Author: Emad

Muajt ​​e parë të pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar panë rritje të çmimeve të naftës dhe gazit natyror, duke sjellë përfitime të papritura për Moskën. Por tani, një vit pas fillimit të luftës, ato ditë kanë përfunduar. Ndërsa lufta hyn në vitin e dytë dhe sanksionet perëndimore shtrëngohen, të ardhurat e qeverisë ruse po tkurren dhe ekonomia e saj është zhvendosur në një trajektore më të ulët rritjeje, me gjasë për një afat të gjatë, sipas një analize të botuar në Wall Street Journal. Gazi dhe nafta, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të vendit,…

Lexo më Shumë

Në ClickPlus në TV21 ka qenë mysafirë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Me të është biseduar për Bashkimin Evropian dhe përfitimet nga projektet e finacuara nga kjo bashkësi. “Rreth rolit të organizatave qytetare. Duhet të fillojmë nga jeta e përditshme e qytetarëve. Javën e kaluar promovuam 80 milionë euro për stacionin pastrues në Shkup. Kjo është shumë konkrete. 80 milionë euro nga IPA 23 i ridestinuam drejt sistemit energjetik, që ta kalojmë dimrin. Kjo ishte ndihmë nga BE-ja. Korridoret rrugore të mos i përmendim dhe projekte të tjera… Ka përfitime konkrete nga qytetarët, por këtu na duhet ndihmë edhe…

Lexo më Shumë

TV21 nga burime të tij mëson se sot është caktuar mbledhje e Këshillit Mbikëqyrës me në krye Ali Ahmetin. Edhe pse kryetari i këtij Këshilli është Musa Xhaferi, siç mëson TV21, ai nuk do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit, por do të jenë vetëm anëtarët e të njëjtit. Pritet që Këshilli Mbikëqyrës ta informojë kryetarin Ahmeti për shkeljet statutore të partisë që janë bërë nga “Grupi i zjarrit”. Si rrjedhojë, sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, në bazë të këtij raporti të Këshillit Mbikëqyrës, Ahmeti do të nis procesin e shkarkimit të të pakënaqurve në BDI, përkatësisht…

Lexo më Shumë

Më 17.03.2023, portali Republika publikoi titullin “Ngjashëm me kontestin e emrit kur erdhi LSDM: Ish-pushteti serb i zhvendosi negociatat për Kosovën nga OKB-ja në BE”. Në tekst pretendohet: “Ngjashëm bëri edhe LSDM kur erdhi në pushtet në vitin 2016. I zhvendosi negociatat për emrin me Greqinë nga OKB në BE, ku Maqedonia ishte në pozitë të pabarabartë”. Të njëjtin lajm e publikoi edhe portali “PressingTV” më 18.03.2023 me titullin “A tingëllon e njohur kjo: Pushteti i mëparshëm serb i ka zhvendosur negociatat për Kosovën nga OKB-ja në BE”. Mirëpo, është e pavërtetë se LSDM erdhi në pushtet në vitin 2016. LSDM-ja e…

Lexo më Shumë

Marka e parë e automjeteve elektrike turke Togg ka marrë 177.467 porosi për modelin e parë T10X në 12 ditët e fundit. Porositë për këtë veturë kanë nisur më 16 mars dhe kanë përfunduar të hënën (27 mars). Kompania do të dorëzojë 20.000 modele T10X këtë vit, dhe një short do të mbahet sot për të përcaktuar se kush do të marrë makinat e para elektrike. Më parë, kompania njoftoi se numri i dërgesave në vitin 2023 do të ishte 12.000, por, pas kërkesës së madhe, numri u rrit në 20.000. Çmimi i modelit standard T10X varion nga 953.000 lira…

Lexo më Shumë

Sot, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, në fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup – “Shën Kirili dhe Metodi”, është zgjedhur si dekan, prof. Besfort Idrizi. Kështu duke e zgjedhur një shqiptar si të parin e këtij institucioni duket se tashmë janë thyer shumë tabu, që deri para disa kohësh ishin të paarritshme për etnitetet tjera në shtetin tonë. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Idrizit: “Sot, nga ana e profesorëve të Fakultetit të Arteve Dramatike Shkup u zgjodha dekan i fakultetit. Me besimin e kësaj detyre, jo vetëm që më është bërë një…

