Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.08.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 421 drejtues automjetesh. Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre vetura me mbi 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 155 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 266 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në…
Author: IM
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të gjejë forcë dhe ta vendosë për prioritet zgjerimin e BE-së. “Jam i bindur se Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme dhe nga secili prej tyre dolëm si vend më i fuqishëm. Nga vendet e vjetra kandidate, jemi më të mirët në shumë aspekte në kuptim të implementimit të legjislaturës evropiane, stabilitetit mikro financiar, që u dëshmua ga BE-ja dhe instrumentet e BE-së. Për këtë shkak them se viti 2030 është i realizueshëm si…
Presidenti i Këshillit Evropian Sharll Mishell dërgoi një mesazh të qartë në lidhje me procesin e zgjerimit. Ai, para udhëheqësve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, u bëri thirrje të gjithëve që të jenë gati për zgjerim në vitin 2030. Sharll Mishell – kryetar i Këshillit Evropian “Duhet të flasim për kohën. Duhet të flasim për detyrat e shtëpisë. Kam një sugjerim derisa e përgatisim agjendën e ardhshme strategjike të BE-së, duhet t’i vendosim vetes një qëllim të qartë. Besoj se duhet të jemi gati, nga të dyja palët, deri në vitin…
Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në profili e tij në Tuiter (X) pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin Dimitar Kovaëevski, shprehu mbështetje të plotë për iniciativën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pavarësisht, siç shkruan, sfidat e shumta politike. Mishel e vlerësoi lidershipin dhe vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski që të përparojë në axhendën e reformave të BE-së dhe të japë rezultate konkrete. Mishel dhe Kovaçevski mbrëmë kanë pasur një takim dypalësh pas darkës së punës të organizuar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim. Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”. Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen. Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur…
“Deklarata e Hristijan Mickoskit për ndryshimet kushtetuese nuk janë të rëndësishme në këtë moment sepse DPMNE merret me cilësinë e jetës së qytetarëve është i rremë, transparent dhe nuk ka lidhje me realitetin”, thonë nga LSDM. Nga kjo parti theksojnë se “nuk ka garanci më të madhe për një jetë më cilësore për në gjitha kategoritë e qytetarëve sesa anëtarësimi në BE”. “Anëtarësimi i plotë në BE nënkupton qasje të lirë në një treg prej 500 milionë konsumatorëve, qasje në fonde të reja, të shtuara evropiane dhe mundësi për të hyrë në investime të reja, teknologji dhe njohuri të reja”,…
Kontroll aksion në Ohër: Gjendet marihuanë, ndalohen shtetase të huaj, mos lëshim faturash fiskale…. Zyrtarë policorë dhe inspektorë nga më shumë institucione kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në Ohër, me çka kanë konstatuar shumë parregullsi. Është gjetur marihuanë, janë kapur shtetase të huaja me qëndrim të parregulluar, keqpërdorime financiare e shkelje tjera. “Më datë 27.08.2023 në orën 01:00, në përputhje me planin operativ të përgatitur paraprakisht për kontrollin e objekteve hotelierike, nga punonjësit e policisë së Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e të…
Nga Hasan Bello Në shekullin XVIII-XIX Shkodra ishte një nga qytetet më të zhvilluara të Ballkanit. Përveç aspektit ekonomik dhe politik ajo ishte kthyer në një oaz të dijes dhe arsimit. Kjo u reflektua disa dekada më pas kur elita politike dhe intelektuale e këtij qyteti do të luaj një rol të rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe mbrojtjen e atdheut nga agresionet e njëpasnjëshme. Për këtë një rol të rëndësishëm kanë luajtur klerikët dhe institucionet religjoze, të cilat ishin kthyer në vatra të dijes e kulturës. Për ta ilustruar këtë do të marim si shembull Jusuf efendi Tabakun,…
Deputeti i pavarur dhe dikur i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi bëri të ditur se do formoj parti politike. “Ose duhet të largohem nga politika ose duhet të rrugëtoj politikisht disi”, deklaroi Zejdi sot në SummerClick në TV21. Sipas tij, vendimi i tillë vjen pasi që udhëheqësia e partisë Alternativa nuk i dhanë mundësi ndryshimi në parti dhe se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë subjekti tjetër aktiv në politikë. “Kisha pritshmëri se do të ketë ndryshime në Alternativë, që të bëhem pjesë si anëtar dhe të jap kontributin tim. Me atë që çdokush që shpalli pakënaqësi, ndaj cilido qoftë…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (27.08.2023) diku në ora 17:50 në Kumanovë në vendin e quajtur “Sveta Mina” nga ana e zyrtarëve policorë është arrestuar 28 vjeçari M.A nga fshati Studeniçan, Shkup, për veprën penale “kontrabandë me migrantë”. Ai duke drejtuar automjetin “Audi” në autostradën E-75, nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe është larguar, por menjëherë pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve është ndaluar dhe privuar nga liria. “Në automjet janë gjetur pesë emigrantë nga Siria. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të…
Gjiganti i veturave, Mercedes është parë duke testuar gjeneratën e dytë të modelit EQC SUV. “Auto-Express” ka siguruar pamjet e para të veturës së re familjare elektrike, që pritet të lansohet më 2025. Modeli do t’i bashkohet linjës së SUV-ave elektrikë të kompanisë dhe do të rivalizojë BMW iX3-shin dhe Q6 E-Tronin e Audit. I dizajnuar për të qenë krah modelit GLC, vetura e re e Mercedesit do të shfrytëzojë strukturën e re të Mercedesit për veturat elektrike, në vend të asaj aktuales. Avancimet do t’i japin modelit EQC platformë më efikase në krahasim me modelin e parë dhe do…
Seria Samsung Galaxy S24 pritet të debutojë në fillim të vitit 2024 si linja kryesore e gjigantit të teknologjisë jug-korean. Kjo linjë, pritet të përfshijë tre modele – Galaxy S24, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 Ultra, transmeton Telegrafi. Muaj përpara lansimit, disa thashetheme në lidhje me telefonat të ardhshëm kanë bërë xhiro në internetit. Sipas Ice Universe Galaxy S24 Ultra ka gjasa të vijë me një ekran të sheshtë, siç tregohet nga detajet në lidhje me gjerësinë e celularit prej 79 mm. Kjo do të ishte e ndryshme nga pjesa tjetër e celularëve Ultra nga Samsung që janë lansuar me…

