Author: Arian Arci

Lirimi i grave shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç nga puna dhe riorganizim të orarit të punës për punëtorët të cilët punojnë në të hapur, rekomandon Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë pas paralajmërimeve për valën e të ftohtit nga faza portokalli gjatë ditës së nesërme.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar informatë e cila ka të bëjë me novjën e firmosje të marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në emër të Qeverisë të Maqedonisë, marrëveshjen do ta nënshkruajë ministri për diasporën Edmond Ademi, njofton Aktuale.mk Me këtë marrëveshje pritet të thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve përmes një plani aksionar për diasporën si dhe përmes programeve për bashkëpunim.

Lexo më Shumë

Qyteti i Tetovës me rrethinë është kapluuar nga rreshjet të dendura të borës sot pasdite, njofton TetovaSot. Deri në këto momente bora ka arritur deri në 50 centimetra. Reshje të borës ka në pjesët perëndimore, jugperëndimore dhe qendrore të Maqedonisë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të dëborës nëpër rrugë pas ndërhyrjes së shërbimeve tona kujdestare. Ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në drejtimet rrugore Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër përmes qafës malore Presekë, Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe Resnjë – Ohër përmes qafës malore Bukovë…

Lexo më Shumë

 Qeveria sot në mbledhjen e 56-të e emëroi Llazar Elenovskin të dërguar të posaçëm për integrimet në NATO në Bruksel. Në mbledhjen e sotme qeveritare u revokuan disa konsuj të Republikës së Maqedonisë, Riçard Goldman, Xhejson Miko, Tomas Tanef, Endru Dimitri Pejkof, Lou Vlasho, si dhe Purshotam karamangala Xhajaram. Qeveria e emëroi Bujar Dardhishtën u.d. drejtor të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë.

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të dëborës nëpër rrugë pas ndërhyrjes së shërbimeve tona kujdestare. Reshje të borës ka në pjesët perëndimore, jugperëndimore dhe qendrore të vendit. Ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në drejtimet rrugore Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër përmes qafës malore Presekë, Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe Resnjë – Ohër përmes qafës malore Bukovë dhe Manastir – Resnjë përmes qafës malore Gjavato ende janë në fuqi. Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore…

Lexo më Shumë

Para Kuvendit të Maqedonisë në këto momente janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët protestojnë kundër ndryshimit të emrit dhe identitetit maqedonas. Protestuesit gjithashtu kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, tërheqjen e Ligjit të gjuhëve, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve, të cilët janë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Gjatë këtyre protestave ka ndodhur edhe një incident, ku është djegur flamuri i Greqisë në shenjë proteste sa i përket negociatave dhe qëndrimeve të funksionarëve grek për çështjen e emrit. Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve Maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut, Manifesti Maqedonas dhe disa shoqatave tjera patriotike maqedonase.

Lexo më Shumë

SHKUP-Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Shkup po protestohet kundër ndryshimit të emrit, të shtetit dhe identitetit kombëtar. Protestuesit e kanë filluar protestën para ‘Qendrës Info EU ‘ dhe janë ndalur para Kuvendit. Në orën 19:00 përpara Kuvendit mendohet të ishin rreth 6 000 protestues. Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut,…

Lexo më Shumë