Author: Arian Arci

Zv.Ministri i Arsimit, Dr.Arbër Ademi, ka qenë i ftuar special i ambasadorit francez Timonie, në një ngjarje të organizuar nga ambasada franceze. “Franca, e cila shquhet mes tjerash edhe për gastronominë e saj të pasur shënon ditën e shijimit të ushqimeve të pasura dhe të shijshme! Falenderoj ambasadorin për ftesën që të jem i pranishëm në këtë ngjarje!” – ka shkruar zv.Ministri, Ademi, në profilin e t’ij zyrtarë.

Lexo më Shumë

Mos protestoni ndaj vendimeve qe vete i sillni ose ndaj vendimeve qe i sjellin njerezit qe ju i emeroni dhe zgjidhni. Mos protestoni ndaj gjykatesve dhe prokuroreve te cilet dje i emruat vete me pazaret qe i benit me partneret tuaj. Betejen dhe protesten duhet ta beni atje ku ju ka derguar populli ta beni e rrugen lejani popullit. Mos ja zini rrugen popullit. (Hadi Osmani, kandidat i LSDM-së në zgjedhjet e fundit lokale)

Lexo më Shumë

LSDM dhe Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin të mërkurën pas dite kanë nisur bisedimet për ndarjen e kulaçit qeveritar. Sipas informatave jozyrtare, tashmë është marrë qëndrimi brenda dy partive të mëdha – LSDM dhe BDI që Lëvizja BESA të jetë pjesë e Qeverisë, por që do të jetë e hapur edhe për partitë tjera: PDSH, Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin dhe Aleancën për Shqiptarët. Në LSDM më shumë dëshirohet një koalicion sa më i gjerë i Qeverisë, kjo për shkak të shumicës s së brishtë në Parlament, por që nuk ka arritur të bind deri në fund BDI-në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë ka reaguar në kërcënimin e Rusisë për “pasoja negative për siguri rajonale” si dhe për marrëdhëniet bilaterale nëse vendi i tij hynë në NATO. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i është përgjigjur Rusisë se Maqedonia prej pavarësisë së vet ishte fuqishëm e përcaktuar për anëtarësim në NATO, gjë që e përkrahë një shumicë e madhe e qytetarëve. “Maqedonia qysh prej pavarësisë në vitet e 90-ta është përcaktuar fuqishëm për anëtarësim në NATO dhe e ka përkrahjen e plotë të qytetarëve maqedonas. Zgjedhja jonë dhe vendosmëria e qartë janë integrimet euroatlantike”, ka deklaruar Zaev.

Lexo më Shumë

Pushteti tashmë e di se ku do të sistemohen 1.600 të punësuar në administratë të cilët nuk shkojnë në punë dhe paguhen, por aktualisht nuk e bënë publike. Lista do të publikohet javën e ardhshme, pasi ta kalojë filtrin e kontrollit të fundit, transmeton Alsat M. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damian Mançevski informoi se deri më tani asnjë nga punonjësit sipas Marrëveshjes kornizë nuk e ka kundërshtuar pozitën e ofruar. Javën e ardhshme do të dihet saktë sa ka të punësuar në administratën publike. Në strategjinë për Administratë Publike për këtë vit, ndër të tjera është paraparë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski mbrëmë realizoi takim me qytetarët dhe anëtarët e Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Radovish. Ai në takim ka theksuar se ekonomia po zhytet, ndërsa qytetarët varfërohen, dhe e gjithë kjo është rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike të cilën e zbaton qeveria e Zaevit dhe LSDM-ja. “Gjendja është alarmante. Gjithnjë e më e madhe është pakënaqësia e shkaktuar nga politikat e gabuara të LSDM-së. Borxhi i ri prej 566 milionë euro, vetëm nga fillimi i vitit deri më tani, për dy muaj e gjysmë, gjegjësisht nga 1.200 euro çdo familje është në borxh, ndërsa BPV…

