Studiuesi Zharko Trajanoski foli për temën “Dezinformimi rus dhe prorus në Maqedoninë e Veriut: Narrativi dhe studimet e rasteve”, në tryezën e organizuar nga Instituti për Media dhe Analitikë IMA më 26.01.2023. Trajanoski kujtoi narrativat ruse dhe pro-ruse në periudhën deri në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, narrativat pas anëtarësimit në NATO po ashtu edhe për linjat e ndjekuara të transmetimeve aktuale ruse pas vazhdimit të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022./Lajmi i plotë. https://youtu.be/4r3syNUDyTo
Author: Emad
Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizoi një panel diskutimi “Dezinformimi rus në Maqedoninë e Veriut: Narrativi dhe studimet e rasteve”, që u mbajt më 26 janar 2023 (e enjte) në Brutalisk në Shkup. Paneliste e parë ishte Rosana Aleksoska, menaxhere e programit “Lufta kundër lajmeve të rreme dhe narrativave” nga Asociacioni qytetar “MOST”. Aleksoska fillimisht theksoi rëndësinë e narrativave dhe lidhjen mes tyre dhe mënyrën se si mendojnë njerëzit: “Rrëfimet ruse, d.m.th. operacionet për ndikim, dezinformim dhe propagandë, nuk janë të reja, e kjo do të thotë se nuk kanë filluar nga fillimi i agresionit brutal kundër Ukrainës, por…
Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha për Politiko se Ukraina ka një plan për të hyrë në Bashkimin Evropian në dy vitet e ardhshme. “Ne kemi një plan shumë ambicioz për të hyrë në Bashkimin Evropian në dy vitet e ardhshme. Pra, presim që këtë vit, në vitin 2023, ta kemi këtë fazë të negociatave të para-anëtarësimit”, tha ai. Ambasadori i BE-së në Ukrainë, Mati Masikas, thotë se Brukseli po diskuton përparimin e Ukrainës në punën për rekomandimet e BE-së në lidhje me dhënien e statusit të kandidatit në BE. Në Samitin Ukrainë-BE, që do të mbahet më 3 shkurt në…
Klubi i hendbollit Maqedonia Gjorçe Petrov nga vendbanimi me të njëjtin emër në Shkup po kalon një kalvar të vështirë të pasi mbetën pa sallë për stërvitjet dhe ndeshjet në pjesën e dytë të ligës së parë të hendbollit të Maqedonisë. Salla sportive në shkollën e mesme “Koço Racin”, të cilën e kanë shfrytëzuar me vite, nuk e kanë më në dispozicion, pasi kryetarja Danela Arsovska dhe Qyteti i Shkupit vendosën ta nxjerrin jashtë përdorimit, pasi siç u thanë në klub, ishte jofunksionale dhe e pasigurt për garat e ardhshme, ndonëse palestra ka vite që i plotëson kushtet për zhvillimin…
Liqeni i Prespës ka rënë në lartësi me 560 centimetra në dy vjet, dhe uji po tërhiqet në mënyrë drastike nga bregu, kjo matet me kilometra. Tani për tani askush nuk ka një përgjigje të saktë se cila është arsyeja e tërheqjes së konsiderueshme të liqenit të dytë natyror më të madh në Maqedoni. Ambientalistët dhe banorët e vendbanimeve përreth në Prespë prej vitesh kanë ngritur alarmin për këtë problem të madh, por tani për tani nuk ka veprime konkrete që do të pengonin tërheqjen./Lajmi i plotë.
