Author: Emad

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një dasmor që e godet xhamin mbrapa veturës, ku ndodhej dhëndri me nusen, ashtu siç e kërkon tradita. Por, ky gjest nuk i shkoi mirë atij, pasi në goditjen e tretë të xhamit, ai e goditi aq fort saqë e theu xhamin, përderisa familjarët e nuses po shikonin përreth.

Lexo më Shumë

Drejtoesha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar përdori kartën zyrtare të karburantit për të mbushur të njëjtën makinë me naftë dhe benzinë. Automjeti zyrtar Renault Clio 0.9, i cili është në ngarkim të drejtoreshës Irinka Sotirova Buhova, sipas specifikimeve të prodhuesit, si lëndë djegëse motorike përdor benzinë. Nga seria e dokumenteve të siguruara nga Alfa rezulton se drejtori ka mbushur si benzinë ​​ashtu edhe naftë në të njëjtin automjet. Se Buhova e ka përdorur këtë praktikë për një kohë të gjatë, si dhe se nga kartela zyrtare shpeshherë ka arritur të mbushë karburant edhe më shumë se sa kapaciteti i…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari kërkon të nis menjëherë hetimi ndaj rasti me klinikën “Zhan Mitrev”, të cilën e cilëson si rast kriminal. “Një skandal i përmasave të tmerrshme ka tronditur shtetin tonë. Disa qytetarë denoncojnë publikisht klinikën Zhan Mitrev që ka kryer eksperimente të paligjshme me pasojën vdekjen drejt disa pacientëve të cilët tashmë janë të vdekur! Reagimi i klinikës ka qënë absolut cinik dhe arrogant!!! Nuk ka ftuar Asnjë organ përkatës për investigim por kanë akuzuar se këto “llafe” po hapen për të errësuar suksesin e tyre!!! Me pak fjalë duket se…

Lexo më Shumë

Analizë nga disa ekspertë të Liderit Nuk besojmë se ekzistojnë intelektual shqiptar në Maqedoninë e Veriut që e kanë kritikuar Afrim Gashin më shumë se ne në momentin kur vendosi të bëjë marrëveshje me Zoran Zaevin për hyrje në Qeveri. E kemi kritikuar edhe në rrjetet sociale, edhe në biseda private e shoqërore, ndoshta ndonjëherë deri në ofendim dhe për këtë sot kërkojmë falje. Kërkojmë sinqerisht falje, sepse fundja nuk ishte faji i Afrim Gashit e Alternativës që nuk u krijua shumicë e re pa BDI-në, sikurse edhe synohej. Mbi të gjitha kërkojmë falje sot, sepse u tregua që vendimi…

Lexo më Shumë

Analisti nga Shkupi, Emad Mehmeti, vlerëson se pikë e dobët e politikës së BDI-së dhe Ali Ahmetit janë marrëveshjet dhe premtimet gojore, në vend se të bëjnë marrëveshje të shkruara. Pikërisht për shkak të kësaj dobësie të BDI-së, Mehmeti vlerëson se sot nuk është kryeministër Naser Zyberi, siç u premtua para zgjedhjeve të vitit 2020, por kemi kryeministër maqedonas, Dimitar Kovaçevski. “Po të kishte bë marrëveshje të shkruar me Zaevin, e jo vetëm me fjalë që i bartë era, Ali Ahmeti sot do ti hidhej në përqafim kryeministrit Naser Zyberi, e jo kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Atëherë vërtetë do ti kishte…

Lexo më Shumë

“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas denoncimit nga Komuna e Shuto Orizares për drejtorin e shkollës 9-vjeçare “26 Korriku”, Driton Ganiu. Sipas kësaj Komune, Ganiu është emëruar në shkelje pasi është vëllai i kryetarit të Komunës Çair, anëtar i partisë së Ali Ahmetit, që ka pushtetin aktualisht. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e ka emëruar këtë drejtor në shkelje në një kohë që kompetencat për emërimin i ka komuna. Këtë e pranon Kryetari i komunës Shuto Orizare. Në mandatin e parë, Driton Ganiun e emëroi komuna, por në të dytin e shkarkuan për mungesë të licensës së drejtorit…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti nga Maqedoninë e Veriut, Emad Mehmeti, në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv komentoi protestat kundër propozimit francez në vendin e tij. Mehmeti tha se sa herë ka protesta, edhe kur kanë probleme me grekët apo bullgarët, maqedonasit bëjnë thirrje të shumëta anti-shqiptare. “Përveçse e habitshme, edhe policia është tendencioze. Para problemit me shqiptarët, pronarit shqiptar të një lokali i kanë thyer xhamin, nesër policia nuk ka vendosur kordonin.”-deklaroi ai. Nëse Maqedonia e Veriut po humbet shansin për integrimin në Bashkimin Europian, Mehmeti deklaroi se ka një anti-amerikanizëm të…

Lexo më Shumë

“🇽🇰 2 milion eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Kjo situatë aktuale përveç është shqetësuese, do të vështirësoj gjithashtu dhe realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit. Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët. Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kongresin e VIII të rregullt të partisë, ku si kryetar partie u rizgjodh z. Menduh Thaçi. Njëkohësisht u miratua edhe rezoluta nëpërmjet të cilës Partia Demokratike Shqiptare obligohet të ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar nenin kushtetues në të cilin parashihet që “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”, të zëvendësohet me “Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në RMV”. Në kongres u zgjodh edhe kuvendi qendror i PDSH-së.

Lexo më Shumë

Pas incidentit që ndodhi mbrëmë në “Sheshin Skënderbeu”, ku pat përleshje mes një grupi të qytetarëve dhe protestuesve, organizatorët e protestave kanë njoftuar ndryshimin e rutës së protestës për sot. Protesta pritet të fillojë në ora 19.00 para godinës së Qeverisë, për të vazhduar para Ministrisë së Drejtësisë, me destinacion përfundimtar Kuvendin.

Lexo më Shumë

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj ato mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe mund të përdoren nga Rusia. Në një postim në Twitter, Viola Von Cramon bën përgjegjës Bashkimin Europian që dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet. “Kur Shtetet Anëtare të BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund…

Lexo më Shumë

Nga Fitim Nuhiu Qëkur është formuar shteti i Maqedonisë, populli maqedonas ka qenë i vetëm në krye të funksioneve dhe institucioneve publike shtetërore pa mos respektuar popujt tjerë – ‘minoritar’, sidomos atë shqiptar, si popull me shumicë shtetformuese, apo i kanë vendosur si kukulla që s’kanë pasur pikën e rëndësisë, kjo ngaqë kemi pasur gjithnjë përfaqësues të dobët, joprofesional, inferior karshi tyre apo sepse ashtu kanë vendosur qarqet maqedonase të na trajtojnë qysh në fillim dhe të na mbyllin gojët për të drejtat tona elementare qytetare, që deshëm ne ose jo është dashur të na garantohen nga shteti, kanë pasur…

Lexo më Shumë