Lexo më Shumë

Nivelet e ujit të lumenjve në vend janë më të larta nga mesatarja për marsin, ndërsa përjashtim i vetëm është Cërna Reka në vendin e matjes Novaci ku niveli është për një të tretën më i ulët nga e zakonshmja. Sipas matjeve të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nivelet e ujit të lumenjve janë në të njëjtën nivel apo po zvogëlohen në krahasim me ditën e djeshme. Rritje të konsiderueshme ka vetëm niveli i Vardarit në vendet e matjes në Veles dhe Demir Kapisë, Pçinjë afër Banjave të Katllanovës, Bregallnicë afër Shtipit, Drini i Zi afër Lozhanit dhe…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot u mbajt seanca e re e lëndës “Tank” e PSP-së në të cilën të akuzuar janë  ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh. Prokurorët kanë marrë në pyetje pesë dëshmitarë prej të cilëve tre të punësuar në MPB dhe dy të punësuar në kompaninë “Mak Autostar” në vitin 2012. Njëri nga dëshmitarët i MPB-së, i cili ka kryer pranimin e “mercedesit”, tha se e ka krahasuar dokumentacionin teknik me të që e kanë marrë dhe tha…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë, respektivisht, Sektori për Punë të Brendshme në Veles kërkon nga qytetarët e kësaj rrethine që të paraqiten në këtë institucion për të identifikuar kufomën e gjetur rreth autostradës Veles-Shkup. Bëhet fjalë për një kufomë që është gjetur më 13 mars dhe trupi i pajetë është mashkull, i gjatë rreth 170 centimetra. ”Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Velesit dhe rrethinës që të paraqiten tek stacioni i policisë për të identifikuar kufomën. Kjo vlenë për qytetarë që ditëve të fundit kanë paraqitur persona të familjes së tyre si të humbur.”

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të brendshme njofton se dy femra të punësuara në Qeverinë e Maqedonisë janë përleshur mes njëra tjetrës. Nga MPB thonë se zënkës fizike i ka paraprirë një zënkë verbale Ata, njoftojnë se rasti është denoncuar në Sektorin për Punë të Brendshme se në hapësirat e bodrumit të Qeverisë, M.D (34) dhe A.N (40), të punësuara në sektorin për pastrim në qeveri, pas diskutimit verbal janë përleshur edhe fizikisht. Nga policia informojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Organizator i protestës për Almirin, Visar Vishka në emisionin Click Plus në televizonin 21 theksoi se atyre nuk ju intereson më Boban Iliq, por sipas tij tani do t’ju interesojë përgjegjësia penale e prokurores përgjegjëse dhe gjykateses në këtë lëndë dhe të gjithë atyre që kanë thyer ligjin në rastin e Almirit. “Neve si organizator, nuk na intereson më Boban Iliqi, prej sot neve na intereson përgjegjësia penale nga Kusigerska nga gjykatësja Maja Denkovska dhe të gjithë ata që kanë thyer ligjin. Ne do të pregadisim akt padi dhe do t’i çojmë deri në fund”, theksoi Vishka, njofton TetovaSot.

Lexo më Shumë

Çdo i treti nxënës ose 14.000 nxënës të shkollave fillore dhe mbi 10.000 nxënës të shkollave të mesme kanë qëndrim të keq ose shtrembërim të kurrizit, tregojnë të dhënat nga Instituti për shëndet publik të cilat sot i kumtoi Qendra me rastin e fillimit të projektit për detektimin e situatës me qëndrimin dhe deformimin tek nxënësit. Në kuadër të projektit në SHF “Goce Delçev” u bë kontroll në kurrizin e fëmijëve nga ana e mjekut fiziatër. Në ngjarjen me rastin e fillimit të projektit, mori pjesë edhe kryetari i komunës Qendrës, Sasha Bogdanoviq. Projekti është i Institutit për mjekësi fizikale…

Lexo më Shumë