Author: IM

Kryetari i bashkisë në mërgim të Melitopolit, një qytet i pushtuar nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhia, thotë se disa shpërthime janë dëgjuar gjatë natës. “Sapo janë regjistruar disa shpërthime të fuqishme në qytet,” shkroi Ivan Fedorov në Telegram. Kjo është aq sa dimë deri më tani, por ne do t’ju sjellim më shumë lajme kur të publikohet.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 10 D – në Prilep tha se jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA, dhe këtë e kuptova nga vizita ime në SHBA. “Kam kënaqësi që sot vendosim gurthemelin e Korridorit 10D. Një projekt që sjell të mira ekonomike, lëvizje më të lirë dhe të mira të tjera për të gjithë qytetarët. Jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA, dhe këtë e kuptova nga vizita ime në SHBA. I lumtur që Bechtel dhe Enka merret me këtë projekt, sepse…

Lexo më Shumë

Zaev për “Kathimerini”: Edhe Mickoski ka deklaruar publikisht se nuk ka kthim prapa nga Marrëveshja e Prespës! “Edhe pse ka ende parti të djathta që nuk e pranojnë ndryshimin e emrit, ai është pjesë e Kushtetutës sonë. Çfarëdo që të ndodhë në Maqedoninë e Veriut në të ardhmen, Kushtetuta duhet të respektohet”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën greke “Kathimerini”. Ai shtoi se edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, ka deklaruar publikisht se nuk ka kthim prapa nga Marrëveshja e Prespës dhe se ajo do të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhmen. Ish-kryeministri Zaev shtoi se…

Lexo më Shumë

Në Shtip sot do të shënohet fillimi i punëve ndërtimore për projektin investues të kompanisë “Magna Mehatroniks” në Zonën e zhvilluar teknologjike industriale – Shtip. Në ngjarje është paralajmëruar edhe fjalimi i kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, bashkëkryetarit të kompanisë “Magna Internacional”, Dejvid Krespi, si dhe i drejtorit të ZZHTI, Jovan Despotovski. Investimi është në vlerë prej 40 milionë eurove dhe sipas paralajmërimeve fillimisht do të punësohen 600 persona. Në fabrikë do të proldhohen pjesë elektro-mekanike për automobilë. Kompania kanadeze “Magna Internacional” tashmë ka hapur objekt në Strugë për krijim dhe montim të retrovizorëve.

Lexo më Shumë

Shkruan Xhabir Deralla Qyteti është një koncept. Madhësia e tij fizike dhe pasuria nuk do të thotë asgjë nëse ai nuk ka koncept. Të gjithë ata që jetojnë në një qytet duhet ta meritojnë atë, duhet të dinë se çfarë mund dhe duhet t’i japin një qyteti dhe çfarë mund të presin prej tij. Një nga qytetet më të bukura në botë është gjithashtu një nga ndërtesat më komplekse njerëzore (kolektive). Gjenerata të panumërta njerëzish kanë ndërthurur fatet e tyre me këtë gjigant pulsues që shtrihet në dy kontinente dhe në dy epokat e njohura të njerëzimit. Konstandinopoja, vërejnë historianët,…

Lexo më Shumë

Aktualiteti i një njësie zgjedhore nuk kalon as këtë vit parazgjedhor. Partitë më të mëdha politike në Kuvend dolën me propozimet e tyre për një njësi zgjedhore, prag elektoral prej pesë për qind dhe lista të hapura. Me gjithë mbështetjen për një njësi zgjedhore, megjithatë, mënyra e prezantimit të saj është një proces më i gjatë dhe i ndërlikuar. Nga ana tjetër, ideja nuk është e re. Në kohën e regjimit të Gruevskit dukej si një zgjidhje e mirë dhe erdhi si rekomandim i CIVIL-it. Nga ana tjetër, LSDM-ja përkujtoi se kjo është diçka që e kishin komplotuar që nga…

Lexo më Shumë

Me përgjegjësi pohojmë, se nuk është shkelur sistemi i sigurisë së qumështit dhe prodhimeve të qumështit. Krahas analizave laboratorike, në zbatim të Urdhrit vjetor për mbrojtje shëndetësore të kafshëve për këtë vit, si pjesë e programeve shumëvjeçare për kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve te kafshët, duke e përfshirë edhe brucelozën, bëhen edhe kontrolle klinike. Testet laboratorike janë vetëm një nga metodat për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të kafshëve në ferma, Ky është reagimi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari pasi Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM ka njoftuar se nuk është zbatuar furnizim publik për testim laboratorik të sëmundjes së brucelozës. “Kontrollin…

Lexo më Shumë

Trupat ruse u tërhoqën në një distancë deri në dy kilometra në pjesë të veçanta të frontit në drejtim të Bahmut gjatë ditës së mëparshme. “Falë mbrojtjes së mirëmenduar në drejtim të Bakhmutit po marrim rezultatet e aksioneve efikase të reparteve tona. Ndër të tjera kryejmë edhe kundërsulme efektive. Në disa zona të frontit, armiku nuk mundi t’i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra”, njoftoi në Telegram gjeneral-lejtnant Oleksandr Sirskyi, Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Siç raporton Ukrinform, sipas komandantit, zbatimi kompetent i operacionit të mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Dhjetëra qytetarë të mashtruar janë përballur me pagesën e kësteve nga kreditë e shpejta të marra nga të tjerët. Vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 43 raste të mashtrimit me kredi të shpejta, thonë nga MPB për Centar.mk. Për këto raste në Prokurorinë Publike janë dorëzuar 16 kallëzime penale dhe 24 njoftime me shkrim, ku në kuadër të rasteve të hetuara janë raportuar 24 autorë, ndërsa të dëmtuarit i është dorëzuar një njoftim për padi private kundër autorit të zbulua, thanë për Centar nga MPB./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ka publikuar Thirrje Publike, me të cilën fermerët do të mund të aplikojnë për mjete të pakthyeshme deri në 10 mijë euro për modernizimin e prodhimit të tyre. “Ne kemi krijuar planin e biznesit të masës në bujqësi në partneritet me fermerët. Një masë që mbështet fermerët individualë, aktiviteti kryesor i të cilëve është bujqësia. Mbështetja është në formën e bashkëfinancimit në shumën deri në 10,000 euro për përdorues dhe mund të përdoret për blerjen e makinerive bujqësore, pajisjeve të bletarisë, kapanoneve, pajisjeve në objektet për prodhimin e ushqimit të kafshëve ose…

Lexo më Shumë

Ushtria ukrainase po përparon në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore që ka qenë i rrethuar prej muajsh nga ushtria ruse. Siç kanë bërë të ditur vetë zyrtarët në Ukrainë, Kievi përparon me 2.6 kilometra në Bakhmut, dhe kanë goditur rusët me raketa. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se mbrojtësit ukrainas kishin zmbrapsur 39 sulme ruse në vijën e frontit Bahmut-Avdivka-Marinka gjatë 24 orëve të fundit. Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë kundër Rusisë, pasi ushtria ka ende nevojë për ndihmën e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka qëndruar për vizitë zyrtare në SHBA. Ai në intervistë për Zërin e Amerikës, tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jetë obligim ndërpartiak dhe përgjegjësi e të gjithë aktorëve publik në vend. “Tani na takon ne të marrim sa më shpejt vendimet në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE. Ky është obligim i të gjithë anëtarëve të Kuvendit, i të gjitha partive politike, sepse këto janë vendime mbipartiake nga të cilat varet e ardhmja e gjeneratave të tashme” tha Kovaçevski. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka 45 për qind…

Lexo më Shumë