka bërë hapin e parë duke tentuar të kontaktojë me afro pesëqind shoqata, organizata, unione dhe bashkësi që veprojnë në diasporë. Ministri përmes letrës zyrtare i ka informuar se është i hapur për bashkëpunim me secilin prej tyre dhe i ka siguruar se gatishmëria për bashkëpunim me to është e pa kompromis. “Përgjegjësia për diasporën, vendosja e bashkëpunimit dhe sidomos kthimi i mirëbesimit është një proces sfidues dhe afatgjatë që duhet të nis prej në lidhjen e kontakteve për bashkëveprim, prandaj të gjitha shoqatat, organizatat, unionet dhe bashkësitë…