Author: Emad

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se çmimet e pemëve dhe perimeve po rriten në mënyrë të pakontrolluar në periudhën para festave, andaj konsiderojnë se paralajmërimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve duhet të zbatohet sa më parë në mënyrë që të mund të planifikojnë shpenzimet. Aktualisht, në treg një kilogram qepë ka arritur në 80 denarë (1.3 euro), një kilogram tranguj kushton 100 denarë ose 1.6 euro, ndërsa një kilogram domate shitet 140 denarë (2.2 euro). “Çmimet duhet ngrirë pasi e shihni sa e shtrenjtë është bërë gjithçka,…

Lexo më Shumë

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kanë arritur marrveshje për lehtësimin e provimit të maturës shtetërore. Nga  Ministria e Arsimit dhe Shkencës, informuan se këtë vit do të ketë lehtësim shtesë për dhënien e provimit të maturës shtetërore në interes të të gjithë nxënësve të shkollave të mesme. Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, përmes një komunikate theksojnë se matura shtetërore do ti përshtatet gjendjes në arsim dhe do t’i lehtësohet  kësaj gjenerate maturantësh, të cilët janë prekur më shumë nga ndërprerjet e procesit mësimor. UNIONI I NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski thotë se “branitellat” dhe ish luftëtarët e UÇK-së nuk mund të kenë status të barabartë. Në Programin 200, Mucunski shpalosi detaje nga pr/ligji i VMRO DPMNE-së për “branitellat” ndërsa nuk tregoi nëse partia e tij do të mbështeste nismë ligjore për statusin juridik të ish UÇK-së. “Për mua nga kjo perspekitë duke e shikuar 20 vite pas nuk ka logjikë të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi njëra kategori ka mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së. Mucunski tha se nuk mban mend që BDI-ja të ketë…

Lexo më Shumë

Në një punim të ri të botuar në revistën Science, është shfaqur një animacion që tregon evolucionin e Tokës. Animacioni u krijua duke përdorur një model të ri, i cili tregon mbi 100 milionë vjet të historisë së planetit tonë, duke përfshirë ndryshimet topografike – krijimin e oqeaneve dhe maleve dhe aktivitetet e shkaktuara nga erozioni. Modeli, i cili është paraqitur në kanalin YouTube të Universitetit të Sidneit, tregon se si masat tokësore u copëtuan ndërsa pllakat tektonike lëviznin, duke krijuar oqeanet dhe vargmalet që njohim sot./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=MhXkMSyLXsA

Lexo më Shumë

Shumë besuan se në mesin e marsit fati i Bakhmut u vulos dhe qyteti ishte i dënuar të binte në duart e rusëve. Megjithatë, pasi forcat ukrainase u tërhoqën nga pjesa lindore e qytetit dhe mbrojtën linjat e furnizimit në jug të Bakhmutit, ka të ngjarë që forcat ruse nuk do të jenë në gjendje ta kapin atë për një kohë të gjatë. Moska duket se e ka kuptuar këtë, dhe forcat ruse kanë reduktuar kështu intensitetin e sulmeve të tyre ndërsa lëvizin trupat diku tjetër, thuhet në analizën e nstitutit të Varshavës. Beteja e Bakhmut është tani një disfatë…

Lexo më Shumë

Takimi mes presidentit serb Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Kurti që u zhvillua më 18.03.2023 në Ohër, ishte për më shumë ditë në fokus të mediave. Mes shumë përmbajtjeve të publikuara, kishte edhe të tilla që dezinformuan opinionin. Një ditë para takimit, më 17.03.2023, më tepër media, duke iu referuar një raporti të korrespondentit të agjencisë MIA, publikuan tekste me titull: “Kurti nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dekretin e Thaçit”. Në përmbajtjet e botuara shkruan: “Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin presidentit…

Lexo më Shumë

Prej ditësh një fotografi e Papa Françeskut i veshur me një xhup të fryrë është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke habitur qindra-mijëra përdorues. Megjithatë fotografia është rezultat i gjenerimit përmes programeve të inteligjencës artificiale, një teknologji që ka avancuar aq shumë gjatë viteve të fundit, sa që po e bën gjithnjë e më të vështirë për t’u dalluar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Papa shfaqet me një xhup të bardhë të fryrë të veshur mbi rrobat e tij tradicionale, ndërsa në qafë mban kryqin varur në një zinxhir. Papa Françesku me xhup, foto e gjeneruar…

Lexo më Shumë

Tani që jemi në kohën e muajit të shenjtë të Ramazanit, qytetarët e shtojnë edhe konsumimin e hurmës. Por, pak persona dinë për përfitimet e mëdha shëndetësore që na vijnë nga konsumimi i hurmës. Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si frutat më të shëndetshme në planet. Hurma e cila kultivohet kryesisht në viset e ngrohta ndihmon në reduktimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit të lartë, diarresë etj. Hurma është e pasur me fibra natyrore të cilat janë parësore në funksionimin e duhur të zorrëve madje, konsumimi i saj tretë shpejtë ushqimin dhe na mbanë të ngopur. Sheqeri natyral që…

Lexo më Shumë

Nuk ka ardhmëri të një kombi e shoqërie, pa stabilizim ekonomik. Kështu në Klan Debat vlerësoi kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu. Sipas tij, kriza në vendet e Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, qëndron tek korrupsioni si dukuri e përhapur. “Duhet të fillojmë nga lufta e ashpër kundër korrupsionit. Korrupsioni është vepra më e mallkuar në Islam. është kancer i shoqërisë. Nëse duam të gjejmë se pse ka krizë në shumë vende të Ballkanit dhe të botës, mos mundoheni të gjeni kushedi se çfarë përgjigjeje. Përgjigjja qëndron në korrupsion, në keqpërdorimin e mjeteve që janë shoqërore e që unl i…

Lexo më Shumë

Propaganda ruse e ka keqpërdorur tubimin e besimtarëve në liturgjinë hyjnore si tubim proteste, transmeton Ukrinform. Mediat e Kremlinit dhe kanalet pro-ushtarake Telegram po përhapin informacione të rreme duke pretenduar se ukrainasit po mbajnë mitingje masive në Kiev kundër dëbimit të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës (deputet i UOC) nga Lavra Kyiv-Pechersk./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Kanë mbetur vetëm dy dyqane të hapura të jorganëve, në rrugën e ashtuquajtur po me këtë emër – në pazarin e vjetër të Shkupit. Një prej tyre është edhe Nusret Agushi, i cili me këtë zanat merret që në fëmijëri. Pesëdhjetë vjeçari Agushi e ka marrë zanatin nga mjeshtri, nga i cili ka marrë edhe dyqanin ku qep me dorë jorganët tradicionalë./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Zoran BOJAROVSKI Pas tre vitesh anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut mund të konfirmojë se përmbushja e një prej dy objektivave kryesore strategjike për pozicionimin ndërkombëtar të shtetit në bashkësinë e demokracive progresive perëndimore – anëtarësimi në NATO, i ka përmbushur të gjitha pritjet dhe i ka justifikuar të gjitha angazhimet me argumente dhe racionalitet për të vërtetuar atë përcaktim si të justifikuar dhe jashtëzakonisht domethënës për të ardhmen dhe perspektivat e gjera të vendit. Tre vitet e deritanishme të Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s janë mjaft të mjaftueshme dhe të mbushura me përmbajtje që hodhi poshtë të…

Lexo më Shumë