Author: Arian Arci

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë , Bujar Osmani, i cili është edhe ministër për çështje evropiane,  në intervistë me DW shqip, shprehet i vendosur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. “Ne dënojmë çdo ide ose tentativë për ndryshim kufijsh që po shfaqet kohëve të fundit në opinion”, tha Osmani në Berlin, ku ndodhej së bashku me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. “Çdo ndryshim të kufijve kudo në rajon, do të ketë efektin domino duke shkaktuar tragjedira të papara në rajon.” Osmani tha se ky proces mund të parandalohet vetëm nëpërmjet integrimit të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE. Osmani u shpreh…

Lexo më Shumë

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka folur në emisionin Fokus në Art Channel lidhur me emërimin e tij në postin e nënkryetarit të Kuvendit.  Ai thotë se për këtë ishte vendosur para nëntë muajve kur ishte në koalicion me Ziadin Selën dhe se këtë post ja kishte ofruar pikërisht Selës, transmeton INA. “Diskutimi per zgjedhjen e nenkryetareve ka ndodhur par 9 muajve dhe atehere kam ofru qe Sela te jete nenkryetar dhe ai ka qene kategorik kunder per kete ceshtje kunder ka qene dhe atehere eshte rene dakord qe te jete Vesel Memedi. Kjo ceshtje eshte diskutu 9 muaj para 20…

Lexo më Shumë

Nxënës të shkollave fillore nga Shkupi, Kumanova, Vinica dhe Tetova po marrin pjesë në manifestimin tradicional për fëmijë “Qyteti i dëborës 2018” në Kodrën e Diellit, i cili do të mbahet deri më 27 shkurt. Fëmijët sot me drejtoreshën e Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh” Ruzha Gjorgjeska do ta përfaqësojnë “Qytetin e dëborës”, i cili do të jetë i hapur për vizitorët. Do të organizohet dhe vizitë njëditore në Qytetin e dëborës. Manifestimi “Qyteti i dëborës” filloi dje, nën organizimin e Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh”- Shkup. Pjesëmarrësit të cilët janë ndërtues të “Qytetit të dëborës” do të jenë të…

Lexo më Shumë

Edhe krahas vështirësive objektive dhe resurseve të kufizuara të disponueshme, ARM-ja me sukses e ka kryer misionin e saj dhe të gjitha detyrat e vendosurа, me ç’rast gatishmëria luftarake me orvatje të mëdha dhe angazhim të personelit ishte në nivelin e duhur, transmeton medial.mk. Kjo u konkludua në brifingun e sotëm mes presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski, i cili ka informuar për gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Brifingu për gatishmëri luftarake, siç theksohet në kumtesën e Kabinetit të Ivanovit, është detyrim i rregullt i shefit të SHM të…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Z.Blerim Bexheti shtroi darkë për të gjithë biznesmenët që veprojnë në   komunën e Sarajit. I pranishëm ishte kryetri i komunës së Sarajit Z.Blerim Bexheti dhe të gjith  biznesmenët që punojnë dhe veprojnë në komunën e Sarajit dhe më gjërë. Në këtë takim u diskutuan projektet e shumta që janë në planprogramin e komunës si dhe biznesmenët shprehën gadishmëri të kontribuojnë në realizimin e tyre. Fjalë rasti pati z. Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit , i cili përshëndeti të pranishmit dhe tha se komuna e Sarajit do të jetë e gatshme që ti ndihmoj dhe ti mbështes të gjitha…

