Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe pasardhësi i Nikolla Gruevskit Hristijan Mickoski, në intervistë për Televizionin Alfa tha se partia e tij do të parashtrojë interpelancë apo votëbesim ndaj kryeparlamentarit, Talat Xhaferi. ”Hapi jonë i parë ndaj shkeljeve ligjore ndaj Talat Xhaferit do të jetë interpelanca për keqpërdorim të pozitës kryetar i Kuvendit. Kemi edhe shumë arsye tjera por minimum ata janë pesë. E para është shkelja e Rregullores së punës. E dyta është shkelja e Kushtetutës” tha Mickoski. ”Duhet të mbahet përgjegjësi për këto shkelje” përfundoi Mickoski.
Author: Arian Arci
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në një intervistë në TV Alfa, sonte njoftoi një betejë të ashpër për të rrëzuar qeverinë aktuale. Pas votimit të Ligjit për gjuhët në Kuvend, Mickovski tha se është duke u bërë analizë të ngjarjeve rreth shkelje të procedurave gjatë miratimit të këtij ligji, si dhe vuri në dukje se partia e tij do të kërkojë interpelencë për kryetarin të Parlamentit, Talat Xhaferi, përcjell TetovaSot. Mickovski, siç e quajti ai “qeveri jopopullore”, njoftoi se partia VMRo-DPMNE do të organizojë protesta në fillim të muajit majit. Për votimin e Ligjit për gjuhët, Mickovski tha se bëhet…
Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se VMRO-DPMNE qëndron prapa vendimit të Presidentit Gjorge Ivanov për mos firmosjen e ligjit për gjuhët . Mishkovski shprehu keqardhje, pasi Zoran Zaev kishte të njëjtën të drejtë, por nuk e përdori në këtë rast, siç tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, ai është një frikacak, përcjell TetovaSot. “Presidenti Gjorgje Ivanov veproi si shtetas. VMRO-DPMNE është absolutisht pas vendimit të Presidentit të vendit, se ligj i tillë nuk meriton nënshkrim. Meqenëse e drejta themelore e Presidentit të shtetit dhe detyrimi i tij është mbrojtja e Kushtetutës dhe e interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. E…
Destinacioni i sotëm i karvanit të Shtëpisë Botuese “Logos-A”, ishte qyteti i Gostivarit dhe komuna e Vrapçishtit. Gjatë ditës së sotme gjithsej janë shpërndarë rreth 2000 libra falas në 16 shkollat fillore shqipe të Gostivarit dhe fshatrave të komunës së Vrapçishtit. Muhamed Jashari nga Logos-A bëri të ditur se pakot të cilat i kanë marrë shkollat, përmbajnë nga 150 libra. “Sot në radhë kanë qenë rajoni i Gostivarit dhe komuna e Vrapçishtit. Jemi munduar që një pjesë të konsiderueshme të këtyre fshatrave të pasurojmë me libra. Përafërsisht sot kanë qenë afër 16 shkolla që janë shpërndarë librat apo titujt e…
Sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kanë tronditur opinionin publik. Së fundmi për t’i dënuar ato, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke shprehur indinjatën e thellë për gjuhën e urrejtjes që ushqehet. “Kjo është hera e disatë që institucionet kulturore që ruajnë dhe pasqyrojnë historinë, traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare dhunohen qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte, të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve. Këto akte, pikërisht në momentet kur afrimi dhe…
Nga zënka verbale shpërthen në përleshje masive në një kafene në Tetovë, ku si pasojë e përleshjes dhe goditjeve me sende metalike mbeten të plagosur disa persona, përfshirë edhe të pafajshë, njofton TetovaSot. Sektori për punë të Brendshme Tetovë ka ngritur padi penale kundër personave me inicialet A.R. (32), E.Z. (33), B.N. (32), M.G. (22), F.D. (20) dhe C.D. (18) për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Siç raporton policia e Tetovës, me datë 4 të këtij muaji, në një objekt hotelierik në Tetovë, pas një mosmarrëveshje verbale të mëparshme ndërmjet S.D. dhe A.R., ka shpërthyer përleshja fizike, në të cilën…
Pasditën e sotme është arrestuar isht drejtori i shërbime të përgjithshme dhe punë të përbashkëta të Qeverisë Vase Donevski. Telma jozyrtarisht mëson se Donevski është arrestuar si pjesë e aksionit të policisë financiare nga e cila detaje paralajmëruan gjatë ditës së nesërme, ndërsa sipas informatave jozyrtare policore Donevski është dërguar në stacionin policor BEKO ku edhe po jep deklaratën e tij, përcjell Aktuale.mk Donevski ishte një nga zyrtarët e parë nga pushteti i Gruevskit i cili u shkarkua nga Zaevi, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në bisedat e përgjuara të cilat i publikonte LSDM .
