Meta do të lansojë të enjten aplikacionin të bazuar me tekst, Threads, që do të rivalizojë platformën Twitter. Mirëpo, kjo platformë nuk po shfaqet në disa dyqane aplikacionesh evropiane, pasi përdoruesve në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar iu ofrua opsioni për shkarkim para lansimit, transmeton Telegrafi. Aplikacioni Threads nuk ishte shfaqur në dyqanet e aplikacioneve në disa vende të Bashkimit Evropian sikurse në Gjermani dhe Belgjikë, së paku deri të martën vonë. Platforma do të bëhet aktive të enjten sipas dyqanit App Store të Apple. Në anën tjetër, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës tha se shërbimi…
Author: IM
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten dhe premten do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë. Telegrafi mëson se Rama nesër në orën 16:00 do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani, dhe po ashtu me kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca. Ndërsa, Rama nuk pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ka refuzuar. I pyetur nga gazetarët për ardhjen e Ramës në Kosovë, Kurti ka thënë se kryeministrin e Shqipërisë do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime…
Sot (05.07.2023) nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në bashkëveprim me Departamentin e Policisë Kriminalistike dhe Departamentin për Operacione Speciale Policore, në koordinim me Prokurorin Publik kompetent nga PTHP Shkup, është realizuar aksion policor i koordinuar ndaj personave të involvuar në kontrabandë me automjete luksoze në rajonin e SPB Shkup si dhe në rajonet e Manastirit, Koçanës dhe Resnjës. Gjatë këtij aksioni, janë kryer bastisje në 24 lokacione, te gjithsej 23 persona me qëllim të gjetjes dhe sigurimit të dëshmive materiale plotësuese të cilat rrjedhin nga vepra penale të kryera, kurse nga liria janë privuar 18 persona,…
Të shumta janë përfitimet nga miqësia që SHBA-ja kultivon ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë për Zërin e Amerikës, Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL – Qendrës për Liri, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. “SHBA është një mik i vërtetë i vendit tonë. Vendi ynë është i vogël, pa dalje në det, ka burime të kufizuara natyrore dhe njerëzore dhe vetë pozicioni gjeografik, megjithëse jo i parëndësishëm, nuk luan një rol të madh në një kontekst më të gjerë. Thjesht, SHBA-ja shumë kohë më parë, e sidomos pas pavarësisë nga RSFJ-ja në vitin 1991, mori vendim për…
Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës është hapur më 3 korrik në Hagë. Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). Kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë. Disa…
Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e rekrutimit. Ky grup njoftoi përmes kanalit në Telegram se “përkohësisht nuk po marrim pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak dhe po zhvendosemi në Bjellorusi”. Wagner përdori shprehjen që Rusia përdor për t’iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Grupi Wagner kreu një rebelimin të shkurtër dhe mercenarët u nisën drejt Moskës. Por, më pas lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ndërmjetësoi një marrëveshje dhe rebelimi u ndërpre. Sipas kësaj marrëveshjeje, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u lejua që të shkonte në Bjellorusi. Luftëtarëve…
A la të kuptohet të shtunën kryeministri shqiptar Edi Rama se nisma “Ballkani i Hapur” mund të marrë fund? Ai në një intervistë ka folur për “Ballkanin e Hapur” në kohën e shkuar, sikur misioni të kishte përfunduar tashmë, shkruajnë mediat shqiptare. “Procesi i Berlinit është boshti ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një nismë që lindi nga nevoja për të çuar përpara procesin e Berlinit dhe përmbushi misionin për të cilin lindi. Tani duhet të nxitojmë në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, ne kemi procesin e Berlinit në Tiranë”, tha kryeministri shqiptar. Presidenti serb njoftoi dhe…
Televizioni SHENJA dhe Tëvë1 nga Kosova kanë arritur marrëveshje për transmetimin e serialit Bashkallajk. Seriali Bashkallajk ka shumë pak kohë që ka filluar me transmetim në kanalin Tëvë1 në Kosovë, ndërsa ka arritur të thyej rekordet e shikueshmërisë. Televizioni SHENJA dhe TV ERA do t’i kenë të drejtat ekskluzive për transmetim të serialit në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një serial komik, ku një djalë i ri nga Tetova, dashurohet në një vajzë nga Prishtina dhe vendosin të jetojnë atje në një bashkësi mes dy familjeve.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia prej sot zbatojnë sistem të përbashkët për pagesë të taksave rrugore me një “tag”. Në vend se të ndalen ose të blejnë pajisje shtesë ose kartelë, shoferët e të dyja vendeve do të munden me një pajisje të paguajnë taksat për rrugë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetëroee për MIA-n informuan se sistemi i ka kaluar me sukses të gjitha testimet, është i gatshëm për përdorim dhe është funskional. TAG-u (transponder me mikrovalë) duhet të regjistrohet (rikonfigurohet) në ueb portalin openbalkan-etc.com Gjatë periudhës së kaluar bëhej përgatitja e integrimit të sistemeve për pagesë të taksës…
Shkruan NENAD JOVANOVIÇ Nëse i analizojmë mirë gjërat dhe paraqitjet, autoriteti i Putinit tronditet seriozisht. Oligarku i panjohur dhe komandanti paraushtarak Jevgeny Prigozhin, me formacionin e tij të quajtur “Wagner”, është bërë frika më e madhe e Moskës në më shumë se dy dekada të pushtetit të pakufizuar të Putinit. Në të njëjtën kohë, na tregon qartë për dobësinë e regjimit të Kremlinit. Historia është, të paktën në kontekstin e sotëm, një ironi e madhe për ato vende që janë “kuajt e Trojës” të Rusisë. Ne falë Zotit nuk jemi pjesë e kuajve të tillë, të paktën për sa i…
Qeveria e Xhorxh Melonit ofron mbështetje të parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kështu pohon në një intervistë për CIVIL Media ambasadori i Republikës së Italisë në RMV, Andrea Silvestri. Ai tregon se tani jemi në fazën e skriningut, i cili duhet të përfundojë rreth muajit nëntor. “Por në atë moment, nëse Maqedonia e Veriut ka miratuar amendamentet kushtetuese, do të pasojë një thirrje automatike, d.m.th. pa asnjë kusht shtesë nga asnjë vend tjetër, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe hapjen e klasterit të parë negociator”, thotë Silvestri. Me Silvestrin po flasim në prag të 30-vjetorit…
Një 39-vjeçare, e cila sapo kishte lindur, është hedhur nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, njofton për “Fokus” drejtoresha Viktorija Jovanovska. “Pacientja na është sjellë në javën e 36-të. Shtatzënia e saj nuk u monitorua në Gjinekologji. Ajo lindi për 12 minuta dhe ajo dhe fëmija shpëtuan. Një ditë para se të largohej, ajo firmosi se nuk donte ta ushqej me gji foshnjën dhe nuk dim se çfarë dhe si ndodhi. Nuk e dimë as arsyen e vendimit të saj. Të gjithë janë të shokuar, kurse nëna është në gjendje kritike”, thotë mjekja Jovanovska. Sipas informacioneve…