Lexo më Shumë

DAP-i ende nuk e di se sa qytetarë janë paraqitur si obligues të TVSH-së. Edhe pse afati i fundit për paraqitje përfundoi para më shumë se një muaj, ndërsa DAP-i të dhënat i grumbullon me softuer, akoma pa përgjigje se sa dhe nëse janë paraqitur obligues të ri fizik të TVSH-së, që gjatë vitit kanë të ardhura mbi 1 milion denarë. “Në DAP bëjmë analiza ajo çfarë është përditësuar nga sistemi, pas së cilës do të dalim me konferencë për shtyp dhe do të informojmë se sa persona fizik deri më tani janë regjistruar për TVSH-në”,-deklaroi Sanja Lukarevski , drejtore…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka bërë ndryshime kadrovike në krye të komisioneve të partisë janë emëruar njerëz të rinj, në mesin e tyre është e profesoresha Tanja Karakamisheva, e cila është e njohur në opinion si mbrojtëse e politikave të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk. Nga ana tjetër, deputeti Vllatko Gjorçev, më nuk është koordinator i grupit të deputetëve. Në krye të Komisionit për Energjetikë është emëruar Goran Çogela, të Komisionit për Sport, Trajçe Dimkov, në krye të Komisionit për Mjedis Jetësor, Sonja Lepitkova, të bujqësisë, Mile Jakimovski, Punë dhe Politikë Sociale, Sllobodanka Aleksovska, Komisionit për Financa, Kiril Minoski, Komisionit për Investime të Huaja, Hristijan Delev,…

Lexo më Shumë

Sindikata UPOZ në Maqedoni është kundër çdo lloj rritje të pragut të moshës së nevojshme për pensionim, si masë për plotësimin e minusit në Fondin Penionalo Invalidor të Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i UPOZ, Trpe Dejanovski sot tha se të punëtorët nuk janë fajtorë për minusin e krijuar në Fondin pensionalo-invalidor dhe nuk guxon që ai minus të plotësohet në kurriz të punëtorëve. Sipas tij, propozimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për harmonizim të pragut të pensionimit në Maqedoni me vendet BE-së është i pabazë dhe nuk mund të krahasohet kualiteti i jetës që kanë qytetarët e Maqedonisë me kualitetin e…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka demantuar informatat e transmetuara nga disa media në lidhje me çmimin e pemës Ginko që do të vendoset në vendin ku ishte përmendorja e Qoses përpara ndërtesës së Gjykatës në Shkup. Pema Ginko pritet të kushtojë rreth 5000 denarë. Me aksionin e planifikuar për gjelbërim të qytetit të Shkupit janë planifikuar fonde buxhetore për rreth 10 000 pemë të llojeve të ndryshme. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se pema e mbjellë do t’i kushtohet të drejtave të njeriut, ndërsa do të ketë edhe një pllakë të gdhendur në të cilin do të shkruhet…

Lexo më Shumë

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në fatkeqësinë, e cila ka ndodhur në ora 17:20, në Radishani, Shkup. Siç kumtoi MPB, fatkeqësia ka ndodhur mes veturës “Reno Megan” me targa të Shkupit, drejtuar nga V.GJ (54) nga Shkupi dhe veturës “Jugo” me targa të Shkupit. Shoferi i veturës “Jugo” ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja është konsatuar nga ekipi i Ndihmës emergjente mjekësore. V.GJ. është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka treguar një mënyrë më të ndryshme të krijimit të politikave dhe sjelljes evropiane në Ballkan, që mund të funksionojë edhe në rastin me kontestin me Greqinë rreth emrit, porositi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për Dojçe Vele në gjuhën angleze, të cilën e dha dje në Berlin. Ajo ishte pjesë e delegacionit në vizitën zyrtare të Gjermanisë, që e udhëhoqi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. E pyetur qa sqarojë optimizmin e Zaevit se kontesti për emrin do të zgjidhet deri në korrik ajo përmendi se asgjë nuk arrihet pa…

Lexo më Shumë

Ekipet e EVN Maqedoni filluan me kyçjen e rrjetit distributiv në disa pjesë të shfrytëzuesve në Shkup, të cilët mbetën pa rrymë sot pasdite për shkak të defektit në trafostacionin 110 kilovatësh “Vasill Gllavinov”. Paralelisht po punohet në largimin e defektit, i cili në lagjet Butel, Radishan, Shuto Orizare dhe Vizbeg njëheri shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë, sepse nuk mund të funksionojë pjesa makinerike e stacioneve të pompave. Nga EVN Maqedoni për MIA-n deklaruan se trafostacioni, i cili sot ishte djegur, ka kapluar edhe një pjesë të pajisjeve elektroenergjetike në afërsi. Për shkaqe sigurie, njoftojnë nga EVN Maqedoni, tërë…

Lexo më Shumë