përdorimin e do të shohim si do të veprojnë më tej edhe institucionet tjera”, shtoi ajo. Nga Antikorrupsioni paralajmërojnë se dëshmitë do t’i dorëzojnë në Qeveri, te Avokati i Shtetit dhe në Prokurori dhe presin që të veprojnë. Nikollovska thotë se Prokuroria duhet të vendos nëse do të veprojë për falsifikimin e dokumenteve, ndërsa Avokati i Shtetit duhet të konfirmojë dëshmitë dhe të vendos nëse duhet të prishet kontrata me koncesionerin./Alsat
Parlamenti maqedonas ende është në pritje të ratifikimit të Marrëveshjeve nga iniciativa Ballkani i Hapur, me të cilat parashihet që Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria të konkurrojnë në tregun e punës në të tri vendet. Është hapi i fundit me të cilin tregu maqedonas i punës, si dhe tregjet e punës në Shqipëri dhe Serbi, do të hapen për punëtorët nga të tre vendet, gjë që do të rrisë lëvizshmërinë në rajon. Që kjo të ndodhë, vazhdimisht apelojnë sektori i biznesit, si dhe koordinatori kombëtar për Ballkanin e Hapur, Marjan Zabërçanec./Lajmi i plotë.
Më të gjithë ish kryetarët e LSDM-së kam kontakte parimore, gjatë miratimit të vendimeve për disa çështje të rëndësishme në shtet, kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 Gradë” në Alsat. “Kam kontakte me të gjithë ish kryetarët e LSDM-së, pa përjashtim. Ata janë, normalisht në bazë të parimeve… të gjitha ato kontakte janë në bazë të nevojës, kur është e nevojshme që të merret ndonjë këshillë e caktuar, për shembull gjatë miratimit të ndonjë vendimi për të cilin nevojitet konsultim më i gjerë. Një këshillë e tillë nga një person me përvojë është e rëndësishme në politikë”, tha…
Udhëheqësit e partive e kanë kthyer konfliktin ushtarak të vitit 2001, si temë konfrontimi të ndërsjellë. Gjithçka filloi pasi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndau se UÇK-ja e fitoi konfliktin dhe kështu luftën me Rusinë do ta fitojnë edhe ukrainasit. Menjëherë ka ardhur një koment nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ka theksuar se ai ka qenë vullnetar në vitin 2001 dhe se nuk e ndjen se Ahmeti është “fitues në luftë”. Por, një përgjigje e re ka ardhur nga tribuna e BDI-së në Tetovë. Mickoski nuk mbeti borxhli. Mëngjesin e sotëm ndau fotot e tij me armë…
“… fluturoni te Allahu. Unë jam i dërguar nga Ai me një paralajmërim të qartë për ju”. (Dharijat, 50) Ismail BARDHI, Shkup Kërkesat, dëshmitë nuk kërkojnë liri, sidomos feja nuk është fenomen të cilit i pengon liria, ose që “e çliron” liria; besimi, shpirti janë diçka madhore dhe Zoti ato nuk i ka nënçmuar dhe nuk i nënçmon me lirinë e dhuruar në këtë hapësirë, e cila është duke u përballur me diçka shumë të madhe, sfiduese përballë të vërtetës dhe jo të vërtetës, përballë besimit dhe jobesimit. Këtë e them duke u bazuar në një rast i cili paska…
Nëse mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, me cilën parti shqiptare do të bënte koalicion OBRM-PDUKM? Në këtë pyetje sonte në “10 minuta” në “TV21” është përgjigjur Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së. Sipas tij, synimi primar i tyre është që të sigurojnë shumicën në Kuvend që të mos shantazhohen dhe tu bëjë presion nga askush. closevolume_off Por, siç thotë Nikolloski, ata sigurisht që i respektojnë përfaqësuesit e partive shqiptare, ndërsa dëshira e tyre është të bashkëpunojnë me forcat politike opozitare.
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, CIVIL si një organizatë e të drejtave të njeriut kujton kohën e gjenocidit kundër hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth 6 milionë hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar. CIVIL na kujton se kjo e keqe globale, në të cilën jetët e miliona njerëzve të pafajshëm u morën në mënyra të tmerrshme, vetëm sepse nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre në ideologjinë e tyre të shtrembër dhe antisemitike i konsideronin hebrenjtë (dhe jo vetëm) si më të ulët…