Author: IM

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka organizuar një tubim në Tetovë me aktivistët partiak. “Tetova 💜 jonë! Aleanca për Shqiptarët 🏠 jonë! Tetova gjithmonë ka qenë qendër e rezistencës, ndërsa Aleanca për Shqiptarët është kështjellë që nuk shembet lehtë. Sonte isha në shtëpinë time, me motrat dhe vëllezërit e mij tetovarë, të cilët as nuk shiten, e as dorëzohen”, – ka thënë mes tjerash në këtë ngjarje Sela.

Lexo më Shumë

E pyetur për rezultatin e zgjedhjeve në kampusin politik etnik shqiptar, analisti politik Ibrahim Mehmeti në një intervistë me Shtypi i lirë tha se derisa të zbardhen përçarjet në Aleancën për Shqiptarët, është e vështirë të parashikohet përfundimi. “Në bllokun politik shqiptar, kjo kohë është shumë më e komplikuar, BDI-ja ka një lidership të caktuar, por derisa të zgjidhet situata me Aleancën për Shqiptarët, ai rezultat nuk mund të parashikohet. “Duke parë nga jashtë, AA është mjaft e ndarë”, thotë Mehmeti. I pyetur për ndikimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Mehmeti tha se ishte një lloj ndërhyrje e jashtme që mund të çonte…

Lexo më Shumë

Me rastin e dyvjetorit të agresionit të përgjakshëm rus kundër Ukrainës, koordinatori kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe për nismat rajonale – Marjan Zabërçanec, theksoi mbështetjen e plotë të popullit ukrainas. “Ne i japim mbështetje të plotë popullit ukrainas në luftën e tij për një territor të lirë dhe sovran, për paqe dhe siguri. Heroizmi dyvjeçar ukrainas është një mbrojtje dyvjeçare e demokracisë ukrainase dhe botërore kundër agresionit të përgjakshëm ushtarak dhe të njëanshëm të shkaktuar dhe të udhëhequr nga Putini”, tha Zabërçanec në një postim në Facebook./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Më shumë hulumtime në vend, përveç politikanëve, nxjerrin në pah gazetarët dhe mediat si burim kryesor të dezinformatave. Për atë se çfarë duhet të bëjnë mediat dhe gazetarët për t’u përballur me këtë dukuri, në “Poligraf” biseduam me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski. Poligraf: Lidhur me dezinformatat, kemi disa sondazhe në vend, të cilat tregojnë se, përveç politikanëve, si burim më i madh i dezinformatave përmenden edhe mediat dhe gazetarët. A mund të flasim më shumë për këtë fenomen dhe pse ndodh? Çadikovski: Ashtu është, edhe pse do të thosha se politikanët apo eksponentët partiakë janë të parët…

Lexo më Shumë

Kaluan 76 vite nga ekzekutimi i katër anëtarëve të Lëvizjes Juxhel, nga ana e regjimit komunist në ish-Jugosllavi, të cilët ishin mbledhur për t’i ruajtur dhe mbajtur të gjalla vlerat fetare dhe kombëtare si dhe adetet dhe traditat e turqve në vend nga regjimi komunist. Bija e Hüsamettin Mehmet “Vardar”, një nga anëtarët e Juxhelëve i cili ndërroi jetë në vitin 2002, Gülser Klinçe, në një intervistë për Anadolu rrëfen për jetën e babait të saj, aktivitetet që ka bërë në kuadër të lëvizjes dhe kohën kur ka qëndruar në burg. Ajo shpjegoi se anëtarët e Lëvizjes Juxhel, përfshirë babain…

Lexo më Shumë

Lidhur me një zjarr në një lokal në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet. “Sipas informacioneve të para, zjarri ka qenë zjarrvënie. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve” – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Shkup. View this post on Instagram A post shared by Тв Телма / TV Telma (@tvtelma)

Lexo më Shumë

VLEN: Rezultati 3 me 1 Brenda një dite, kandidati i Koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, mori mbështetje vullnetare nga më shumë se 8000 qytetarë. Edhe pse BDI përdori gjithë mekanizmat e presionit ndaj punonjësve të administratës publike, asaj iu deshën më shumë se tre ditë për të mbledhur po kaq nënshkrime. Nesër vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për përmbyllje të suksesshme të këtij hapi të parë. Kjo energji pozitive dhe vullnet i madh për ndryshim, na jep shpresë dhe gëzim, sepse kësaj radhe ndryshimi vërtet ia VLEN!

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pasi dha nënshkrimin për kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka deklaruar se në Shkup po ndodh POPULLI! “Të gjithë bashkërisht për të mbështetur kandidaturën për President Shqiptar, Dr. Arben Taravari. Koalicioni opozitar VLEN synon fuqishëm rundin e dytë! NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka thënë Mexhiti.

Lexo më Shumë

Sonte rreth orës 18:15 ëshrë raportuar për një vrasje e cila ka nodhur në fshatin Bllacë të Shkupit. Siç mësohet rreth orës 18.15 minuta, N.T ka njoftuar në polici se e ka gjetur të vrarë vëllain e tij 57 vjeçarin Z.T, në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme. Siç mësohet në polici është raportuar se vrasjen e ka kryer një personi i panjohur me armë zjarri pushkë.

Lexo më Shumë

Marjan Gjorçev, ish-ministër, ish-ambasador dhe biznesmen i ftuar në edicionin e sotëm të “Politikanët”, Sasho Ordanoski dhe Borjan Jovanovski kanë biseduar me njërin nga veteranët e VMRO-DPMNE-së për mënyrën se si partia ka zgjedhur kandidatin për president, për marrëdhëniet me Bullgaria dhe mënyrat e mundshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje djegëse, si dhe krahasimi me Marrëveshjen e Prespës. A i shkatërroi marrëveshja e fqinjësisë së mirë shanset që Maqedonia dhe Bullgaria të gjenin një gjuhë të përbashkët? Si do të përballet qeveria eventuale e VMRO-DPMNE-së me ndryshimet kushtetuese? A e zgjidh historia politika dhe pse është problem ekzistenca e komisionit…

Lexo më Shumë