Author: IM

Shumë media që raportuan mbi paralajmërimin sensacionalist të intervistës së Taker Karlsonit me Putinin në mënyrë jokritike dhe pa verifikim transmetuan një pretendim që u tha në këtë njoftim. Më 7 shkurt 2024, TV Kanal 5 e botoi titullin: “Kremlini: Taker Karlson e intervistoi Putinin”, duke transmetuar pretendimin e Karlsonit se “asnjë gazetar perëndimor nuk është munduar të intervistojë Vlladimir Putinin…”. Këtë pretendim e transmetuan edhe media të tjera. Megjithatë, media të tjera botuan pohime të gazetarëve dhe mediave të njohura që bënë me dije se pretendimi i Karlsonit nuk është i saktë. “BBC tha se korrespondenti i tyre nga Moska, Stiv Rozenberg, ishte refuzuar…

Lexo më Shumë

Të dashur qytetarë, pas një periudhe intensive pune në krye të Spitalit Klinik- Tetovë i cili ishte një rrugëtim sfidues, impenjativ dhe mjaft i suksesshëm sot mu kalua stafeta që të kryej detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, detyrë e cila do të më afrojë edhe më shumë drejt qëllimit në sendërtimin e Spitalit të Tetovës dhe përfundimin e të gjitha projekteve të filluara pa u shkëputur nga angazhimi im ku në kontuinitet do ta dëshmoj ashtu siç kam bërë deri më tani. Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në relievin politik dhe në një kohë kur Maqedonia…

Lexo më Shumë

Siç mëson Almakos ekskluzivisht nga burime të mirëinformuara tashmë ambasadori i ri i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut – Shkup, është përcaktuar se kush do të jetë. Almakos mëson se bëhet fjalë për Denion Meidanin, i cili së shpejti pritet të zëvendësoj Fatos Rekën, që konsiderohet një nga diplomatët më cilësor që ka patur Shqipëria në RMV. Ndryshe, Mediani është djali i ish – presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani. Me herët, Meidani ka mbajtur pozicione në administratën shqiptare, ndër të cilat: Drejtor i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomise, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësise, Drejtor i Monitorimit,…

Lexo më Shumë

Shpesh ndodh që mediat të botojnë video të ndryshuara të marra nga rrjetet sociale pa e  kontrolluar besueshmërinë e tyre. Më 2 shkurt të vitit 2024, në grumbulluesit e lajmeve u shfaqën tituj me pretendime se kryeministri i sapozgjedhur, Talat Xhaferi u prit në Forinë me brohoritjet “Ilirida”, “Kosova”, “Çamëria”. Shumica e mediave kanë shpërndarë edhe një video nga rrjetet sociale X dhe Tik-Tok ku dëgjohen këto thirrje. Një pjesë e videos u transmetua edhe në TV Telma. Disa portale publikuan edhe tekste me titull: “Xhaferi u prit si kryeministër i Iliridës dhe Çamërisë!”, e më pas e fshinë apo e ndërruan titullin. Në fakt, videon origjinale të pritjes së Xhaferit në Forinë e…

Lexo më Shumë

Prodhimi me kontratë është modeli më i mirë për çdo fermer sepse në këtë mënyrë zgjidh problemi më i madh – plasimi i produkteve bujqësore. Për blerësin kjo do të thotë lëndë e parë e besueshme dhe për shtetin rritje të prodhimit vendas ushqimor, rritje të eksporteve dhe mundësi për vende të reja pune. Pas projekteve të suksesshme të prodhimit me kontratë të lulediellit, misrit dhe specit organik, të cilat rritën ndjeshëm sipërfaqet dhe prodhimin e këtyre kulturave në vendin tonë, këtë vit në fokus pritet të jetë prodhimi i shalqirit pa fara. Ky prodhim me kontratë u organizua vitin…

Lexo më Shumë

Kryeredaktori i portalit Racin.mk, Zoran Bojarovski, në një intervistë për “Sloboden Pechat” vlerëson se Qeveria viteve të fundit ka ndërmarrë hapa seriozë për promovimin e gjuhës maqedonase. “Pothuajse nga dita e parë e qeverisjes, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja bëri, le të themi, hapa shumë seriozë në afirmimin apo inkurajimin, madje edhe në miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase. Për shembull, Qeveria e vitit 2017 e udhëhequr nga Zaev, një vit më vonë, më 5 maj 2018, e shpalli 5 majin si Ditën e Gjuhës Maqedonase. Nuk kishim një festë të tillë më parë, nuk kishim ditë të…

Lexo më Shumë

Mysafir në edicionin e ri të Politikantit është ambasadori i Republikës së Maqedonisë në OKB, Ljubomir Frçkoski, me të cilin drejtuesit e podcast-it, Sašo Ordanovski dhe Borjan Jovanovski, kanë biseduar për situatën në skenën politike ndërkombëtare, e jo për çështjet e brendshme. , duke pasur parasysh pozicionin e tij. Skena politike ndërkombëtare duket mjaft kaotike dhe Kombet e Bashkuara janë në qendër të këtyre zhvillimeve. – Me dy luftëra, me luftën agresive të Rusisë në Ukrainë, ka pasur një tronditje këtu. Për një vit të tërë, ata nuk mund të shpëtojnë se si një vend nga pesë anëtarët e përhershëm…

Lexo më Shumë

Mjeku turk H.E., i cili punon në spitalin publik të Radovishit, mbrëmë u sulmua fizikisht gjersa ishte në detyrë, në repartin e emergjencës. Mjeku i Spitalit Shtetëror të Radovishit, H.E, në deklaratën e tij dhënë për TIMEBALKAN, deklaroi që mbrëmë rreth orës 19.00, ishte sulmuar fizikisht nga ish deputeti i VMRO DPMNE-së, T.D. Duke folur rreth kësaj çështje, mjeku turk H.E. nga Radovishi deklaroi: “Rreth orës 19:00 në mbrëmje, derisa isha në orar të punës, personi T.D., hyri në dhomë dhe më sulmoi fizikisht, para kolegut tim dhe shoferit. Menjëherë e kemi denoncuar ngjarjen në polici dhe kemi bërë deklaratën…

Lexo më Shumë

Artan Grubi ka komentuar shkarkimin e sontëm të ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti ldhe Azir Aliu. “Kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë shkarkoi dy ministra të VMRO DPMNE-së e cila i mbrojti me mish e me shpirt sot në Kuvend. Natën e mirë, gjumë të ëmbël, flini të qetë gjersa për të gjithë ne kujdeset Ali Ahmeti” shkruan Grubi./Almakos

Lexo më Shumë

“Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë vizitës dyditore në Ankara, realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç. Dy ministrat diskutuan për reformat në sistemin gjyqësor, teknologjinë informatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve mike. U diskutua për reformat e mëdha në sistemin gjyqësor që janë parashikuar në Strategjinë zhvillimore (2024-2028), ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, ligjin e ri për falje i cili është në procedurë parlamentare, si dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve. Dy ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, për protokollet dhe memorandumet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Talat Xhaferi dorëzoi në Kuvend propozimin për shkarkimin e dy ministrave të ASH-së atë të shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu ndërsa në vend të tyre propozohen Ilir Demiri dhe Naim Bajrami, i pari për ministër të shëndetësisë dhe i dyti për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 24 vjeçar i cili ishte i denoncuar nga babai i tij për sulm fizik. “Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (07-shkurt) rreth orës 16:00 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.N. nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga babai i tij 48-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në…

Lexo më Shumë