Andrej Zhernovski ish lider i LDP-së dhe kryetar i komunës Qender dhe Çedomir Sazdovski deputet i pavarur në parlament e që ishte pjesë e koalicionit me VMRO si anëtarë i Grom nga sonte jane pjesë e Komitetit Qendrorë të LSDM-së. Zhernovski pas zgjedhjes së Goran Milevskit për kryetar të LDP-së është distancuar nga partia derisa Sazdovski i cili në parlament hyri si pjesë e listës së VMRO-së pas formimit të qeverisë së re dhe shumicës parlamentare filloi të deklarohet si deputet i pavarur.
Author: Arian Arci
Vendimet për paraburgimin e deputetëve Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski dhe dhjetarë të tjerëve të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, mund të publikohen nesër. Kështu paralajmëron kryetari i Gjykatës së Lartë Jovo Vangellovski për 24 lajme. “Gjykata nuk është vonuar me vendimin, por bëhet fjalë për çështje komplekse për të cilën nuk mund të prisni një vendim të shpejtë. Rasti në gjykatë është shumë më pak se sa ishte në Prokurori. Vendimi me siguri do të jetë nesër”, thotë ai.
Një shkupjane shtatëdhjetë e shtatëvjeçare dje është gjetur me plagë nga thika në pjesën e përparme të gjoksin dhe pa shenja jete në banesën e saj në Taftalixhe. Rastin e ka denoncuar djali i saj, pasi ka shkua ta vizitojë nënën e tij, e cila ka jetuar me vëllain e tij. Siç informon MPB, rastin e ka denoncuar G.G. (47) nga Shkupi dje në orën 21:00. Në lidhje me rastin në stacionin e policisë lshtë arrestuar M.G .. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup shkruan ekspress. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.
Një tragjedi e re ka ndodhur në Kumanovë, raporton Skaj. Rreth orës 15 e 15 minuta në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë afër fshatit Vojnik ka ndodhur një aksident trafiku mes veturës “Alfa Romeo” te drejtuar nga N.S. (1991) nga fshati Marino i Shkupit dhe një kamioni “Scania” i drejtuar nga D.A. (1975), transmeton Gazeta Lajm. Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën N.S. Më tepër detaje priten së shpejti.
Në rast se dëmshpërblehen nga Ministria e Drejtësisë, 11 të dënuarit nga rasti “Sopoti”, për 15 vjetët sa kanë qenë të privuar nga liria, pritet të marrin mbi 1,2 milion euro gjithsej vetëm nga ndalesa fizike, sepse u është pamundësuar të punojnë. Kështu thonë avokatët e ish-të burgosurve të cilët që nga marsi i 2003-shit vuajtën dënimin nën akuzën për terrorizëm, por u liruan më 19 mars të 2018-tës. Sipas Naser Raufit, kompensimi në mjete materiale do të jetë shumëfish më i lartë për torturat psiqike dhe vuajtjet shpirtërore që kanë përjetuar të dënuarit dhe familjet e tyre. “Po patjetër…
Kur fillon muaji i madhërueshëm i Ramazanit është pyetje e përvitshme e besimtarëve myslimanë. Sivjet Muaji i Ramazanit sipas kalendarit pritet të fillojë me 15 Maj ditën e martë dhe të përfundojë në 15 Qershor Pra data 15 Qershor do të jetë dita e parë e festës së Fiter Bajramit.
Mbrëmë në një udhëtim familjar kryetarja e Komunës së Haraçinës ka pësuar aksident në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, shkruan Shigjeta.net. Siç mësoj portali shigjeta.net nga aksidenti të lënduar kan mbetur vajza e kryetarës së Komunës së Haraçinës e cila gjendet jashtë rrezikut për jetë si dhe kryetarja e Komunës e cila pësoi lëndime të lehta trupore. Në vijim ju shellim fotografi nga aksidenti i mbrëmshëm dhe makina gati se e shkatërruar:
Safet Neziri, kryetar i KSHPK-së, thotë se puna kryesore sa i përket numrit të paraleleve dhe nxënësve që do të regjistrohen nëpër shkollat e mesme u takon komunave, respektivisht Qytetit të Shkupit. “Sipas Ligjit, ato kanë statusin e themeluesit të shkollave dhe nisur nga kjo dorëzojnë propozimet përkatëse, të cilat shqyrtohen në KSHPK para se MASH të publikojë Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme”, shpjegon Neziri. Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin 2018/2019 është në përgatitje e sipër dhe pritet që të publikohet jo më larg se nga fundi i javës së…
Vane Cvetanov, përfaqësues i OJQ “Llupa e gjelbër”, në “Rruga drejt” thotë se, edhe shqiptarët edhe maqedonasit por edhe bashkësitë e tjera në Maqedoni ishin viktima të një sistemi të drejtësisë i cili ishte partiak dhe i politizuar, i cili shërbente për qëllime të caktuara të pushtetit të mëparshëm, njofton Medial.mk. “Parulla “Pranverë pa drejtësi” mund të riemërohet në “Dekadë pa drejtësi”, meqë edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, por edhe pjesëtaret e bashkësive tjera etnike në vend ishin viktima të një sistemi të drejtësisë i cili ishte partiak i politizuar dhe shërbente për qëllime të caktuara të pushtetit të mëparshëm. Problem…
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka folur lidhur me situatën e tensionuar që ishte krijuar në seancën kur u miratua Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe u zyrtarizua gjuha shqipe në Maqedoni. Xhaferi në një intervistë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se provokimet fizike të ish-Kryetarit të VMRO-DPME-së, Nikolla Gruevskit nuk i bënë përshtypje. “Deputetëve të shumicës i kam kërkuar, çfarë do që të ndodhë në seancë askush të mos lëviz prej vendit të vet, çfarëdo që të ndodhë rreth meje askush të mos implikohet në atë ngjarje… Parlamenti ka sigurim të brendshëm dhe unë kam edhe…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është i vetmi në Evropë, që nuk e “di’ se sa popull përfaqëson, pasi që ka më shumë se 15 vjet që në këtë shtet nuk është mbajtur regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare. Vite më parë, për shkak të ndërskamcave etnike, regjistrimi u ndërpre përmes një ligji, të cilin e votuar deputët e Parlamentit të Maqedonisë. Përveç Maqedonisë është edhe Somalia që nuk ka mbajtur regjistrim të popullsisë. Pra shteti i Maqedonisë krahasohet me shtetin afrikan sa i pëket statistikave demografike, njofton agjencia e lajmeve INA. Por sa banorë ka Maqedonia? Askush nuk e…
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (24-25 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Rikthimi i orës verore do të sjellë rritjen e ditës dhe zvogëlimin e natës. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Për ata që duan më shumë gjumë ky është një lajm i keq sa të përshtaten me rutinën e re, pasi do të flenë një orë më pak. Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 Tetor. Ndryshimi i orës është traditë prej vitit 1981 në Europë.

