Author: Arian Arci

Gjashtëdhjetë kamionë janë bllokuar për tetë orë në pikën kufitare të Gjushevë në Deve Bair, nga shkaku i borës. Ata ndoshta do të qëndrojnë atje gjatë gjithë natës për shkak të reshjeve të borës, njofton TetovaSot. Shoferët e kamionëve i bëjnë thirrje autoriteteve për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. Automjetet e dërguara nga Maqedonia në Bullgari kalojnë pa probleme. Dëbora që ka rënë ndjeshëm që nga sonte, ka shkaktuar vështirësi të trafikut në disa rrugë, sidomos në Maqedoninë perëndimore, dhe po bie mbi të gjithë vendin sonte./TetovaSot/

Lexo më Shumë

40 vjeçari me iniciale A.O nga Tetova, mbrëmë rreth orës 19.50 minuta ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën “Land Rover”, me targa të Tetovës, pronë e babait të tij. Sipas policisë, para se ti vidhet vetura, ai është ndalur në një barnatore në rrugën “Bllagoja Toska”, në Tetovë, ka dalë dhe kur është kthyer – vetura nuk ka qenë në atë vend ku ka patur edhe dokumente personale. Vetura është përllogaritur në vlerë prej 50 mijë euro. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Dy persona dyshohet të kenë vendosur mjetin shpërthyes në rrugën Sopot-Sushevë në 4 mars të vitit 2003, ku vdiqën dy ushtarë polak të KFOR-it, si dhe një përkthyes – shtetas i Maqedonisë. Të dyshuarit janë nga Maqedonia, gjegjësisht nga një fshat kufitar i Komunës së Likovës, shkruan gazeta KOHA. Që të dy për momentin jetojnë jashtë Maqedonisë, njëri në Francë, ndërsa tjetri në një vend tjetër të Evropës. Në drejtim të tyre janë duke u zhvilluar edhe hetimet e reja pas shpalljes së pafajësisë për 10 banorët e Sopotit, të cilët 15 vite me radhë u mbajtën pa të drejtë…

Lexo më Shumë

Eshte sekuestruar nga policia një sasi heroinë në afrësi të kufirit. Droga e llojit heroinë me vlerë prej reth gjysëm milionë eurosh është sekuestruar policia hungareze në automjetin e një shtetasi të Maqedonisë. Droga ka qenë e paketuar në 15 pako me peshë të përgjithshme prej 11,7 kilogramë. Siç transmetoi RTS në hyrjen e Hungarisë nga Serbia policia gjatë një kontrolli të hollësishëm të një automjeti motorik “BMV X5”, që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë e kanë zbuluar sasinë e drogës. Ka qenë qeni special I policor për zbulim të narkotikëve ai që ka dhënë shnejn se në automjte…

Lexo më Shumë

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka përshëndetur aktin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliu, si veprim i lartë moral dhe porosi e përgjegjësisë së lartë njerëzore dhe politike. “Ky veprim i ministrit Saliu duhet të shërbejë si porosi deri tek të gjithë bartësit e funksioneve publike, në veçanti përgjegjësit për sundimin e së drejtës. Kjo dorëheqje jehon porosinë që drejtësi selektive nuk guxon të ketë dhe të gjithë bartim përgjegjësi për besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të vendit.  Kryesia e BDI falënderoi ministrin Saliu për kontributin e dhënë në funksionin e ministrit të Drejtësisë dhe vlerëson se…

Lexo më Shumë

Të dashur miq, këtë përshëndetje sot po jua përcjell së bashku me njoftimin mbi lansimin në internet të faqes sime zyrtare ku do ta keni mundësinë të njoftoheni më gjerësisht mbi aktivitetet e mia. Ju mund t’i shihni ato në faqen zyrtare të lansuar rishtazi, www.Lazim-Destani.com Nga aktivitetet e mia të kohës së fundit, këtu mund ta gjeni dhe videon e plotë nga ceremonia e pranimit të titullit Doctor Honoris Causa që më dha Universiteti i Tetovës. “ Mbledhjet dhe diskutimet nxjerrin konkluzione, por nëse nuk ndërmerren hapa konkretizimi atëherë mbetet vetëm shija e mirë e bisedave miqësore. ”– Lazim Destani…

