Author: Emad

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Fatmir Limanit:  KRIMI I ORGANIZUAR Kryesor, për licencën e dytë të LOTARISË në MAQEDONI është kompania “NOVOMATIK”. E gjitha fillon me Kazinon në Gjevgjeli, që drejtohet nga GRAF me bashkëpuntor TAL SILBERSTEIN, me përkatësi Hebraike, i cili harton strategjinë e veprimeve politike të BDI-së. Njeriu, i cili BDI-së, i mësoi marifetin e mashtrimeve të mëdha që përmes reklamimit në 3-D, të paraqesi si të realizuara projektet në imagjinatë-dëshirën e njerëzve. Dhe përmes gënjeshtrave të sigurojë pushtetin Diktatorial, të cilin e ushtrojnë ndër vite. E gjitha kjo e finansuar nga fonde që burimet…

Lexo më Shumë

Numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë po i afrohet 200,000, një simbol i qartë se sa keq ka shkuar pushtimi i Presidentit Vladimir Putin, sipas zyrtarëve amerikanë dhe të tjerë perëndimorë. Megjithëse zyrtarët paralajmërojnë se viktimat janë të vështira për t’u vlerësuar, veçanërisht pasi Moska besohet se numëron në mënyrë rutinore të vdekurit dhe të plagosurit në luftë, ata thonë se masakra nga luftimet në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut dhe qytetit të Soledarit, është rritur shumë ./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Një mafioz i dyshuar që kaloi 16 vjet në arrati është arrestuar në Saint-Etienne në Francën qendrore, tha Interpol. Edgardo Greco (63), një anëtar i dyshuar i mafies kalabreze – ‘Ndrangheta – u arrestua të enjten në mëngjes. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera në janar 1991 dhe një tentativë vrasje në korrik 1991./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Përveç shkollave në Shkup, sot kanë marrë kërcënime edhe për bomba të vendosura, mëson 24 info. Siç informojnë nga MPB-ja, sot PSSH Shkup ka njoftuar se adresat elektronike të tetë shkollave, përkatësisht Josip Broz – Tito, Rade Jovçevski Korçagin, Pançe Arsovski, Mihajlo Pupin, Nikola Karev, Arseniye Jovkov, Orce Nikolov dhe Vlado Tasevski kanë marrë kërcënime për bomba në Shkup./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” sonte në tubimin e organizuar nga Nevzat Bjeta në Gostivar u shpreh se ai nuk frikësohet nga shpata e Ali Ahmetit pasi sot nuk është kohë e monizimit e as e Xhaxhit Enver. “Sa i përket shpatës, ne kemi kalkulu dhe e kemi menduar mirë kur i kemi hy kësaj pune, ndoshta te qytetarët paraqet një risi që nuk ka ndodh dikush i qeverisë të kritikojë qeverinë, dikush që ka poste të kritikojë qeverinë dhe ne jemi të lumtur që është një vlerë e re e BDI-së dhe politikës shqiptare, por sa i përket…

Lexo më Shumë

Disa portale, më 22.01.2023, botuan informacione të gabuara se deputeti Antonio Milloshoski është bërë “top temë në mediat greke”. Portali “Markukule” botoi artikull me titullin: “Antonio Milloshoski tërboi grekët: Valëviti diellin nga Kutleshi në malin Olimp”. Portali “Deneshen” publikoi titullin: “MILLOSHOSKI TOP TEMË NË GREQI: E kuptoj dobët greqishten, por i kuptova, thotë ai, për flamurin me Diellin nga Kutleshi në Olimp”. Por çfarë mund të konstatohet pas verifikimit të fakteve, a është e vërtetë se Milloshoski është top – temë në mediat greke pasi ka valëvitur  flamur me diellin nga Kutleshi në Olimp? Deputeti Milloshoski këto ditë nuk është aspak top…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të fundit të Indeksit të Demokracisë për vitin 2022, Maqedonia ka shënuar rezultate të përmirësuara dhe këtë vit është një vend më lart, në vendin e 72-të, me rezultat të përgjithshëm prej 6,10 pikë indeksi. Rezultati i Maqedonisë së Veriut përmirësohet pak, nga 6,03 në 2021 në 6,10 në 2022, për shkak të përmirësimeve në rezultatin e lirive civile, ndërsa rezultati i funksionimit të qeverisë bie. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin jopopullor në korrik, i cili rezultoi në heqjen e vetos së Bullgarisë për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Lajmi i…

Lexo më Shumë

Inflacioni në eurozonë nga Janar ka filluar të bie duke shkuar në 8.5 për qind, falë rritjes shumë më të vogël të çmimeve të energjisë, treguan vlerësimet e para të Eurostat të mërkurën. Në janar, norma vjetore e inflacionit në Eurozonë, e shprehur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK), ishte 8.5 për qind, ka llogaritur Enti Evropian i Statistikave. Në dhjetor, çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me 9.2 për qind me bazë vjetore dhe me 10.1 për qind në nëntor. Në tetor, inflacioni arriti nivelin më të lartë që nga viti 2000, kur Eurostat filloi…

Lexo më Shumë

CIVIL e dënon me indinjatë të skajshme deklaratën e fundit të kreut të së “Majtës”, Dimitar Apasiev, në të cilën ai përdori fjalë jashtëzakonisht fyese dhe manipulime ndaj Civilit dhe kryetarit të organizatës së saj. Kjo është vetëm një nga seritë e pafundme të shpërthimeve të këtij ultra të djathti që udhëheq një parti politike të përfaqësuar në parlamentin maqedonas. “Do të të pushkatojmë të gjithë” dhe “Fëmijët do të pështyjnë gjak” janë vetëm një pjesë e “gamës” skandaloze, ekstreme dhe kërcënuese të këtij politikani. Ai u bë i famshëm dhe do të mbahet mend si i tillë: vulgar, i…

Lexo më Shumë

Ky është Enver Beganoviçi, i cili ka vendosur që të udhëtojë në këmbë,  pa asnjë llojë transporti tjetër, duke filluar nga  Austria , aty edhe ku jeton, të shkojë në Mekë dhe Medina, për të kryer kushtin e 5 të fesë islame, haxhin. Ekipi i Televizionit Shenja, takoi Enver Beganoviçin , i cili sapo kishte  hyrë në Maqedoninë e Veriut, nga shteti fqinjë, Kosova.   Ai sqaroi edhe përvojën e tij se si ka arritur deri  këtu dhe pse ka vendosur që të bëjë një gjë tillë. ENVER BEGANOVIÇ “Në jetën në të cilën kamë jetuar, kamë qenë sportist, dhe jeta…

Lexo më Shumë

Presidenti Volodimir Zelenski e ka vlerësuar goditjen e vazhdueshme kundër korrupsionit si një “lëvizje drejt drejtësisë” pasi autoritetet ukrainase bastisën dhe kontrolluan shumë vende të lidhura me anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët e qeverisë së Ukrainës, raportoi Washington Post. “Sot është një ditë e frytshme për vendin tonë – një ditë e frytshme në përballjen me ata që kërkojnë të dobësojnë Ukrainën,” tha ai në fjalimin e tij. Shtytja vjen vetëm disa ditë përpara një samiti të planifikuar në Kiev midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, pasi Ukraina kërkon të bëhet një anëtare e plotë e unionit. Autoritetet ukrainase bastisën dhe kontrolluan…

Lexo më Shumë