Author: Arian Arci

Nëntë shkolla fillore që gravitojnë në komunën e Sarajit, sot mirëpritën karvanin e Shtëpisë Botuese “Logos-A” dhe pranuan librat dhe lektyrat që kjo shtëpi botuese ka vendosur t’i dhurojë me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit. Nga sot, shkolla fillore “Dituria” në Saraj, “Sami Frashëri”- Gllumovë, “Emin Duraku”- Bukoviq, “Ibe Palikuqi- Bojanë, “Dituria”- Rashqe, “Faik Konica”- Radushë, “Bedri Tahiri”- Sfillare dhe “Bajram Shabani”- Kondovë, pasuruan bibliotekat e tyre me librat e dhuruar nga Logos A. Drejtori i Shkollës fillore “Dituria”, Rafis Ameti, përgëzoi aksionin e Shtëpisë Botuese Logos- A, dhe tha se ky aksion paraqet një ndihmesë e madhe…

Lexo më Shumë

Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit në një konferencë për shtyp të mbajtur në Press-qendrën e komunës thanë se  kanë biseduar për projekte të përbashkëta të cilat janë në vijim, ato që së shpejti do të fillojnë të implementohen, si dhe për projekte potenciale të cilat mund t’i fitojë komuna e Gostivarit e që financohen nga fonde të ndryshme të Bashkimit Europian. “E njoftova zotin Zhbogar se nesër në orën dhjetë do të mbahet seanca e Këshillit dhe se pres që definitivisht buxheti të miratohet, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve”,- deklaroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari. Euroambasadori…

Lexo më Shumë

I pari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, po e sheh si punë të kryer, së paku sa i përket procedurave parlamentare çështjen e Ligjit për Gjuhët. “Tash topi është në tavolinën e presidentit Ivanov. Do të zgjedhë që të shkelë Kushtetutën apo që të respektojë atë”, ka thënë Xhaferi në Shkup, në një intervistë për Interkativ të KTV-së. Xhaferi thotë se është duke shikuar e hulumtuar pasojat që mund të sillte mosnënshkrimi i mundshëm i Ligjit nga presidenti. “Për ne është çështje e mbyllur. Patjetër se do të shpallet edhe në Gazetën Zyrtare brenda afatit”, ka thënë Xhaferi. Ai…

Lexo më Shumë

Sot në rrjetet sociale me të madhe është duke u shpërndarë thirja për protesta për rastin e Almirit, pas lirimit të Boban Iliqit nga burgu. Protesta paralajmërohet të mbahet ditën e mërkurë 21.03.2018. Ende nuk dihet se kush është organizatori dhe në sa ora do të zhvillohet.

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar në vend numri i personave të papunë ka qenë 213.564 që paraqet 22,4 për qind nga popullata aktive në Republikën e Maqedonisë, njoftoi Enti Shtetëror Statistikor. Sipas të dhënave të publikuara në krahasim me vitin e kaluar shkalla e papunësisë shënon rënie për 1,3 për qind. Në vitin 2016 shkalla e papunësisë ka qenë 23,7 për qind. Numri i personave të papunë ka qenë 225.049. Në vitin 2017, sipas Entit Shtetëror Statistikor, popullata aktive ka numëruar 954.212 persona, nga të cilët 740.648 apo shkalla e punësimit ka qenë 56,8 për qind.

Lexo më Shumë

Para shtëpisë së deputetes të LSDM-së, Keti Smileska janë mbledhur sonte një grup qytetarësh që protestuan, duke e quajtur atë një tradhtare, raportoi Netpress, përcjell FLAKA. Qytetarët brohorisnin ‘Keti tradhëtare”, si dhe “Nuk dua tre, as dy, një gjuhë kam unë”. Qytetarë kishte edhe para shtëpisë së deputetit tjetër të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov. Pasi Ligji për Përdorimin e Gjuhëve u miratua të enjten në parlament, shumë qytetarë maqedonas mblidhen për të protestuar kundër miratimit të këtij ligji. Në Vinicë, automjeti i deputetit Slavica Shumanska – Miteva nga LSDM u dogj. FLAKA

Lexo më Shumë

Politologu nga Maqedonia, Ylber Sela, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës se tani shqiptarët kanë të drejt që në çdo institucion të drejtohen në gjuhen shqipe dhe të marrin përgjigje po në atë gjuhë. Megjithatë, Sela shtoi se statusi i gjuhës shqipe me vendimin e ri parlamentar, nuk do të jetë krejt i barabartë me gjuhën maqedonase, pasi në disa vende, siç është diplomacia e të tjera nuk do të përdorët përsëri shqipja. “Më në fund gjuha shqipe do të përdoret dhe shkruhet edhe në pushtetin qendror, përveç atij lokal. Megjithatë, nuk është e 100 për qind siç…

Lexo më Shumë

Shtypja me makinë e katërvjeçarit Almir Aliut është rasti i i treti me rradhë për Boban Iliqin, pasi ai më parë ka kryer edhe dy sulme të tjera me mjete motorike. Kështu tha avokati I familjes Aliu, Ibrahim Bajrami në emisionin VOX, që do të transmetohet sonte në Televizionin SHENJA. Ai nënvizoi se këto veprime janë të paraqitura tek organet e policisë në Kumanovë, por se për shkak të pasojave të vogla opinioni nuk është i informuar me të njejtat. Ibrahim Bajrami, avokat “Të ndërlidhem me kolegun tim Asmir Alispahiq, kemi bërë edhe hulumtime duke kërkuar prova që do të…

Lexo më Shumë

tij, këto çështje janë brenda partiake. “Anëtarët e partisë dhe të gjitha organet partiake janë të informuar për kondicionin financiar të partisë. Ajo është një çështje brenda-partiake dhe ashtu do të mbetet. Si do që të jetë, VMRO-ja është parti më e madhe në Republikën e Maqedonisë edhe pse momentalisht jemi në opozitë, funksionimi i partisë në asnjë segment nuk është vënë në pikëpyetje”, tha Igor Janushev, sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së. Se do të ketë më shumë para për partitë politike me ligjin e ri e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev. Ai tha se ka thirrur grupin negociues të LSDM-së…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski ta lënë të kaluarën dhe politikat e ndarjeve dhe konflikteve që qytetarët i mundën në ciklet e zgjedhjeve të fundit, reagon LSDM. “Nikolla Gruevski dhe politikat e tij shkatërruese janë të kaluara, qytetarët i thanë JO në disa raste. Është koha për reforma që sigurojnë rritje ekonomike, integrim dhe një shoqëri për të gjithë. VMRO-DPMNE t’i mbështes reformat dhe integrimet euro-atlantike, dhe kështu të mbështesin një jetë më të mirë për qytetarët. Kjo është në interes të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratë. Reagimi vjen pas intervistës së sontme të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas shumë deklaratave ofenduese të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov. Rama i ka kujtuar Ivanovit se gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por e shqiptarëve që janë shtetformues në Maqedoni. “z.Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur president,” – Përfundoi Rama.

Lexo më Shumë

Opozita mbetet në qëndrimin se Ligji për përdorimin e gjuhëve është votuar në kundërshtim me Rregulloren për punën e Kuvendit. As nuk janë sqaruar vërejtjet që i ka cekur Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili e ktheu ligjin për ripërpunim në Kuvend. Kështu deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së. Ajo është e bindur se Ligji nuk do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. “Kërkuam që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Të formohet komision i veçantë, i cili do ta shqyrtojë këtë ligj dhe i njëjti të harmonizohet me Kushtetutën që të mund të…

Lexo më Shumë