Këshilltarë të lartë të presidentit rus Vladimir Putin kanë qëndruar së fundmi në Maqedoni tek një parti e re me qëndrime nacionaliste që në Shkup shikohet si përpjekje për shtrirjen e ndikimit rus në këtë vend të Ballkanit. Por, analistët mendojnë se këto përpjekje janë të kota pasi që popullata e Maqedonisë është e përcaktuar në masë të madhe për integrime euro-atlantike. Përpekjet ruse për shtrirjen e ndikimit në Maqedoni nuk duket që kanë nxitur shqetësime këtu por kanë zgjuar kurreshtje për mënyrën se kë kanë zgjedhur emisarët rusë për bashkëpunëtorë në Shkup. Aleksandr Dugin, filozof dhe këshilltar i lartë i…
Author: Arian Arci
Përfaqësuesit e lartë të eshalonit të parë të Qeverisë së kaluar, veçanërisht strukturat e saj të sigurisë, nën koordinimin e ish-udhëheqëses për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, kanë formuar një rrjet sigurie , zbulon gazetari Sasho Ordanovski në kolumnën e tij “ Civil Media”, njofton Medial.mk. Ai shkruan se ky operacion i pajisur mirë teknologjikisht, me siguri kryhet pa dijeninë e udhëheqjes së re të partisë i drejtuar nga Hristijan Mickoski, të cilin kuadrot e vjetra nuk i besojnë dhe siç bën me dije Ordanovski qëllimi kryesorë i rrjetit në fjalë është përfitimi, dhe më pas të publikojë materiale për…
Me rastin e 7 Mrasit – Ditës së mësuesit shqiptar, kryetari i Komunës së Kërçovës ka dërguar mesazh urimi deri te të gjithë mësimdhënësit shqiptarë për këtë ditë të rëndësihme, e siç ai e quna, të sakrificës. Në urimin e tij Dehari nënvizon se përpjekja e Rilindasve të kohës duhet pasuar nga gjeneratat e reja, përcjell FLAKA. “7 Marsi gjithmonë na përkujtojnë sakrificën dhe mundin e të parëve tanë për të pasur shkollim në gjuhën shqipe. Shumëçka vjen e shkon, por këtë datë të rëndësishme nuk mund ta harrojmë kurrë, kjo ditë na kujton shkollën e parë shqipe, mësonjëtoren e…
Në komunën Qendër në Shkup disa portale kanë shkruar se ka nepotizëm në ushtrimin e funksioneve. Kjo ka të bëjë me rastin e këshilltares Biljana Çurillova nga LSDM dhe djalit të saj Georgij Çurillov, që pak ditë më parë u emërua për shef të furnizimeve publike në komunën Qendër. Kryetari i kësaj komune, Sasha Bogdanoviç ka theksuar se nuk ka konflikt interesi me emërimin e shefit të ri të furnizimeve publike. Çurilov deri tani ka punuar në ndërmarrjen publike “Parkingjet në komunën Qendër”, ku ai po ashtu kishte një detyrë të lartë. (INA)
Është hapur qendra e parë për mbështetje të të rinjëve me aftësi të kufizuara. ‘Habit” është qendra e parë në rajon që ofron shërbime për personat me aftësi të kufizuara dhe ju mundëson atyre që të fillojnë karrierë në sektorin e IT-së. Gjithashtu kjo qendër do të sigurojë shërbime kompanive që ta rrisin qasjen deri te produktet e tyre. Ambasadori i SHBA-ve në Shkup Xhes Bejli, u shpreh se ky projekt i USAID-it inkurajon qasje gjithpërfshirëse të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes nivelit të integrimit në sektorin e teknologjisë informatike në vend. “Jemi krenar për…
Në prag të festës së “7 Marsit” ditës së mësuesit, shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në fshatrat Poroj, Xhepçisht dhe Gjermë ka organizuar një aktivitet kulturor, ku në hapësirat e kësaj shkolle është hapur një ekspozitë me fotografi të pishtarëve të arsimit, mësimdhënësve, dhe nxënësve të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre për këtë shkollë. Në këtë aktivitet përveç veteranëve të arsimit, mësuesve të kësaj shkolle dhe nxënësve ka marrë pjesë edhe zëvendës-ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, si dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj nga sfera e arsimit.…
Sot më 06 mars 2018, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57 – të morri vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni. Në komunikatën e Qeverisë thuhet „ Për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në seancën e sotme morri vendim për themelimin e institucionit kombëtar „ Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë„ si organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës”. Ansambli shtetëror i këngëve dhe valle shqipe selin e saj do ta ketë pikërisht në Shkup.
Programi Cambridge sivjet nuk do të zbatohet nëpër shkolla të mesme, kështu ka vendosur Qeveria në seancën e 57-të më radhë, njofton Medial.mk. “Ministritë e shqyrtuan dhe miratuan informacionin për prolongimin e planit mësimorë, të arsimit të mesëm, si dhe të mesëm profesional për periudhën 2019-2020”. Ndërkaq, kohë më parë Ministrja Renata Deskoska deklaroi heqjen e programit Cambridge që qeverisja e kaluar vendosi ta zbatojë në sistemin arsimor të shkollimit të mesëm. Ajo gjithashtu a thënë se kërkohen mekanizma se si të ndalohet ky program deri në fillim të vitit të ardhshëm arsimor, si edhe dotë shqyrtohen mënyra se çfarë…
Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri në emision Click Plus në televizonin 21, ka folur për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se Ligji për gjuhët do të votohet, por duhet të kemi koordinim me BDI.
Seksioni për femra pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bëjnë të ditur se do të përfshihen në fushatën e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave për pengimin e dhunës ndaj grave dhe burrave në sferën e punës. Qëllimi i fushatës është ndërtimi i një mase kritike për mbështetje të miratimit të Konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), me udhëzime për pengimin e dhunës ndaj grave dhe grave në sferën e punës. Si qëllim tjetër është edhe rekrutimi i aktiviteteve sindikale për eliminimin e dhunës gjinore në vendet e punës. LSM-ja do të lobojë te Qeveria e Maqedonisë dhe Organizata e…
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, dhe pas largimit të mbishkrimit mbi aeroport dhe monumentit të Aleksandrit të Madh që ishte në hapësirat e brendshme të aeroportit, ka nis edhe zëvendësimi i tabelave në rrugë edhe atë në gjuhën shqipe. Ekipet e NP-së “Rrugët e Maqedonisë”, sapo kanë vendosur edhe tabelat e reja në Shkup në gjuhën, pas ndryshimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” hoqi edhe tabelat e autostradës në drejtim me Greqinë që…
Shpenzimet rrugore të deputetëve të cilët llogariten sipas ligjeve ekzistuese paraqesin shumë të madhe për qytetarët. Përmes debatit duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme për qytetarët dhe për deputetët, përcjell Medial.mk. Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes se nëse sot para deputetëve do të gjendet propozim i tillë për ndryshim të këtyre ligjeve. “Mund t’ju blejmë vetura të gjithë deputetëve, t’ju sigurojmë banesa në Shkup, mund të ndryshojmë mënyrat e udhëtimit përmes riorganizimit të Rregullores. Deputetët kanë javë për debat, për votim dhe të jenë me qytetarët e tyre, ndërsa qëllimi kryesor është që të…

