Të premten në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i shkrimtarit e publicistit, tashmë edhe leksikografit, Rexhep Zllatku. Ky fjalor është rezultat i një pune prej 15 vjetësh. Zllatku, i cili në Beograd ka përfunduar shkollën njëvjeçare të gazetarisë ndërsa në Shkup Fakultetin Juridik, si fillim kishte pasur dyshime nëse do t’ia dilte përfundimit të fjalorit në të ‘80-at e tij, megjithatë, siç u shpreh ai, me kohën vështirësitë filluan të fashiteshin. Fjalori është përuruar në Prishtinë, pas Shkupit, vitin e kaluar. Autori Rexhep Zllatku ka thënë se problemi më i madh i gjuhës shqipe…
Author: Emad
Përkundër sfidës së identitetit personal që kemi të gjithë, e bukura është në pranimin e diversitetit dhe të punojmë së bashku për të ecur drejt asaj që duam, që është zhvillimi i përgjithshëm i vendit tonë, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në deklaratë për CIVIL media, në konferencën e njëmbëdhjetë shkencore ndërkombëtare “Sfidat e identitetit, trashëgimisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm apo turizmit lidhur me krizat e reja” në Ohër. – Koncepti i një shoqërie për të gjithë është plotë sfida, unë kam qenë i përfshirë në këtë projekt që në fillim, madje kam qenë pjesë e krijuesve të…
Më 25.12.2022, portali Netpress botoi titullin sensacionalist “Ministrja Caci bëhet shllang” me fotografi të pretenduar të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Në lajm thuhet se “Petrovska çdo mëngjes ushtron në palestrën e fitnesit Kan në Kozle të Shkupit”, e cila “hapet vetëm për ministren Caci”. Në fund të tekstit të publikuar në rubrikën “Maqedonia” thuhet se “Rubrika i kushtohet satirës politike dhe lajmi nuk duhet marrë si i vërtetë”. Por rubrika “Maqedonia” nuk është rubrikë për satirë, por rubrikë për lajme nga Maqedonia. Përmbajtje e ngjashme është publikuar në rubrikën “qepë” të portalit “Hronika.mk” dhe është përhapur në rrjetet sociale nga profile anonime.…
Ukraina u ka bërë thirrje vendeve partnere që të “përforcojnë në mënyrë të konsiderueshme” kontributet e tyre të mbrojtjes për Kievin në luftën kundër Rusisë. “Apelojmë te të gjitha vendet partnere që tashmë kanë ofruar ndihmë ushtarake ose po planifikojnë ta ofrojnë atë, me një thirrje për të përforcuar në mënyrë të konsiderueshme kontributin e tyre praktik në forcimin e aftësisë së Ukrainës për të mbrojtur veten dhe për ta sjellë ndihmën e tyre në një nivel cilësor të ri”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Dmytro…
Autoritetet kanë paralajmëruar një debat publik për ndryshimet kushtetuese që janë parakusht, që Shkupi dhe Brukseli të hapin kapitujt e negociatave pas përfundimit të skriningut këtë vjeshtë. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, tha se janë duke vazhduar konsultimet në nivel ekspertësh për përmbajtjen e draft tekstit të ndryshimeve kushtetuese, por paralajmëroi edhe debate me shoqërinë civile, biznesin dhe komunitetin akademik. Në këto debate, përveç përmbajtjes, do të diskutohet edhe rëndësia politike dhe ekonomike e ndryshimit të Kushtetutës. “Rëndësia politike është shumë më e madhe se ndryshimet kushtetuese të një pjese të Preambulës, dhe një amendamenti për Komisionin për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve. Këto…
Në sfidat duhet të shohim një mundësi, përveç të kaluarës, të luftojmë për të ardhmen, dhe krahas dallimeve të ndërtojmë një mozaik bashkimi, tha zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi në hapjen e konferencës së 11-të shkencore ndërkombëtare me temë “Sfidat të identitetit, trashëgimisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, lidhur me krizat e reja”, që mbahet në Ohër. “Duke u përgatitur për këtë konferencë, mendova se çfarë duhet të them sot teksa qëndroj këtu përballë jush. Fatmiri, i cili është shqiptar në Maqedoni, ka studiuar në Shqipëri, është kthyer në vendlindje, ka punuar për shumë vite në sektorin civil në tema të rëndësishme sociale si…
Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, tha se ky vit duhet të sjellë përfundimin e plotë të procesit të skriningut, progresin e reformave dhe hapjen e kapitujve, kuptohet pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese, njofton Portalb.mk. “Kemi një mundësi historike që nuk duhet ta humbim. Për ne negociatat janë një mundësi historike dhe unike për një transformim të shpejtë dhe të thellë të shoqërisë maqedonase në të mirë, gjegjësisht një shans për evropianizimin e vendit”, tha Mariçiq. Ai shtoi se ky është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Maqedonisë që…
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, nga Teatri Kombëtar në Shkup, tha se figura e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti është e sulmuar nga Artan Grubi. Sipas tij, shumë funksionarë janë me Artan Grubin jo për shkak bindjes por për shkak të detyrimit. “Jo për shkak të idesë por për shkak mekanizmave të pushtetit. Jo për shkak të demokracisë, por për shkak të shantazhit. Dhe kjo duhet të marrë fund sa më shpejtë”, tha Izet Mexhiti, shkruan SHENJA. Mexhiti ju drejtuar Artan Grubit duke i thënë se është i lexuar. “Nëse aq shumë ja do të mirën BDI-së, urdhëro dhe ofro…
Fondacioni i Civilizimit Islam (FOCIC) – Shkup me sukses përmbylli trajnimin për mësimdhënësit e gjuhës arabe, i cili është organizuar në bashkëpunim me institutin arsimor të gjuhës arabe në Stamboll të Turqisë – AKDEM dhe Lingua Star në Tetovë. Ky seminar tre ditor u realizua në Tetovë nga 13 deri 15 Janar 2023, nën kujdesin e Fondacionit të Civilizimit Islam (FOCIC). Në këtë aktivitet shkencor morën pjesë 22 mësimdhënës të gjuhës arabe që përfaqësonin institucionet arsimore arabe nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe Maqedonia e Veriut. Ky program u realizua nga eksperti i metodologjisë bashkëkohore për mësimin e gjuhës arabe për…
Roli i artistit në shoqëri është roli kyç në mbajtjen gjallë të kujtesës historike. Përcjellja e vlerave kombëtare duhet të jetë dhe interesi kryesor në ditët e sotme. Ndonëse arti merr suaza të ndryshme, në varësi të vendit që krijohet, ne si shqiptarë duhet të jemi me këmbë në tokë për të qenë të vetëdijshëm për historinë që përfaqësojmë. Luran Osmani Njëri nga këta artistë është Luran Osmani, i cili mbetet fytyra anonime që fshihet pas grafiks së Skënderbeut. 1. Duke qenë se ne në Maqedoni jemi rritur me “atdhe të munguar”, a mendon se kjo na ka bërë që…
Më 09.01.2023, disa media transmetuan deklaratat e Nikollaj Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, se “Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një konflikt midis Moskës dhe Kievit…” dhe “Ne nuk luftojmë kundër Ukrainës, sepse nuk mund ta urrejmë popullin e zakonshëm ukrainas”. Mirëpo, këto pretendime të Patrushevit janë të pavërteta të dukshme. Siç thekson edhe Poligraf.info, “Rusia kreu invazion mbi Ukrainën në shkurt, pavarësisht mungesës së një kërcënimi të besueshëm nga Ukraina dhe NATO”. De Gjithashtu, portalet Antropol dhe Veçer e transmetuan deklaratën e Patrushevit se “Rusia me një operacion special ushtarak po i çliron rajonet e saja nga okupimi…”. Mirëpo, në rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së thuhet…
Kemi pasur një vit dinamik me shumë sfida dhe pasiguri, si në vend ashtu edhe në atë ndërkombëtar. POR, 2022 ishte gjithashtu një vit i suksesshëm. Një vit në të cilin bëmë një hap historik në integrimin evropian, filluam negociatat me Bashkimin Evropian dhe e vendosëm vendin në rrugën e shpejtë të reformave dhe transformimit, thotë zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në aktivitetin vjetor multimedial publik të CIVIL – “Perspektiva 2023”./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=WFGHhnUtAKg