Është vendosur filtri i ri në oxhakun e furrës për djegie të mbetjeve mjekësore në deponinë “Drislla” në Shkup. Roli i filtrit do të jetë thithja e grimcave PM10, dioksidit të sulfurit dhe grimcat e tjera ndotëse të cilat lirohen nga inseneratori. “Tashmë filtri është vendosur në emetues dhe tani duhet të bëhet plan për matje, kështu që duhet të bëhen të paktën dy matje krahasuese nga dy laboratorë, e kjo me shumë mundësi do të bëhet në fillim të javës së ardhshme, nga e hëna, në prezencë të Inspektoratit për Mjedis Jetësor”, tha Mite Naçev, Inspektor shtetëror për mjedisin…
Author: Arian Arci
Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërim” sot fillojnë me rikonstruimin e sipërfaqeve të gjelbra në pjesën e vjetër të parkut të qytetit. “Për momentin punojmë në ripërtëritjen e sipërfaqes me bar në afërsi të liqenit, te stadiumi, ku është përfshirë sipërfaqe prej më shumë se 4.000 metra katror. Pas përfundimit të kësaj pjese vazhdojmë me rikonstruimin e sipërfaqes me bar përballë shatërvanit “Lotosov cvet”, në hyrje të Parkut të qytetit ose në sipërfaqe prej 1.900 metra katror”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai informoi se në këto dy…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisē në Shkup, Thomas Gerberich, ndërsa temë bisede gjatë takimit kanë qenë situate politike në vend, Ligji për përdorimin e gjuhëve, zhvillimet në Kuvend, çështja e emrit si dhe integrimi në NATO dhe BE. Ahmeti ka theksuar që Ligji për përdorimin e gjuhëve është në dobi të vendit dhe ky ligj në asnjë mënyrë nuk cenon gjuhën maqedonase, dhe ka kërkuar që të ndalojnë me propagandën për qëllime të politikës ditore si dhe të japin kontributin e tyre në rrumbullaksimin e pjesës normative të Marrëveshjes…
Gazetari Urim Salihu ka nxjerrë një status të ashpër në facebook kundër partive opozitare, që në këtë rast ka të bëjë me ato që duan të bëhen pjesë e pushtetit me BDI-në. Ja porosia e shkruar në facebook: Ose dilni burrerisht mundeni BDI-ne ose shkriheni ne ate parti.Mos veproni politikisht vetem per ca privilegje duke pritur momente per ti dhene vote nje Kryesuesi Keshilli apo ngjajshem .Mos i harroni ato cfare thate per gazetaret ne fushate dhe per BDI-ne.Tani perse koketoni ne menyre tinezare.
sh kryeministri Vlado Buçkovski në emisionin e fundit në Tv Telma ka thënë se përplasja mes SHBA dhe Rusisë, Maqedonia duhej të merte ndonjërën anë. “Në këtë pëplasje të madhe mes dy këtyre fuqive vendet e vogla si Maqedonia nuk kanë shumë hapësirë që të jenë neutrale, ky vendim ishte zgjidhja e vetme e logjikshme duke pasur parasysh se bisedimet me Greqinë po intensifikohen ndërsa Maqedonia ka qëllime drejt BE dhe Nato-s. Sot konferenca për shtyp e ambasadorit rus nuk ishte e përshtatshme për fuqi si Rusia, ishte nën secilin nivel dhe e papërshtatshme ndaj një vendi mikpritës”, ka thënë…
Në aktakuzën për ngjarjet e 27 prillit nuk është përfshirë edhe djali i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Jordan Mijallkovi i cili u fotografua brenda në Kuvend në natën e 27 prillit, shkruan “Makfaks”. Sipas konferencës për media që e mbajti atëherë Damjan Mançevskit nga LSDM-ja, në të cilën u shpërndanë fotografi të personave që kanë hyrë në Kuvend, Jordan Mijallkov ka qenë një ndër të parët që është gjetur. Ai në tetor të vitit 2017 është marrë në pyetje në stacioni policor në Kisella Vodë të jep dëshmi për ngjarjet e 27 prillit në kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar…
