Planet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO mund të kenë pasoja negative ndaj sigurisë rajonale dhe raporteve dypalëshe, tha zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandar Grushko, në takimin me ambasadorin e Maqedonisë në Moskë, Goce Karajanov. Sipas komunikatës së MPJ-së së Rusisë, në këtë takim është biseduar lidhur me gjendjen në Ballkan. Grushko dhe Karajanov kanë theksuar gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në sferat e interesit të përbashkët dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të Komisionit ruso-maqedonas për tregti, ekonomi, shkencë dhe teknologji. Reagimi rus vjen pas njoftimeve për intensifikimin e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen…
Author: Arian Arci
Vorbulla ciklonike nga Mesdheu dhe Afrika veriore, gjatë ditëve në vijim do të sjellin masa të lagështa ajrore, derisa nga verilindja e kontinentit masa të ftohta ajrore polare do të shtrihen mbi rajon, ku do të krijojnë kushte për reshje bore, të cilat sipas parashikimeve të fundit, do të jenë mjaft intenzive, sidomos ditën e enjte. 21.03 – Mot kryesisht i vranët. Herët në mëngjes dhe paradite me reshje bore, herë pas here më intenzive. Pasdite vonë reshje shiu, që më pas do të shndërrohen në borë. 22.03-23.03 – Të enjten mot i ftohtë, me erë dhe borë. Priten edhe…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e akuzoi Qeverinë se po negocion prapa dyerve të mbyllura dhe se kanë mësuar nga mediat për draft-marrëveshjen për emrin dërguar në Athinë. “Ata udhëheqin negociata të fshehta për emrin. Askush nuk e di asgjë për atë që po ndodh. Tani lexoj se ata kanë dërguar një lloj propozimi në Greqinë fqinje, e cila duhet të jetë përgjigje ndaj draft-marrëveshjes që Greqia e ka dërguar”, tha Mickoski. Sipas tij, Qeveria po bën atë që ka e planifikuar, dhe kjo, siç tha ai, është që ta shesë dhe ta shkatërrojë shtetin sa më parë që të…
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e pranoi se ka dallime mes propozimeve të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Ai konfirmoi se para disa ditëve në Shkup ka arritur pilot-marrëveshja e përgatitur nga pushteti grek dhe se Maqedonia këtë pasdite i ka dërguar idetë e saja për zgjidhjen e çështjes së emrit.
SHKUP- Ministri i drejtësisë në Maqedoni Bilent Saliji ka dhënë dorëheqjen gjatë një deklarate për mediat. Ministri Saliji ka theksuar se dorëheqja e tij është akt moral dhe vjen pas rikualifikimit të lëndës lidhur me rastin e vrasjes së 4-vjecarit Almir Aliu, autori i të cilit u la i lirë pak ditë më parë. Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor. Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin Sopoti…
Ministri i shëndetësisë, Venço Filipçe ka paralajmëruar se në Spitalin Klinik në Tetovë do të ketë reparte të reja. Bëhet fjalë për Ndihmën e Shpejtë, Traumatologjinë dhe Neurokirurgjinë që do të transferohen në objektin e ri të kësaj qendre spitalore. Ministri gjithashtu tha se personeli mjekësor që do të duhet për nevoja të spitalit i gjithi do të plotësohet, sipas nevojave të rrethit të komunave të Tetovës dhe sipas nevojave që do të tregohen nga administratorët e spitalit.
Një hulumtim i Aksionit Botëror për Kripën dhe Shëndetin (WASH) tregoi se disa bukë përmbajnë kripë në sasi të afërt me atë të ujit të detit. Sipas kësaj, shkalla më e lartë e kripës në bukë është ajo e Maqedonisë, me 1,42 gram në çdo 100 gramë. WASH, hulumtimin e bërë në partneritet me Universitetin Queen Mary të Londrës, ku është hulumtuar përmbajtja e bukës si një burim i rëndësishëm i ushqimit, e publokoi në ueb faqen e saj. Në hulumtim janë ekzaminuar sasitë e kripës në mbi dy mijë lloje të bukëve në 32 shtete të ndryshme. Shkalla më e…
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Haraçinës se Kryerarja e Komounës znj. Milikije Halimi bën thirrje që me datën 21.03.2018 ti bashkangjitemi protestës para qeveris në Shkup për rastin e Almirit, thuhet në një njoftim të komunës së Haraçinës, shkruan Gazeta Lajm. “Të gjithë ata që kanë deshirë ti bashkohen kësaj proteste masnesër në ora 11:30/h të vinë afër Komunës ku do të bëhet nisja me dy autobusa. Mos të lejojmë që vrasësit e Almirit të shëtisin lirshëm”, thuhet në apelin e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi. Mos të lejojmë pa u dënuar vrasja e Almirit të vogël,bashkohu edhe…
Klasifikimi i bisedave që është bërë nga ana e PSP për 85 përqind të bisedave të përgjuara të cilat i disponojnë, dëshmon për shkelje masive të të drejtave të njeriut në vend. Kjo e dhënë mund të gjendet në gjashtë raportet e fundit të punës së PSP-së. Prokuroria Publike Speciale (PSP) në gjashtë muajt e fundit – prej shtatorit të vitit 2017 deri në mars të vitit 2018 i vlerësojmë si vërtetim për punën mirë të kryer që prej formimit në vitin 2015 deri më tani, sepse kjo gjykatë Gjykatë pranuar pjesën më të madhe të akuzave të tyre dhe…
Pas vendimit të gjykatës, 12 anëtarët të cilët para 15 viteve ishin dënuar me mbi 156 vjet burg vetëm në bazë të dëshmisë së bashkëfshatarit të tyre Ramadan Bajrami, dëshmi kjo e siguruar nëpërmjet ushtrimit të dhunës ndaj tij nga inspektorë të policisë, sot u liruan përfundimisht. E gjithë kjo shtatë muaj pasi lënda e tyre u kthye në rigjykim, shkruan “Deneshen Vesnik”. Vallë deklaratat e Prokurores publike Katica Janeva, vërtetojnë se udhëheqësia e atëhershme e MPB-së, për gjithë këto vite me radhë ka udhëhequr hetim joprofesional duke akuzuar njerëz të pafajshëm duke i privuar nga liria 12 anëtarë që…
Mjekët gjinekologë kërcënojnë se nuk do të mjekojnë pacientët, vetëm se do të shkruajnë udhëzime dhe pushime mjekësore. Ata kërkojnë rritjen e kapitacionit nga 50 në 60 denarë dhe të definohet pakoja e shërbimeve të cilat i mbulon shteti.
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa. Reshje bore dhe të shiut janë regjistruar sonte në Krushevë. Në Strazhë për shkak të mjegullës, dukshmëria u zvogëlua në 100 metra. LAMM rekomandon ngarje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të shenjave të komunikacionit, njofton TetovaSot. Në disa rrugës mund të ketë rrëshqitje dheu, sidomos në rrugët: Koçani – Makendonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnje – Bukovë. Intensiteti i trafikut në rrugë jashtë zonave urbane është mesatare.…

