Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me gazetarë dhe intelektual të Maqedonisë së Veriut në Strugë, për të bashkëbiseduar për çështje të aktualitetit mbarëshqiptarë. Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe ish kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, i cili ka shprehur mbështetjen për veprimet e fundit politike të Kurtit. “Sot me disa kolegë dhe intelektual në Strugë takuam kryeministrin e Kosovës Albin Kurti! I shpreha mbështetje për mbrojtjen dinjitoze të interesave të Kosovës përballë politikës shoviniste të Vuçiqit! E ndjej se kemi obligim njerëzor e kombëtarë ta mbështesim kryeministrin në çdo mënyrë e sa…
Author: IM
Në ditën e e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, kryeminsitri i vendit Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar heqjen e kufijve në Ballkan. Sipas tij, kufijtë janë vetëm burim i korrupsionit. Ai madje ka deklaruar se s’kemi nevojë për këta kufi të çmendur. I pari i qeverisë gjithashtu për këtë çështje ka adresuar kritika edhe për ndërkombëtarët, për të cilët Kovaçevski tha se japin fonde për kufijtë, në vend se të ndihmojnë në heqjen e kufijve mes vendeve në Ballkan. DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Dhe pastaj shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë ‘Ballkani i…
Ka ndërruar jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini. Sot, në ditëlindjen e 55-të, Kreshniku i ka mbyllur sytë, ndërsa të shumtë janë miqtë që kanë ngushëlluar në rrjetet sociale. Kreshnik Ajdini ka qenë gazetar i njohur, ndërsa ka shkruar në shumë media në Maqedoni, por edhe në rajon. Gjithashtu ka qenë aktivist i dalluar i shoqërisë civile, ndërsa ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, si dhe shoqërisë në përgjithësi. Varrimi i Kreshnikut bëhet nesër (e shtunë) në Dibër në ora 13:00./Koha
Në DAP janë tri sindikata, por sindikata “Solidariteti” është përfaqësuese dhe kanë njoftuar se do të fillojnë grevë çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 12:00, tha drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska. Ajo ka përsëritur për “TV24” se më herët kanë protestuar para Ministrisë së Financave, ndërsa sot edhe punonjës të Doganës janë shprehur të pakënaqur për pagat. “Si institucion që mbush 64% të buxhetit së bashku me Doganën në pjesën tjetër, ne jemi një institucion kyç shtetëror dhe shpresoj që së bashku me punonjësit të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme, pa vënë taksapaguesit, qoftë…
Ne ishim iniciatorë dhe i dhamë dorën për bisedë dhe takim udhëheqësish, tha për TV24 nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. “VMRO-DPMNE-së nga dhjetë ministri i kemi ofruar edhe pesë ministri që të jenë pjesë e Qeverisë dhe BE-ja do ta respektojë më shumë unitetin tonë”, tha Llukarevska. Ajo shtoi se procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të ketë sukses dhe i tillë, sipas saj, është mesazhi i bashkësisë ndërkombëtare dhe zyrtarëve të lartë. “Duhet ta kryejmë detyrën në shtëpi dhe është mirë që edhe VMRO-DPMNE i përkrah ndryshimet kushtetuese, ndaj le të jetë Mickoski kryeministër. Ne nuk udhëhiqemi nga interesi për…
Të paktën 23 persona janë plagosur nga sulmet ruse në Kherson të Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Andriy Yermak tha se sulmet goditën tre zona të ndryshme të qytetit, duke dëmtuar një strukturë mjekësore, një supermarket dhe një kopsht fëmijësh. Në mesin e të plagosurve ishin tre fëmijë.
Tiranë, protestojnë qytetarët në mbështetje të Kosovës: Përjetë bashkë! Me moton “Dje, sot, nesër përjetë bashkë”, disa qytetarë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë protestuar të premten në Tiranë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit, Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit, shkruan Oranews. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin e Prespës për Dialog (PFD) në panelin e titulluar “Rrugët drejt progresit”, ku ishte panelisti i vetëm, raporton Anadolu. Kryeministri Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit dhe përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, incidentin me tre policët kosovarë që u kapën nga forcat serbe, propozimet për zgjidhjen e statusit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe çështje të tjera. Duke i përshkruar ngjarjet e mëhershme që çuan në përshkallëzimin e situatës, ai rikujtoi se gjithçka filloi me dorëheqjen “me urdhër nga Beogradi” të mbi 500 policëve serbë dhe…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Angılı diskutuan në takim “marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok”. Kryeministri Kurti, sipas njoftimit, i shprehu ambasadorit Angılı falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve turq në KFOR, duke cilësuar se “kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”. Aktualisht një pjesë e kontigjentit turk të KFOR-it janë vendosur në Zubin Potok, në lokacionin afër komunës, me tanke…
Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi në njërin nga panelet e organizuara në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Strugë, tha se është e rëndësishme që të zhbllokohen të gjitha investimet në Ballkanin Perëndimor dhe të hapen të gjitha potencialet. Tani, sipas tij, është koha e duhur për ta bërë këtë sepse rajoni nuk ka vend për t’u vonuar më tej, por duhet të fokusohet në energji, siguri dhe financa. “Duhet të krijojmë një mjedis të favorshëm për zbatimin e iniciativave të biznesit që do të investojnë në sektorin e energjisë. Diçka për të cilën krenohemi është liberalizimi i tregut…
Me marrëveshjen e Prespës dhe të gjithë hapat e mëpasshëm deri më sot, ne kemi ripërtërirë besimin në diplomaci, duke promovuar dialogun e hapur si përfitim. Me këtë treguam një shembull të zbatueshëm dhe funksional të zgjidhjes së krizave që ka një domethënie të veçantë në kontekstin e sotëm gjeopolitik të zhvillimeve, për zgjidhjen e sfidave të ngjashme me të cilat po përballet sot rajoni dhe Evropa. Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Struga sonte në sesionin zyrtar të hapjes “Pesë vjet pas Marrëveshjes së Prespës: sfidat e shndërruara në mundësi” në forumin e dialogut të Prespës.…
Naim A. Cami Njeriu i cili vetevehten e quan dhe paraqitet si demokrat,i cili ne angazhimin e vet politik vepron kryesisht ne mbrojtjen e vlerave demokratike ne shoqeri,ne mbrojtje dhe ne perfaqesimin e drejte te te gjithe qytetareve te RMV, ne betejen transparente dhe jo selektive kunder krimit te organizuar dhe korupcionit,me deklaratat e tija te fundit ne forme te ultimatumit,dukshem ka devijuar nga keto gjoja parime te proklamuara,duke kerkuar dicka qe apsolutikisht nuk indentifikohet me paraqitjet e tija politike. Gjegjesisht,duke filluar nga takimi ” i lidereve koke me koke” me kryeministrin e RMV,per te cilin takim ka pergjegjesi politike…

