Mjekët amë privat nesër do të vendosin nëse në shenjë revolte do të fillojnë me grevë, gjegjësisht një ditë nuk do të japin receta për pacientët me sëmundje kronike. Ata thonë se qëllimi i tyre është që të bëjnë presion mbi pushtetin, pasi sipas tyre me vita nuk u janë dëgjuar kërkesat. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën e fundit për shtyp tha se do të rishikojë kërkesat e mjekëve amë. “Kemi një numër të madh të kërkesave edhe nga mjekët amë edhe nga gjinekologët privat dhe për të gjitha kemi përgatitur zgjidhje të duhur, por nuk do t’i zbatojmë derisa të konsultohemi me përfaqësuesit…
Author: Arian Arci
Anëtari i kryesisë së ASH-së Flakron Bexheti përmes një statusi në facebook ka shtruar disa pyetje për kryeministrin Zoran Zaev se a do mund të reformojë sistemin e drejtësisë me kuadro të cilët janë emëruar në kohën e qeverisjes së BDI dhe VMRO e disa prej tyre edhe funksionarë të lartë të BDI-së, ka shkruar kështu Bexheti. “Në Komisionin e sapoformuar për ndjekjen e reformave në Jurispodencë, i cili udhëhiqet nga Kryeministri Zaev, mes të tjerëve janë edhe Kryeprokurori Joveski, Prokurori Xhelal Bajrami ish Ministër dhe ish zëvendës ministër i BDI në qeverisjen e VMRO-DPMNE së, Kryetar i Gjykatës së…
Ministrat e punëve të jashtme të Greqisë dhe i Maqedonisë Nikos Kocijas dhe Nikolla Dimittrov darkën e tyre të përbashkët e kanë ngrënë në restorantin „Sole“ në Vjenë, pronë e shqiptarit Aki Nuredini nga Tetova, përkatësisht nga fshati Kamjan, njofton portali SDK.mk, përcjell Aktuale.mk Restoranti i Akiut ndodhet në afërsi të operës së Vienës dhe frekuentohet nga shumë yjet botërore të operës dhe politikanë të rëndësishëm austriak dhe ndërkombëtarë.
Në një reportazh për problemet në komunën e Gostivarit, Al Jazeera trajton pikërisht ato që tangojnë qytetarët e kësaj komune të cilat lidhen me problemet politike përfshirë këtu punën e punësimit e përjashtimit nga vendet e punës e degradimet e ndryshme. Problemet e shumta në komunën e Gostivarit duket se barën më të madhe e çojnë tek banorët të cilët duhet të përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha në shumë sfera që drejtohen nga pushteti lokal. Kryetari aktual i komunës Taravari ankohet se ka çdo ditë inspeksione të ndryshme nga qeveria dhe se ndihet i bllokuar. “Inspekcione kemi secilën…
Zëvendës revizori kryesor shtetërorë i Maqedonisë bashkë me ndihmësin e revizorit kryesor Maksim Acevski dhe revizorin Orhan Adem kanë qëndruar në vizitë zyrtare në Kosovë ku kanë realizuar takim me Auditorin e përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani. Në takimin e dy delegacioneve është biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy institucioneve supreme të auditimit, dhe formalizimin e këtij bashkëpunimi me një marrëveshje bilaterale. Me këtë rast Ademi dhe Osmani u pajtuan që të zhvillohet një program i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave institucionale, si në fushën e metodologjisë, të…
Është vendosur filtri i ri në oxhakun e furrës për djegie të mbetjeve mjekësore në deponinë “Drislla” në Shkup. Roli i filtrit do të jetë thithja e grimcave PM10, dioksidit të sulfurit dhe grimcat e tjera ndotëse të cilat lirohen nga inseneratori. “Tashmë filtri është vendosur në emetues dhe tani duhet të bëhet plan për matje, kështu që duhet të bëhen të paktën dy matje krahasuese nga dy laboratorë, e kjo me shumë mundësi do të bëhet në fillim të javës së ardhshme, nga e hëna, në prezencë të Inspektoratit për Mjedis Jetësor”, tha Mite Naçev, Inspektor shtetëror për mjedisin…
Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërim” sot fillojnë me rikonstruimin e sipërfaqeve të gjelbra në pjesën e vjetër të parkut të qytetit. “Për momentin punojmë në ripërtëritjen e sipërfaqes me bar në afërsi të liqenit, te stadiumi, ku është përfshirë sipërfaqe prej më shumë se 4.000 metra katror. Pas përfundimit të kësaj pjese vazhdojmë me rikonstruimin e sipërfaqes me bar përballë shatërvanit “Lotosov cvet”, në hyrje të Parkut të qytetit ose në sipërfaqe prej 1.900 metra katror”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai informoi se në këto dy…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisē në Shkup, Thomas Gerberich, ndërsa temë bisede gjatë takimit kanë qenë situate politike në vend, Ligji për përdorimin e gjuhëve, zhvillimet në Kuvend, çështja e emrit si dhe integrimi në NATO dhe BE. Ahmeti ka theksuar që Ligji për përdorimin e gjuhëve është në dobi të vendit dhe ky ligj në asnjë mënyrë nuk cenon gjuhën maqedonase, dhe ka kërkuar që të ndalojnë me propagandën për qëllime të politikës ditore si dhe të japin kontributin e tyre në rrumbullaksimin e pjesës normative të Marrëveshjes…
Gazetari Urim Salihu ka nxjerrë një status të ashpër në facebook kundër partive opozitare, që në këtë rast ka të bëjë me ato që duan të bëhen pjesë e pushtetit me BDI-në. Ja porosia e shkruar në facebook: Ose dilni burrerisht mundeni BDI-ne ose shkriheni ne ate parti.Mos veproni politikisht vetem per ca privilegje duke pritur momente per ti dhene vote nje Kryesuesi Keshilli apo ngjajshem .Mos i harroni ato cfare thate per gazetaret ne fushate dhe per BDI-ne.Tani perse koketoni ne menyre tinezare.
sh kryeministri Vlado Buçkovski në emisionin e fundit në Tv Telma ka thënë se përplasja mes SHBA dhe Rusisë, Maqedonia duhej të merte ndonjërën anë. “Në këtë pëplasje të madhe mes dy këtyre fuqive vendet e vogla si Maqedonia nuk kanë shumë hapësirë që të jenë neutrale, ky vendim ishte zgjidhja e vetme e logjikshme duke pasur parasysh se bisedimet me Greqinë po intensifikohen ndërsa Maqedonia ka qëllime drejt BE dhe Nato-s. Sot konferenca për shtyp e ambasadorit rus nuk ishte e përshtatshme për fuqi si Rusia, ishte nën secilin nivel dhe e papërshtatshme ndaj një vendi mikpritës”, ka thënë…
Në aktakuzën për ngjarjet e 27 prillit nuk është përfshirë edhe djali i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Jordan Mijallkovi i cili u fotografua brenda në Kuvend në natën e 27 prillit, shkruan “Makfaks”. Sipas konferencës për media që e mbajti atëherë Damjan Mançevskit nga LSDM-ja, në të cilën u shpërndanë fotografi të personave që kanë hyrë në Kuvend, Jordan Mijallkov ka qenë një ndër të parët që është gjetur. Ai në tetor të vitit 2017 është marrë në pyetje në stacioni policor në Kisella Vodë të jep dëshmi për ngjarjet e 27 prillit në kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar…
Era e jugut, me një shpejësi prej 80 km në orë dhe reshje të rënda, të shtunën do të sjellë një ciklon të ri, sipas parashikimit të meterologut Slavço Popovski, i cili thotë se cikloni “Aleksej” do të jetë një ciklon i fortë që mundet të jetë fatal për bregun e Ohrit, pasi liqeni është buzë derdhjes, me nivelin e sotëm të arritur 2 cm mbi nivelin e lejuar. Reshjet që gardualish do të zhvendosen drejt zonave lindore, gjatë natës dhe do të jenë me intezitet lokal. Megjithatë, reshje më intenzive do të ketë në rajonet perëndimore, ku do të…