Era e jugut, me një shpejësi prej 80 km në orë dhe reshje të rënda, të shtunën do të sjellë një ciklon të ri, sipas parashikimit të meterologut Slavço Popovski, i cili thotë se cikloni “Aleksej” do të jetë një ciklon i fortë që mundet të jetë fatal për bregun e Ohrit, pasi liqeni është buzë derdhjes, me nivelin e sotëm të arritur 2 cm mbi nivelin e lejuar. Reshjet që gardualish do të zhvendosen drejt zonave lindore, gjatë natës dhe do të jenë me intezitet lokal. Megjithatë, reshje më intenzive do të ketë në rajonet perëndimore, ku do të…
Problemi me qytetarët e shkyçur nga “Ngrohtorja”, të cilët paguajnë paushal do të zgjidhet me akt nënligjor dhe mund të pritet se nga sezoni i ardhshëm ngrohës, ata nuk do të paguajnë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. “Mendoj se do të gjejmë zgjidhje, e cila do t’i kënaqë të gjitha palët. Mund të pritet nga sezoni i ardhshëm ngrohës, ata të mos paguajnë paushal”, deklaroi Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të ngjarjes së sotme, që e organizoi Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Lidhur me ligjin për energjetikë që dje kaloi në seancë…
Nikola Mitrevski – Koljo, një nga të akuzuarit për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë sonte është dorëzuar vullnetarisht në burgun parahetimor të Shutkës, njofton “Fokus” duke u thirrur në burime të mirëinformuara. Ai disa muaj ishte në arrati dhe se konsiderohet si një nga ‘kokat’ organizuese për dhunën e 27 prillit, transmeton INA. Në aktakuzë thuhet se mbrëmjen e 27 prillit në ora 18.58 në aktakuzë dikush i është lajmëruar Nikolla Mitrevskit – Koljos për të kryer sulmin e dhunshëm. Ndërsa telefonuesi apo urdhërdhënësi është Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili ka marrë…
Nurtene Ismaili, tashmë një vit e gjysmë, kujdeset e vetme për dy fëmijët e saj, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Ai nuk i la as shtëpi e as para, madje Nurtenia nuk ka as nënshtetësi të Maqedonisë, sepse ka ardhur këtu si nuse nga Ferizaji i Kosovës. Madje ajo është nxjerrë në rrugë edhe nga shtëpia në të cilën jetonte deri mbrëmë. “Kam nevojë për shtëpi, mbrëmë kam fjetur te daja im, jam me dy fëmijë, nuk kam shtëpi timen. Qe një vit e gjysmë më ka vdekur bashkëshorti dhe nuk na ka lënë asgjë pas vete. Kemi ndenjur…
Me fillimin e programit 24 orësh në gjuhën shqipe, Servisit të Dytë do t’i duhet punësimi i kuadrove të reja dhe shpenzime tjera për pajisje teknike për prodhimin e programit, prandaj sipas profesorit universitar, Sefer Tahirit, dhe gazetarit, Arben Ratkocerit, është e nevojshme që të rriten mjetet për Servisin e Dytë. “Edhe 1%, edhe 0.7%, janë nxjerrë në një farë mënyre duke u bazuar tek shpenzimet rrjedhëse, tek shpenzimet operative të cilat i ka televizioni. Duhet të bëhet një analizë më e qartë që kjo shifër të rritet edhe më shumë, për shkak se kur janë bërë këto përllogaritje nuk…
Një pjesë e funksionarëve të qeverisë pas Festave të Kërshëndellave nuk do të kthehen në kolltuqet e tyre, raporton Tv24. Burime në LSDM kanë thënë se atëherë do të bëhet rikonstruimi i qeverisë, që ishte paralajmëruar deri në fund të muajit mars. Edhe pse ende nuk dihen emrat e ministrave që do të “fluturojnë” nga qeveria, përfliten emrat e pesë ministrave që mbeten të paprekshëm. Përveç kryeministrit Zaev, nga radhët e LSDM-së që tani postin ministror e ruajnë sigurt edhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski si dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton Gazeta Lajm.…