Author: IM

Para disa ditëve, një dezinformatë se një rrëmbyes paska joshur fëmijët te shkolla e mesme e muzikës në Shkup, u përhap në rrjetet sociale. Më 22.03.2023, edhe portali “Skopje24” botoi titullin: “Po përhapet apel: Rrëmbyesi josh fëmijët në shkollë me shpjegim se e kanë dërguar prindërit?!”. (Evi + skr. Skopje 24) Në tekst është botuar fotografi e një postimi në rrjetet sociale me pretendimin se “bëhet fjalë për rrëmbyes fëmijësh”, e po ashtu bëhet me dije se “deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë rast nga MPB-ja”. Mirëpo, të njëjtën ditë, më 22.03.2023, MPB-ja rrepëtsisht demantoi “lajmet e rreme që u përhapën…

Lexo më Shumë

Me 3 Prill 2023, organizata ‘Kopru’ me qendër Shkup, organizoi punim kaligrafisë dhe artit ebru në SOS Fashtin e fëmijëve. Punëtoritë të kaligrafisë, të cilat filluan me moton “Së bashku jemi më të fortë”, me mbështetjen e Shoqatës Köprü, u organizua edhe në SOS Fashti i fëmijëve. Pas prezantimit dhe shpjegimit rreth artit të kaligrafisë dhe ebru, pjesëmarrësit e punëtorisë patën mundësinë të bëjnë punimet e tyre në art. Të pranishmit, të cilët u shprehën se u njohën për herë të parë me këto degë të artit, shprehën kënaqësinë e tyre.

Lexo më Shumë

Shkruan: Mahi Nesimi Përcaktimi i paluhatshëm dhe këmbëngulës i strukturave politike dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Europian, paraqet përmbledhje të dëshirave permanente të gjithë qytetarëve të këtij vendi, të deklaruara dhe mbështetura që nga paraqitjet e këtyre synimeve. Andaj, propagandimi i këtij synimi bëhet tërësisht i panevojshëm, iritues, demode dhe i tepëruar. Por, insistimi i paluhatshëm, këmbëngulës dhe agresiv i Republikës së Bullgarisë që qytetarët e Maqedonisë me përkatësi kombëtare bullgare t’i bashkangjiten vargut të popujve të tjerë që jetojnë në këtë shtet dhe të përmenden në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut,…

Lexo më Shumë

nstituti për Media dhe Analitikë IMA Shkup, për platformën #Depolarizirajse, e cila është pjesë e projektit “Përmes depolarizimit deri në institucione demokratike, stabile, inkluzive: kontribut i shoqërisë civile”, bisedoi me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq. Në fokusin e intervistës janë aktivitetet që zbatojnë institucionet në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në pjesën e parë të bisedës, Mariçiq iu përgjigj pyetjeve lidhur me dezinformatat rreth fillimit të negociatave dhe skriningut. Mariçiq: Sa më shumë lajmëtarë të ketë procesi i integrimit evropian, aq më mirë për qytetarët dhe aq më…

Lexo më Shumë

Më 29.03.2023, duke iu referuar një deklarate të Jordan Bozhillovit, drejtor i Forumit të Sigurisë së Sofjes për televizionin kombëtar bullgar BNT, disa media botuan se “Bullgaria do të akuzojë edhe maqedonas për lajmërimet për bomba atje”. Për shembull, portali “Infomax” botoi titullin me pyetje: “Lajmërimet për bomba në Bullgari i dërgojnë maqedonasit?!”, kurse portali “Lokalno” publikoi: “Shefi i Forumit të Sigurisë së Sofjes pohon: Maqedonas të lidhur me një parti politike do të akuzohen për kërcënimet me bomba në Bullgari”. Mirëpo, të shohim se çfarë tha saktësisht Bozhillov për BNT: “Bëhet fjalë për versione të ndryshme edhe në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, kishte informacion…

Lexo më Shumë

“NATO dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje teknike dhe bashkëpunim më të fortë për t’u ballafaquar me dezinformimin në Maqedoninë Veriut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s. Ai shtoi se NATO është gjithmonë aty për të mbështetur aleatët, siç po bën tani duke mbështetur Maqedoninë e Veriut për t’u ballafaquar me lloje të ndryshme të kërcënimeve hibride dhe kibernetike. “Dëshiroj të lavdëroj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për punën e shpejtë dhe të detajuar në zhvillimin e programit të bashkëpunimit për…