Lexo më Shumë

Vetëm njëri nga gjashtë inspektorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim që detyruan dhunshëm Ramadan Ramadanin të dëshmojë në rastin e Sopotiti, është në pension. Mile Anonovski, pensionist, aktualisht është këshilltar komunal në Komunën e Kumanovës nga radhët e LSDM-së, si dhe sekretar gjeneral i Partisë Pensionistët e Bashkuar në Kumanovë, ndërsa Marjan Nikollovski, gjithashtu i Kumanovës me prejardhje nga Sopoti, është profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Robert Ivanovski, Boban Stojanovski, Ilija Smilevski dhe Mile Vellkovski vazhdojnë punën në DSK, ndërkohë që Bobani dhe Ilija kanë ushtruar detyra të larta në DSK, konkretisht në Drejtorinë e Analitikës dhe…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i komunës së Karposhtit dhe kryetari i partisë GROM, Stevce Jakimovski thotë se parmbrëmë është sulmuar nga këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev. Ai në një deklaratë për disa portale të afërta me opozitën ka theksuar se Filip Andov i njohur si Sokoli, e ka provokuar dhe më pas ka tentuar që ta rrahë fizikisht në një nga lagjet e Shkupit. “Nuk i frikësohem dhe nuk do të më heshtin dhe e dij se do të ikin nga pushteti, sepse janë të paaftë të qeverisin”, theksoi Jakimovski, duke shtuar se ka qenë i gatshëm për tu përleshur fizikisht me ta.…

Lexo më Shumë

Janë ndarë çmimet në gazetarinë hulumtuese “Nikolla Mlladenov”. Në konkursin e këtij viti janë paraqitur 38 autorë, me gjithsej 60 storie të punuara në 154 tekste. Ky çmim jepet për të 17 herë në Maqedoni. Gazetarja e njohur investiguese Liridona Vejseli ka marrë vendin e tretë për storien më të mirë hulumtuese. Kujtojmë që Liridona Vejseli ka realizuar një sërë investigimesh, ku kanë reaguar institucionet por edhe eshte animuar opinioni. Gazetarja investiguese zotohet që do të jep kontributin maksimal në hulumtimin e rasteve ku dyshohet që ka dorë pushteti dhe bëhet fjalë për raste të montuara.

Lexo më Shumë

Dojçe Vele: Bilent Saliji nuk ka dhënë dorëheqje për “Almirin”, por për të shpëtuar prej rikonstruimit!? Shkaku i vërtetë për dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, Bilent Saliji nuk ka qenë përgjegjësia morale për rastin e Almir Aliut, por mënyrë për t’i ikur rikonstruimit të tij, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase,“Ministri ka zgjedhur mënyrën për tu larguar në mënyrë të ‘famshme’ para se të rikonstruohet, por edhe për të poentuar politikisht para protestave që janë caktuar sot nga iniciativa qytetare ‘Drejtësi për Almirin’”, kanë thënë për DV burime partiake. Sipas DV, pas dorëheqjes së ministrit të deridjeshëm të drejtësisë janë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Turqisë, Binali Jëldërim, ka pritur në një takim ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, e cila ndodhet në Turqi për vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA). Takimi midis ministrit turk dhe ministres maqedonase, që ishte i mbyllur për media në Rezidencën Çankaya, ka zgjatur 40 minuta. Më herët paraditen e sotme, ministrja Shekerinska me një ceremoni ushtarake u prit edhe nga homologu turk, Nurettin Canikli. Delegacionet e ministrive të të dy vendeve poashtu realizuan një takim, i cili ishte i mbyllur për media.

Lexo më Shumë

Nuk është e lehtë të ndiqen të tillë të fuqishëm të cilët kanë qenë në pushtet 11 vite, deklaroi në intervistë për Analiza 24 në TV 24, krye-porkuroria speciale, Katica Janeva, përcjell FLAKA. Ajo thotë se jo rastësisht Maqedonia ka qenë “shtet i rrobëruar”. Janeva thotë më tej se rruga e vërtetë është lufta me kriminalitetin. Për rastin me gazetaren Ivona Talevska shpreson se ankesa e tyre do të merre parasyshë. Janeva thotë se bashkëpunimi me gjykatën vlerësohet si rrethana të lehtësuara. “Në lidhje me gjykimet edhe ne nuk jemi të kënaqur”, tha Janeva. Thotë se në sistemin e drejtësisë…

Lexo më Shumë