Author: Emad

Nga Fitim Nuhiu Qëkur është formuar shteti i Maqedonisë, populli maqedonas ka qenë i vetëm në krye të funksioneve dhe institucioneve publike shtetërore pa mos respektuar popujt tjerë – ‘minoritar’, sidomos atë shqiptar, si popull me shumicë shtetformuese, apo i kanë vendosur si kukulla që s’kanë pasur pikën e rëndësisë, kjo ngaqë kemi pasur gjithnjë përfaqësues të dobët, joprofesional, inferior karshi tyre apo sepse ashtu kanë vendosur qarqet maqedonase të na trajtojnë qysh në fillim dhe të na mbyllin gojët për të drejtat tona elementare qytetare, që deshëm ne ose jo është dashur të na garantohen nga shteti, kanë pasur…

Lexo më Shumë

LEVICA e Apasievit vazhdon të protestojë kundër anëtarësimit të Maqeodnisë në Bashkimin Evropian duke refuzuar edhe propozimin francez. Kreu i BESËS, Bilall Kasami sot është shprehur në formë ironie se do të ketë bashkëpunim me LEVICË-n e Apasievit partinë e cila është kundër NAT_së, kundër BE-së, kundër SHBA-së dhe kundër Kosovës dhe së fundmi parti e cila vendin e dëshiron të çojë drejtë Rusisë. “Po do të kemë koalicion me Levicën” thotë Kasami duke buzëqeshur. Nga ana tjetër, Levica e Apasievit ditë më parë ka djegur flamurin e BE-së në formë proteste kundër propozimit francez./TS/

Lexo më Shumë

“Pushteti nuk mbron shqiptarët e sulmuar në Shkup, por tensionon situatën me shpifje Protesta është e drejtë demokratike, por jo edhe dhuna, vandalizmi dhe gjuha e urrejtjes. Për dy ditë radhazi shqiptarët e Shkupit janë të pambrojtur nga shteti dhe nga policia. Huliganët nga protestat e fundit dje dhe sot kanë sulmuar pronat e shqiptarëve dhe qytetarët në Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skenderbeu. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen të përmbajtur dhe të kujdesshëm e mos të bien në provokime e skenare të errëta. Ju bëjmë thirrje partive në pushtet, bartësve të institucioneve, të mos e ngarkojnë situatën…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e ushtruesit të drejtorit të Higjienës komunale, raporton KlanMacedonia. Shkarkimi i Enuzit ndërlidhet me incidentin e sotshme tek sheshi Skënderbeu në protestën kundër propozimit francez. “Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimt të tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit. Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alterativa, Afrim Gashi ka uruar 4 Korrikun i ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “4 Korriku i ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë nuk është festë kombëtare vetëm e SHBA-së, por edhe e shqiptarëve si kombi si më proamerikan në botë. Në këtë ditë të madhe festive, kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë prijatarët e demokracisë, promovuesit e paqes dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Si popull që në kapërcyell të shekujve më shumë se gjithkush e ka ndjerë virtytin amerikan të mbrojtjes së popujve të shtypur,…

Lexo më Shumë

Kryetari i qytetit meksikan San Pedro Huamelula, Viktor Igo Sosa, sipas traditës së vjetër është martuar me një krokodil grua e moshës 7 vjeçare, e njohur me emrin “Princesha e vogël”. Daily Mail shkruan se krokodili është veshur me fustan të bardhë, ndërsa nofullat të lidhura për shkak sigurisë. I veshur solemnisht, Sosa ka kërcyer me nusen e tij, ndërsa nuk mungoi as puthja. Sipas besimit të tyre, “Princesha e vogël” në ritualin e përfaqëson Nënën Tokë, ndërsa martesa e saj me lider lokal e simbolizon bashkimin e njeriut me hyjnoren. “Në këtë mënyrë, qyteti shpreson se do të ketë…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-Partia Popullore sot sërish janë deklaruar se mbështesin propozimin e ri francez. Nga kjo parti thonë se në këtë propozim është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas. “Siç pamë në reagimet e djeshme, më së shumti manipulohet me vendin e gjuhës maqeodnase në rrugën tonë të ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Nëse diçka është kristalisht e qartë në këtë marrëvehsje, ajo është se gjuha maqedonase është kristalisht pastër e definuar dhe kjo do të jetë gjuha, me të cilën më tej Maqedonia do të komunikojë dhe arrijë marrëveshje me tërë botën”, thonë nga VMRO-Partia Popullore.

Lexo më Shumë

Grupacioni BALFIN zhvilloi takimin e tij vjetor të menaxhmentit ekzekutiv në Vjenë, Austri, ku morën pjesë Presidenti Samir Mane, drejtor ekzekutiv, zëvendës presidentët dhe drejtorët ekzekutiv të të gjitha kompanive që janë pjesë e grupacionit, si dhe Menaxherët e sektorëve të grupacionit. Ky takim vjetor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për menaxhmentin strategjik të BALFIN. Axhenda e takimit përfshinte tema të ndryshme interaktive që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e grupacionit BALFIN. Takimin e hapi Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e grupacionit, e cila iu referua arritjeve në vitin 2021. Më pas nënkryetarët folën për risitë në secilin sektor dhe…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ejmen ISMAILI Zygmund Baumen, në ‘Modernity and Ambivalence’, duke kujtuar presionin gjerman ndaj çifutëve, në pjesën hyrëse së temës ‘Turpi’ thoshte kështu: Presioni asimilues i shoqërisë gjermane, e cila konsideronte harmoninë kulturore të tij si një kusht për emancipimin shoqëror dhe politik, u shfaqë në mendjet e pakicës që u synua, si një sfidë ndaj mendjengjushtësisë komunitare dhe veçantisë së universalitetit të mbajtur nga ta. Reagimi tipik i një pakice që vuante nën presionin e asimilimit serioz (e ka fjalën për çifutët) ishte një rivlerësim i traditave të tyre kulturore në një mënyrë krejtësisht negative. Vetëm në këtë situatë,…

Lexo më Shumë

Shefi i shteti, Stevo Pendarovski, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-a në Madrid, u shpreh se e mbështet popullin ukrainas dhe lirinë e tyre. Presidenti Pendarovski bëri me dije se sot do ta miratojnë Konceptin e ri Strategjik, i cili u sinkronizua plotësisht dje nga të gjithë aleatët dhe natyrisht. “Mendoj që kjo është koha e duhur për të treguar se ekziston solidaritet dhe kohezion i shtuar në kuadër të Aleancës dhe se plotësisht do ta mbështesim popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të tyre, lirisë, në thelb duke luftuar vlerat demokratike dhe lirinë për të gjithë…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Kroacisë në Pozegë ka hequr flamurin e Serbisë, i cili ishte vendosur aty bashkë me flamujt e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në festivalin e filmit. Me rastin e festivalit një minutësh të filmit, i cili është edhe festivali më i vjetër ndërkombëtar i filmit i themeluar në Kroaci, me pjesëmarrjen e kineastëve nga vende të botës, në qendër të Pozegës u vendosën flamujt e vendeve pjesëmarrëse në festival, duke përfshirë edhe flamurin e Serbisë, por atë e hoqën./Almakos VIDEO KLIKO KËTU.

Lexo më Shumë