Lexo më Shumë

Shkruan: Borjan Jovanovski Shërbimet e inteligjencës ruse janë në një aksion të madh në përpjekje për të rifituar pozicionet pas dëbimit masiv të koordinuar të vitit të kaluar të oficerëve të inteligjencës ruse që punonin nën maskën diplomatike në Evropë. Në vitin 2022, më shumë se 400 oficerë të inteligjencës të regjistruar në disa vende evropiane si diplomatë u izoluan. Javën e kaluar, Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Finlandës (SUPO) tha se dëbimi i oficerëve të inteligjencës ruse dhe refuzimi i vizave për zëvendësuesit e tyre kishte dobësuar ndjeshëm operacionet e inteligjencës së Moskës në rajonin nordik. “Stacioni rus…

Lexo më Shumë

Rrugët në botë janë më cilësore se sa tonat sepse atje nuk bëjnë kompromise me cilësinë dhe sigurinë Ljubisha NIKOLLOVSKI Nëse shikoni rrjetin rrugor në vend, mund të konstatohet se Maqedonia ka një rrjet rrugor të degëzuar mirë me rreth 14.000 km rrugë, nga të cilat rreth 300 km janë autostrada, mbi njëqind kilometra rrugë ekspresi dhe disa mijëra kilometra rrugë rajonale. Kaq mjafton për t’u krahasuar me Kroacinë apo Slloveninë, duke marrë parasysh madhësinë e territorit dhe numrin e popullsisë. Por ajo për të cilën të gjithë bien dakord është se na mungojnë rrugë cilësore që do t’i rezistojnë…

Lexo më Shumë

Masat nga programi IPARD po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në publik dhe te biznesmenët. Por sa dimë realisht se çfarë është saktësisht IPARD, kush mund t’i përdorë këto fonde dhe cila është procedura për të investuar me ndihmën e këtyre granteve. Ajo që komentohet më shpesh kur përmendet IPARD apo ndonjë mbështetje nga shteti është se është e vështirë të merren këto para, pra deklarata paushall që zakonisht janë rezultat i informacionit të pamjaftueshëm apo mosbesimit në institucione, të justifikuara apo jo. Megjithatë, informacioni i saktë për programin IPARD 2 është se ne si vend jemi lider në…

Lexo më Shumë

Përveç pjesës urbane të qytetit, një nga vendet me bukuri magjepsëse është Çarshisë e Vjetër në Shkup. Është ndër vendet më të vizituara nga turistët dhe banorët vendas, dhe nëpër rrugët e saj me kalldrëm mund të ndjeni ende të kaluarën – shpirtin e qytetit. Dyqane të vogla, objekte artizanale, objekte fetare, çajtore, restorante, muze dhe hamame janë vetëm disa nga gjërat që mund t’i gjeni në një vend. Pazari jeton ende në frymën e traditës, duke fshehur brenda vetes histori të një të shkuare që ka lënë gjurmë edhe sot, dhe dyqanet janë plot me suvenire, kostume të ndryshme…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, i cili po qendron në Slloveni, tha se Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian dhe se qeveria ka mbështetjen sllovene, sipas tyre, procesi i afrimit nuk duhet të ndalet. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Këtu dëshiroj të përshëndes mbështetjen dhe inkurajimin slloven për të gjithë deputetët në Kuvendin tonë për të vazhduar punën së bashku dhe në mënyrë konstruktive, duke pasur parasysh momentin aktual dhe shanset për të bërë një hap të ri konkret në procesin e negociatave, me qëllimin përfundimtar –anëtarësimin të plotë në Bashkimin Evropian”. Mbështetja e Sllovenisë për rrugën…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shprehu mirënjohjen për disa vende për mbështetjen e mbrojtjes që i japin Ukrainës, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. “Faleminderit Kroacisë për një tjetër paketë mbështetjeje për mbrojtjen. Faleminderit Maqedonisë së Veriut për vendimin për helikopterët”, tha Zelenski në fjalimin e tij drejtuar kombit. Ai falënderoi gjithashtu Kanadanë për mbështetjen financiare, fondet tashmë kanë mbërritur në buxhetin e shtetit të Ukrainës dhe FMN-në për programin e ri për Ukrainën në vlerë prej më shumë se 15 miliardë dollarësh, i cili do ta ndihmojë Ukrainën të ruajë stabilitetin social./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë