Author: Arian Arci

DAP-i ende nuk e di se sa qytetarë janë paraqitur si obligues të TVSH-së. Edhe pse afati i fundit për paraqitje përfundoi para më shumë se një muaj, ndërsa DAP-i të dhënat i grumbullon me softuer, akoma pa përgjigje se sa dhe nëse janë paraqitur obligues të ri fizik të TVSH-së, që gjatë vitit kanë të ardhura mbi 1 milion denarë. “Në DAP bëjmë analiza ajo çfarë është përditësuar nga sistemi, pas së cilës do të dalim me konferencë për shtyp dhe do të informojmë se sa persona fizik deri më tani janë regjistruar për TVSH-në”,-deklaroi Sanja Lukarevski , drejtore…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka bërë ndryshime kadrovike në krye të komisioneve të partisë janë emëruar njerëz të rinj, në mesin e tyre është e profesoresha Tanja Karakamisheva, e cila është e njohur në opinion si mbrojtëse e politikave të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk. Nga ana tjetër, deputeti Vllatko Gjorçev, më nuk është koordinator i grupit të deputetëve. Në krye të Komisionit për Energjetikë është emëruar Goran Çogela, të Komisionit për Sport, Trajçe Dimkov, në krye të Komisionit për Mjedis Jetësor, Sonja Lepitkova, të bujqësisë, Mile Jakimovski, Punë dhe Politikë Sociale, Sllobodanka Aleksovska, Komisionit për Financa, Kiril Minoski, Komisionit për Investime të Huaja, Hristijan Delev,…

Lexo më Shumë

Sindikata UPOZ në Maqedoni është kundër çdo lloj rritje të pragut të moshës së nevojshme për pensionim, si masë për plotësimin e minusit në Fondin Penionalo Invalidor të Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i UPOZ, Trpe Dejanovski sot tha se të punëtorët nuk janë fajtorë për minusin e krijuar në Fondin pensionalo-invalidor dhe nuk guxon që ai minus të plotësohet në kurriz të punëtorëve. Sipas tij, propozimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për harmonizim të pragut të pensionimit në Maqedoni me vendet BE-së është i pabazë dhe nuk mund të krahasohet kualiteti i jetës që kanë qytetarët e Maqedonisë me kualitetin e…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka demantuar informatat e transmetuara nga disa media në lidhje me çmimin e pemës Ginko që do të vendoset në vendin ku ishte përmendorja e Qoses përpara ndërtesës së Gjykatës në Shkup. Pema Ginko pritet të kushtojë rreth 5000 denarë. Me aksionin e planifikuar për gjelbërim të qytetit të Shkupit janë planifikuar fonde buxhetore për rreth 10 000 pemë të llojeve të ndryshme. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se pema e mbjellë do t’i kushtohet të drejtave të njeriut, ndërsa do të ketë edhe një pllakë të gdhendur në të cilin do të shkruhet…

Lexo më Shumë

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në fatkeqësinë, e cila ka ndodhur në ora 17:20, në Radishani, Shkup. Siç kumtoi MPB, fatkeqësia ka ndodhur mes veturës “Reno Megan” me targa të Shkupit, drejtuar nga V.GJ (54) nga Shkupi dhe veturës “Jugo” me targa të Shkupit. Shoferi i veturës “Jugo” ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja është konsatuar nga ekipi i Ndihmës emergjente mjekësore. V.GJ. është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka treguar një mënyrë më të ndryshme të krijimit të politikave dhe sjelljes evropiane në Ballkan, që mund të funksionojë edhe në rastin me kontestin me Greqinë rreth emrit, porositi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për Dojçe Vele në gjuhën angleze, të cilën e dha dje në Berlin. Ajo ishte pjesë e delegacionit në vizitën zyrtare të Gjermanisë, që e udhëhoqi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. E pyetur qa sqarojë optimizmin e Zaevit se kontesti për emrin do të zgjidhet deri në korrik ajo përmendi se asgjë nuk arrihet pa…

Lexo më Shumë

Ekipet e EVN Maqedoni filluan me kyçjen e rrjetit distributiv në disa pjesë të shfrytëzuesve në Shkup, të cilët mbetën pa rrymë sot pasdite për shkak të defektit në trafostacionin 110 kilovatësh “Vasill Gllavinov”. Paralelisht po punohet në largimin e defektit, i cili në lagjet Butel, Radishan, Shuto Orizare dhe Vizbeg njëheri shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë, sepse nuk mund të funksionojë pjesa makinerike e stacioneve të pompave. Nga EVN Maqedoni për MIA-n deklaruan se trafostacioni, i cili sot ishte djegur, ka kapluar edhe një pjesë të pajisjeve elektroenergjetike në afërsi. Për shkaqe sigurie, njoftojnë nga EVN Maqedoni, tërë…

Lexo më Shumë

Një 18 vjecare nga fshati Tudencë i Tetovës dyshohet se nga kasaforta e babait të saj ka vjedhur stoli ari dhe para në vlerë prej mbi 10 mijë euro, njoftojnë nga SPB e Tetovës. Sipas policisë, dje N.S (45) nga fshati Tudencë ka lajmëruar se person i panjohur pa thyer asgjë ka kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Menjëherë rasti është ndriçuar ndërkaq si e dyshuar është vajza e N.S.

Lexo më Shumë

Të nderuar qytetarë dëshirojmë tju informojmë se gjendja e parkut të makinave është skandaloze si në kohën e gurit, punonjësit punojnë me mjete të viteve 1960, mjete me të cilat nuk është e mundur të menaxhohet situata e pastërtisë në Strugë. Për fat të keq për 4 vite e gjysëm, Komuna e Strugës në krye me Ziadin Selen, nuk ka investuar asnjë euro në parkun e makinerisë edhe pse janë shpenzuar mbi 80.000 euro për mirmbajtjen e tyre. Njoftojmë qytetarët e Strugës se këto mjete nuk janë më në funksion dhe nuk kalojnë as kontrollin teknik. Andaj në afat sa…

Lexo më Shumë

Në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë në pjesën jugore të Maqedonisë, në afërsi të kufirit maqedonas-grek, janë gjetur 30 predha artilerike, por numri i tyre supozohet të jetë më i madh, raporton Anadolu Agency (AA). Gjatë pastrimit të oborrit për ndërtimin e shtëpisë private të banimit në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë, pronarët fillimisht kanë gjetur dy predha, me çka e kanë lajmëruar policinë, ndërsa pas pastrimit të terrenit, ekspertët kanë gjetur 30 predha. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se këto predha artilerike në madhësi 82 milimetra janë me origjinë nga Lufta e Parë Botërore dhe shumë prej tyre nuk…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar Strategjinë për reforma në administratën shtetëror. Ministri Damjan Mançevski tha se kjo Strategji do të bazohet në katër shtylla, ndërsa si një nga problemet që do të luftohet tha ai, është depolitizomi i administratës. “Depolitizimi do të bëhet nëpërmjet avancimit të procedurave për selektim, punësim dhe avancimin e parimeve të meritës, trajtim të drejtë dhe të barabar, si dhe përfaqësim adekuat të të gjithë bashkësive. Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe profesionalizimit të strukturave udhëheqëse dhe do të vendoset kategoria e Administratorëve të lartë shtetëror. Jemi në fazën finale së bashku me Sekretariatin për…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shkup Wouter Plomp, sot ka vizituar komunën e Haraçinës, me çast është takuar edhe me kryetaren Milikije Halimi. Në këtë takim është biseduar për çështje me interes të komunës në fjalë . Halimi ka thënë se shtetet e zhvilluara siç është Holanda janë një motiv dhe model i mirë për të kuptuar rolin e vërtet të qeverisjes lokale./F.N/

Lexo më Shumë