Një person është vrarë sot në rrugën C në Prishtinë. Mësohet se viktima ishte në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në momentin kur ishte sulmuar me armë zjarri. Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00. Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka treguar për Gazetën Express që është gjetur një veturë e djegur. E kjo veturë dyshohet që është e personave të implikuar në këtë rast. ”Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë…
Author: IM
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti pas mbledhjes së Këshillit ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë rrëmbimin e tre zyrtarëve të policisë së Kosovës. Sveçla ka thënë se Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës. “Beogradi ndërmori një hap të turpshmëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë organizuar nga ekipi special i Serbisë ‘Kobra’. Bëhet fjalë kur më herët ka pasur kontrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emisarin Special amerikan, Gabriel Escobar edhe me Ambasadorin amerika, Jeffrey Hovenier. Ai tha se gjatë këtyre telefonatave kanë diskutuar për situatën e sigurisë, përcjell Klankosova.tv. Ai u shpreh se u ka thënë që pret nga KFOR-i që të sjellin informacion në formë të vlerësimit, por sipas tij, nuk ka pasur asnjë të tillë. “Unë mbrëmë kam pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar edhe me Ambasadorin amerikan në Kosovë,…
Shkruan: Emad MEHMETI A ju kujtohet kjo fotografi⁉️ Kryeministri Kurti duke biseduar me dikë tjetër në një samit të rëndësishëm në Berlin, nga pas disa duar të mëdha për një moment ia kishin mbyllur sytë. Si për ironi të fatit terrin e shkaktuar në kokën e Kurtit e kishin realizuar duart e mëdha të kryeministrit Rama, vëllaut të një gjaku shqiptar. Mbase për shumëkënd si për mua, ky akt u duk një humor i çastit, por nëse e analizojmë në këtë situatë (Kosovë-Serbi) kur Rama me ngulm po qëndron në anën e “faktorit ndërkombëtarë” e mikut të tij Vuçiç, del…
Bojan Gjorgjiov nga Çashka është mësues i diplomuar, ka magjistruar në Menaxhment në Arsim, punon si mësues, kurse bujqësinë si degë e ka mësuar dhe studiuar nga prindërit. “Kemi 30 vjet që prodhojmë fidanë specash dhe domatesh, ndaj si fëmijë mbaj mend gjithçka që kam parë pranë tyre, punojmë ekskluzivisht me fara hibride të testuara. Me lule, ky është viti i katërt i prodhimit të luleve pranverore në vazo. Farat i blejmë ekskluzivisht me porosi”, thotë Bojan, i cili na ka treguar se për cilat lule është i interesuar më shumë. ./Lajmi i plotë.
Zoran Bojarovski Dikush tha se Kovaçevski ofron diçka që nuk do të ketë vitin e ardhshëm. Është edhe nën këtë – ndoshta. Por ajo që është e sigurt, dhe Mickoski refuzon, është diçka që Maqedonia do ta humbasë për shumë vite në vijim. Ky është një ndryshim i madh. Miti se VMRO-DPMNE është parti shtetformuese po shkatërrohet, nuk ka qenë asnjëherë në historinë moderne të Maqedonisë. Ky është përfundimi i pashmangshëm që është i përbashkët këto ditë për qytetarët dhe analistët në vend, si dhe për miqtë tanë nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo parti, pra drejtuesit e saj nga lart, edhe…
Partitë politike të shqiptarëve edhe sikur të duan nuk mund të devijojnë nga kursi pro-evropian dhe proamerikan, sepse mbështetja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për këtë përcaktim strategjik të shtetit është jashtëzakonisht e madhe, njohës të zhvillimeve politike në thonë vendi “Frontline”. Ish-deputeti dhe kandidati për president Zudi Xhelili thotë se këtë vendosmëri e kanë ushqyer shqiptarët dhe elita politike e di saktësisht se perspektiva e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE). “Sa herë janë anketuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sa janë të interesuar për hyrjen e vendit në BE, veçanërisht shqiptarët…
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) Mendi Qyra i ka dërguar një telegram urimi ministrit turk të Tregtisë, Omer Bolat. Më poshtë e gjeni të plotë telegramin e urimit: I nderuar dhe shumë i respektuar Ministër i Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Ömer BOLAT, Lajmi për emërimin tuaj si Ministër i Tregtisë së Republikës së Turqisë ishte një lajm shumë i këndshëm dhe i mirëpritur për ne, por aspak i befasishëm sepse besojmë fuqishëm nga eksperienca e veprimtarisë tonë, që jeni personi më adekuat për të menaxhuar me këtë resor shumë të rëndësishëm. Me këtë telegram urimi,…
A ju pëlqen Mercedes G-Class, por nuk keni 166 mijë euro për të përmbushur ëndrrën tuaj? Tani nuk duhet shqetësuar, pasi 6 mijë euro “mjaftojnë” për G-Classin e ri. Por duhet bërë një kompromis. Ky Mercedes, megjithëse duket si një Mercedes, nuk është vërtet një Mercedes. Siç shkruan Autoblog, bëhet fjalë për një kopje kineze nga kompania Shanxi Huayu Technology që ka “përdhosur” G-Classin dhe e ka ofruar në një reklamë në faqen e Alibaba. Përveçse është dukshëm më i vogël se origjinali (vetëm 3.5 metra i gjatë), “Mercedesi kinez” ka një motor të vogël elektrik që ka një distancë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Kurti shtoi se me ambasadorët e QUINT-it ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, dhe propozimin e qeverisë në lidhje me deskalimin në katër komunat në veri. Kurti ka paraqitur pesë pikat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për deskalim të situatës në veri. Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë…
Në vazhdim ju përcjellim video material ku atentatori i Ali Ahmeti, i kërkon falje tek varri i nënës së tij Huma: Si e përjetuat lajmin për faljen nga ana e Ali Ahmeti? z. Ahmeti është një burrë shumë i madh, një hero shumë i madh, është hero kombëtar, dhe unë kam pasur fatin që të takohem edhe me shumë bashkëpunëtor të z. Ahmeit dhe ata më kanë thënë se edhe prej momentit që ke gabu’ nga z. Ahmeti je i falur sepse z. Ahmeti pushkë për shqiptarët nuk ka. Nuk ka pas kurrë dhe nuk ka. Fjalët e nënës time…
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur për 24-vjetorin e Çlirimit ë Kosovës. Ai ka thënë se kjo ditë ka ardhur me shumë sakrificë. Kurti ka falënderuar të gjithë ata që sakrifikuan për Kosovën, përfshirë NATO’n për ndërhyrjen ushtarake. “Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë, demonstrata e studentëve, greva e minatorëve u shndërrua në lëvizje popullore. Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, vuajtjeve, humbjeve të popullit të Kosovës, pas sakrificës të Jasharve, pas luftës së UÇK-së. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalë nga aleanca më e madhe ushtarake e…

