Disa njësite policore të qyteteve të ndryshme të Kosovës janë nisur për në Mitrovicën e Veriut. Gazetarët e RTV Dukagjinit, të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes, kanë treguar se numër i madh i njësiteve policore tashmë janë nisur, për të siguruar rendin në veri të vendit, aty ku situata veçse është e tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet për targa të automjeteve dhe për mjetet e identifikimit. Disa njësite policore, janë nisur nga qyteti i Gjilanit, disa të tjera janë parë në fshatin Milloshevë. Portali Dukagjini ju sjellë pamje të këtyre njësiteve policore duke…
Author: Emad
Dy autoblinda të policisë elitare janë nisur për të nxjerrë një ekip policor pas barrikadave, të cilët kanë rastisur të jenë matanë Zupçit, sipas burimeve jozyrtare të Klanit. Policia ka bllokuar për qarkullim pikat në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të mjeteve të rënda që janë vendosur në mes të rrugës, në pakënaqësi të vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin nga nesër, do të nis zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb. https://youtu.be/IV6QMteZ3do
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u takua në Tiranë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në takim krahas shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme, po ashtu u bisedua edhe për mundësinë e krijimit të urave lidhëse për stimulim dhe ndërveprim të të rinjve të Tiranës dhe Gostivarit. “Pasi Tirana këtë këtë vit është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë (Europian Youth Capital) është edhe kryeqytet i rinisë së Gostivarit”, u shpreh kryetari Taravari. Fokus i veçantë në takim ishte dhe binjakëzimi i shkollave, sidomos atyre profesionale, politikat sociale si dhe organizimin e javës së Gostivarit në…
Cdo vit e me shume arritjet e dukshme te organizimit tone madheshtore po lene gjurme ne historine e traditen e organizimeve te festivaleve nderkombetare e kjo gje po na motivon qe te mos ndalemi e te vazhdojme synimet tona. Festivalit Folk Fest kete vit ishte nikoqir i shume shteteve te ndryshme si Meksika, Kili, Azerbejgjani, Bulgaria, Rumania, Latvia, Ukraina, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova dhe jemi jashtezakonisht te lumtur qe te gjithe keto shtete pjesemarrese u pershendeten te kenaqur. Jemi falemnderues ndaj te gjithe atyre artdashesve te cilet ishin rreth nesh dhe na e begatuan evenimentin tone. Folk Festi eshte festival…
Shkruan: SEFER TAHIRI Mediat në gjuhën shqipe kishin raportim kryesisht afirmativ mbi “propozimin francez” për kornizën negociuese të BE-së për fillimin e negociatave për antarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Mirëpo, kishte raste të raportimit sensacionalist, si dhe raste të dezinformimit. Gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedonase, mediat në gjuhën shqipe u fokusuan në antishqiptarizmin e tyre dhe vunë theksin mbi nxitjen e urrejtjes ndëretnike që u shfaq në këto protesta. Raportim afirmativ mbi propozimin francez në mediat në gjuhën shqipe Pas viteve 90-ta, kur filloi pluralizmi demokratik në vend, diskursi politik është dominuar nga frazeologjia integruese.…
Bekim Emini, drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit InvestMaqedonia e Veriut ka sjellur një lajm mjaft të mirë, veçanërisht për rininë në vendin tonë dhe që mund ta ndalë ikjen e tyre jashtë vendit. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 145 milionë eurove, që do të sjellë 3.700 punësime të reja dhe mjaft të paguara. Emini të premten njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit InvestMaqedonia e Veriut së bashku me Кompanitë sot bashkuan forcat për një ekonomi më të mirë.…
“Prania në vendin e tre organizatave kriminale transnacionale nëpërmjet bandave lokale e ka bërë Ekuadorin eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë… Mafia shqiptare: filloi operacionin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7.” Kështu nis një kronikë e rrjetit televizion ekuadoriane “Ecuavisa” për tregtinë e kokainës. Referuar lajmit, thuhet se në Ekuador veprojnë tre kartele të fuqishme mafioze që kontrollojë kokainën, dhe një ndër to është mafia shqiptare. Më poshtë, artikulli i “Ecuavisa” i përkthyer në shqip: Prania në vendin e tre organizatave kriminale transnacionale nëpërmjet bandave lokale e ka…
Drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, kuadri i Alternativës nga dega e Tetovës, Dritan Bexheti, sot ka realizuar ëndrrën e shumëpritur të punonjësve shqiptarë, ku me nënshkrimin e marrëveshjes për punë ka punësuar afro 50 shqiptarë. Ky lajm ekskluziv ka ngjallur emocione të papërshkruara tek punonjësit e Fondit, të cilët si asnjëherë më parë kanë mbetur tepër të kënaqur nga veprimi historik i kuadrit të Alternativës ndaj punonjësve shqiptarë. Më poshtë e keni edhe mesazhin e Dritan Bexhetit nga Alternativa drejtuar opinionit publik: Të dashur qytetarë, Pozitën dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucionin tonë çdo ditë…
Nga Kim Mehmeti Më lejoni pak jetërrëfim: në vitet e fillimeve të mia krijuese, pra në vitet kur – për shkak të rrethanave jetësore dhe shkollimit në gjuhët sllave – ende shkruaja kryesisht në gjuhën e atëhershme serbo-kroate dhe në atë maqedonase, disa miq dhe qarqe maqedonase, bënin çmos që të më ndihmonin të çaja rrugën drejtë afirmimit tim, ndërkaq individ dhe qarqe mediatike shqiptare, bënin çmos që të më pengonin e të dëshmonin se kishte ardhur edhe një i dyshimtë nga i cili duhej mbrojtur shqiptaria. Nuk m’u desh shumë kohë që ta kuptoja se qarqet maqedonase e dëshironin…
Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit të Vjenës të martën për tentativë për vrasje të gruas së tij. Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur në vitin 2009. 42-vjeçari përshkruhet si një tiran familjar me prirje ndaj sadizmit. Krahas tentativës për vrasje, burri i ardhur nga Kosova akuzohet edhe për shtrëngim të rëndë dhe dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, të cilën akuzohet se e ka abuzuar për shumë vite, shkruan wienna.at, transmeton albinfo. Përveç kësaj, ai ka ndëshkuar…
Nga Kim Mehmeti Shumë të mençur e kanë thënë se për fatkeqësinë e një populli nuk janë fajtorë vetëm njerëzit e këqij, por edhe të mençurit dhe të mirët që nuk e luftojnë të keqen. E sa i përket të keqes shqiptare, atë e kanë ndihmuar edhe ‘ekspertët’ e relativizimit të saj, pra ata që e mbështetën aleancën e ‘qelbësirave’ dhe që u bënë ‘deve’ mediatike të karvanit të ‘Rilindjes’ Dhe të këqijtë që e zhvatën Shqipërinë dhe të mirët që nuk e luftuan të keqen, na bënë neve shqiptarëve këtej kufirit të ndjehemi si popull pa mëmëdhe. Si dhe…
Prokuroria Publike ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Shkupi, i cili ka tentuar t’i vë zjarrin shtëpisë, ndërsa është përleshur edhe me djalin e tij, të cilin e ka kapur për fytin dhe ka dashur ta hedh nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas denoncimit, raporton SHENJA, më 23 korrik i dyshuari në gjendje të alkoolizuar ka arritur në shtëpinë familjare në Radishan, ku me bashkëshorten dhe fëmijët kanë jetuar të ndarë për shkak marrëdhënieve të prishura më parë. Më pas, ai ka filluar t’i ofendojë ata, ka lyer shkallët me benzinë dhe ka kërcënuar se…