Lexo më Shumë

XHABIR DERALLA Për një person mjekësor, është rreptësisht e ndaluar të flitet për atë çka vuajnë pacientët. Të dhënat për gjendjen e pacientëve, qoftë për çështje fizike apo mendore, qoftë për ekzaminime apo trajtime të rregullta, qoftë për ekzaminime që kanë të bëjnë me procese gjyqësore – thjesht – nuk duhet të fliten as në një pijetore. Profesionalizmi dhe integriteti i profesionistëve shëndetësorë nuk konsiston vetëm në njohuritë e tyre se çfarë duhet t’u rekomandojnë pacientëve të tyre, por edhe në mënyrën se si ata kujdesen për privatësinë dhe dinjitetin e tyre. Kjo deri tani i referohet detyrimit të prerë…

Lexo më Shumë

Ministri Lupço Nikolovski sot ishte i ftuar në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ku tregoi se viti 2023 është viti i mundësive të reja në bujqësi. Ndër të tjera, Nikollovski iu referua çështjes së shndërrimit të tokës bujqësore për ndërtimin e fotovoltaikëve. “Kemi ndryshime në Ligjin për Tokën Bujqësore, që parashikon që sistemi agrofotovoltaik mund të vendoset në tokë shkëmbore, të papunueshme, të klasit 5, 6, 7, 8. Çfare do te thote ajo? Të gjithë ata që kanë kontrata për tokë bujqësore, pa ndërprerë planin e biznesit, prodhimi bujqësor duhet të vazhdojë, por u jepet mundësia të vendosin fotovoltaikë, pra vetëm…

Lexo më Shumë

Rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike që paguajnë familjet nga qeveria dhanë rezultatet e pritura. Ndërsa çmimi i energjisë elektrike po rritet pothuajse në të gjitha vendet fqinje, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë të njëjtin çmim gjatë gjithë dimrit dhe pranverës. Vendi i fundit që ka paralajmëruar rritje të çmimit të rrymës është Serbia, ku nga maji qytetarët do të paguajnë tetë për qind më të larta faturat e energjisë elektrike, ndërsa çmim më të lartë do të ketë edhe gazi. Qeveria e Serbisë për të luftuar rritjen e çmimit ka…

Lexo më Shumë

Gjelat janë të njohur në mesin e shpendëve si prodhuesit më të mirë dhe më të mëdhenj të mishit më cilësor. Ata rriten kryesisht për mishin e tyre, i cili përmban një përqindje të lartë të proteinave, mesatarisht 30-34%. Përmban gjithashtu të gjitha aminoacidet esenciale të nevojshme për trupin e njeriut, një përqindje të madhe të vitaminave B dhe një përqindje të vogël yndyre, prandaj është shumë i përshtatshëm për një dietë moderne. Vezët e gjelit të detit janë pak më të mëdha se vezët e pulës. Gjithashtu, lëvozhga e tyre është disi më e fortë, dhe membrana midis lëvozhgës…

Lexo më Shumë

Muaji i shenjtë i Ramazanit është shumë i rëndësishëm për agjeruesit. Ata kalojnë tërë ditën pa ngrënë dhe pa pirë ujë, teksa më poshtë janë disa këshilla se si të mposhtni etjen kur jeni agjerueshëm. Mos konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të madhe erëzash, sidomos në vaktin e syfyrit. Pirja e sasive të vogla dhe të shpeshta të ujit pas ngrënies së Iftarit. Konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në syfyr, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha uji dhe fibrash që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në zorrë, dhe kjo ul ndjesinë e urisë…

Lexo më Shumë

Ekziston një vend në botë ku temperatura është konstante në çdo stinë të vitit. Në fakt nuk ka stinë atje, ishulli Bali shquhet për dy sezone: sezoni i shirave dhe sezoni i thatësisë. Ky ishull gjendet në Indonezi dhe është njëri nga më shumë se 6 mijë ishujt që përbërjnë tërësinë e Indonezisë si shtet. Indonezia shtrihet në udhëkryqin më të rëndësishëm të botës, në mes kontinentit të Azisë dhe Australisë. Me një popullsi prej 240 milionë banorëve, Indonezia ka popullsinë më të madhe islame në botë. Bali është ishulli i vetëm indonezian që nuk është konvertuar në Islam. Rreth…

Lexo më Shumë