Ambasori i Francës, Kristijan Timonie ka dhënë një deklaratë të çuditshme pas miratimit të Ligjit për gjuhët në Parlamentin e Maqedonisë. Ai është shprehur se, mungesa e një konsensusi më të gjëra dhe mënyra se si u sjell ky ligj mund të rrezikojë rekomandimin e pakusht për bisedimet për anëtarësim në BE. Deklarata e një përfaqësuesit të shtetit më demokratik në botë, vend që respekton lirinë, demokracinë, dinjitetin njerëzor dhe diversitetet i sheh si pasuri, duket shumë absurde. “Dje ishte ditë dëshpëruese pasi kemi parë veprime për të cilat kemi menduar se ua kemi kthyer shpinën. Pasi nuk ka pasur…
Me rastin e shënimit të 15 marsit, Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorëve, në takimin e realizuar mes OKM-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe OEM-së u paralajmërua një ligj i ri për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. Me këtë ligj parashihen të eliminohen praktikat aktuale të pandershme të biznesit, klauzolat dhe kontratat e pandershme si dhe qëndrimet e pandershme të shitësve ndaj klientëve. Sipas profesoreshës Daboviç – Atanasovska, me ligjin e ri gjyqet dhe inspektorët do të angazhohen më tepër, por do të definohen edhe mundësitë për mbrojte kolektive të konsumatorëve, e cila deri tani nuk ka ekzistuar në…
Ditën e hënë do të votohet buxheti i Komunës së Gostivarit. Kështu thonë përmes një njoftimi nga ana e BDI-së, Dega Gostivar, përcjell FLAKA. Më tej në njoftim thuhet se kryetari i Komunës së Gostivarit vazhdon të shkel ligjet duke vepruar kokë në vete dhe jashtë dispozitave ligjore. “Nga mosdija, mospasja e përvojës institucionale apo me tendencë, veprimet e Taravarit bien ndesh me rregullat ligjore. Kujtojmë Taravarin që propozim buxheti i Komunës së Gostivarit ka hyrë në rend dite të seancës së tretë të Këshillit komunal dhe është aprovuar nga shumica e këshilltarëve. Andaj, e njëjta pikë e rendit të…
Prokuroria Publike Speciale publikoi raportin e fundit, të pestë, gjashtëmujor për punën e bërë. Raporti thotë se PSP ka vazhduar me dëgjimin, përpunimin dhe analizimin e të 606,555 audio inçizimeve të cilat i ka në dispozicion kjo prokurori, nga të cilat janë përpunuar 85% e numrit të përgjithshëm të regjistrimeve audio, e cila është 15% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, përcjell TetovaSot. “Që nga data e paraqitjes së këtij raporti janë analizuar përmbajtjet e 515 572 regjistrimeve audio, pra në përpunim janë 85% të numrit të përgjithshëm të dosjeve audio që i ka në dispozicion kjo prokurori…
Tregimi me gisht të mesëm nga ana e vëllait të të akuzuarit për rastin “Almiri”, Prokuroria publike e dënon dhe vlerëson si sjellje të pahijshme. Megjithatë, për TV21, ata thonë se nuk munden të ndërhyjnë sepse nuk bëhet fjalë për të akuzuarin por për vëllain e tij. Nga prokuroria gjithashtu shtojnë se çdo sjellje e pahijshme e të akuzuarit Boban Iliq, për Prokurorinë Publike do të përbëjë arsye që t’i propozojë gjykatës që të konsiderohet si rrethanë rënduese në shpalljen e vendimit përfundimtar. Gjithashtu nga Prokuroria thonë se është dërguar ankesë deri tek gjykata kompetente për venidmin e sjellë që…

