Një autor i panjohur mbrëmë rreth orës 20:50 ka kryer vjedhje në një farmaci në rrugën “Kozle” në Shkup. Autori duke u kërcënuar me thikë ka marrë qarkullimin ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur. MPB-ja informon se e punësuara në farmaci në ora 21:00 ka denoncuar grabitësin në njësinë për informim dhe komandë në Shkup. Nga policia thonë se janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe zbardhje të tërësishme të rastit.
Author: Arian Arci
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska konfirmoi se Prokuroria Themelore Publike pas zërave është duke hetuar nëse në procesin e adoptimit të fëmijëve, persona të caktuar në Ministri kanë kërkuar para. Por, ajo nuk deshi të japë komente shtesë. “Unë nuk do të komentoja hetimin të cilin e udhëheq Prokuroria Publike. Të gjitha informacionet që janë kërkuar nga ne dhe me të cilat posedojmë i japim sepse qëllimi ynë është që të kemi shtet të drejtë në të cilin të gjithë ndjehemi të sigurt. Nëse kjo është kështu dhe dëshmohet, pres që të gjithë të cilët janë përfshirë…
Eshtë vandalizuar përmendorja e dëshmorit të UÇK-së, Ismet Bajrami, në fshatin Brezë në Malësinë e Karadakut të Shkupit. Tani për tani nuk dihet kush është autori për vandalizimin dhe motivin për këtë ngjarje të shëmtuar. Banorët kanë dënuar ashpër këtë sjellje çnjerëzore ndaj përmendores së atyre që flijuan jetën për liri./PreshevaJon
Numri më i madh i administratorëve të punësuar në administratën publike të Maqedonisë kanë shkollim të mesëm ose të lartë, tregojnë të dhënat e regjistrit të sektorit publik në Maqedoni që e ka përgatitur Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës. Por, nuk është i ulët numri i atyre që janë të punësuar në administratë që janë pa shkollim. Sipas të dhënave të fundit të vitit 2017 madje 495 të punësuar janë pa shkollë, 202 janë gjysmë të kualifikuar, 404 të kualifikuar, 10.570 janë me shkollë të fillore, 38.045 janë me shkollë të mesme, 547 janë me kualifikim të lartë, 5.707…
Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev, tha se shteti i Sllovenisë mbështet Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve. Cerar shtoi se shteti i Sllovenisë dhe ai i Maqedonisë kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të mira dhe se do të punojë që të njëjtat t’i thellojnë edhe më shumë. Ai në fund shtoi se pasi Maqedonia stabilizoi marrëdhëniet me të gjitha shtetet, duhet të intensifikohet procesi i integrimit të shtetit, pasi anëtarësimi në NATO është bazë për sigurinë e rajonit. “Para së gjithash kemi bashkëpunim të mirë…
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, dhe eurokomisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johanes Han pritet të qëndrojnë në Shkup më 18 dhe 19 prill. Kështu informoi kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij slloven, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në Shkup. Zaev thotë që Qeveria e Maqedonisë pret që në gjysmën e dytë të këtij muaji, të merr rekomandim të pastër nga komisioni evropian, që do të krijonte kushte për marrje të datës për fillim të bosedimeve për qasje të vendit në BE. “Sot morrëm edhe…
VMRO-DPMNE në mbledhjen e Komitetin Ekzekutiv dhe qendror të partisë vendosi që të kthehet në Parlament. Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj partie Hristijan Micloski, sipas të cilit deputetët e partisë së tij do të marrin pjesë në punën e parlamentit dhe do të luftojnë për çdo masë në favor të qytetarëve dhe kundër çdo hapi të dëmshëm për qytetarët. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjithashtu njoftoi se deputetët e partisë së tij menjëherë pas kthimit në Kuvend do të ngrenë interpelancë për punën e Qeverisë, të cilën ai e quajti si qeverinë më të pasuksesshme që nga…
Arsyet e shkurorëzimit tek të rinjtë janë të llojeve të ndryshme dhe shumë herë të pa kuptimta. Profesori universitar Bashkim Selmani, një hulumtim që ka bërë bashkë me studentët e ciklit të dytë master pran UT-ës, shprehet se divorcet në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri vinë duke u rritur. Qytetet nga Struga deri në Kumanovë, është konstatuar se familja shqiptare është e prekur në disa segmente, dhe një ndër elementet më shqetësues është edhe segmenti i shkurorëzimeve , për arsye se në të kaluarën tek traditat shqiptare ishte se çdo martesë përfundonte me vdekjen e njërit bashkëshortë, ndërsa sot çdo e…
Në komunën e Cairit kanë mbetur shumë pak hapësira të gjelbërta dhe kjo përbën problem sidomos kohëve të fundit, kur është shtuar ndjeshëm numri i ndërtesave të rëja, pa parqe apo parkime rretheqark tyre, e që në shumë raste janë ndërtuar mbi paqet ekzistuese. Qytetarët e anketuar, thonë se mungojnë hapësirat për fëmijë, këndet e lodrave nuk mjaftojnë për numrin e shumtë të fëmijëve në këtë komunë, Cairit sipas tyre i duhen edhe më shumë pemë. “Ka nevojë për fmijët parke, të ketë më tepër, më mirë është”… “Të ketë hapsirë pak me shumë edhe për lojrat e fëmijeve…
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në bulevardin rajonal “Boris Trajkovski”, afër fabrikës “Ohis”, në lagjen “Pintija”. Duket se vetura nuk është përplasur me ndonjë veturë tjetër, por është rrokullisur. Shkaqet e aksidentit nuk dihen. Ende nuk dihet për të lënduar.
Prej sonte, do të ndalojë era, shiu dhe shpejtësia e erës në vend, cikloni Aleksej, që solli me vete ere shi dhe stuhi iku, dhe pritet mot i ngrohtë më temperatura pranverore, njofton Medial.mk. Do të mbizotërojë mot i ngrohtë, me temperatur maksimale deri më 20 gradë C./Medial.mk/
Autostrada Kumanovë-Gostivar me gjatesi 113 km,ka gjithësejt 6 vendpagesa rrugore ku kalimtari me makine duhet të paguaj për një drejtim 240 denarë nëse paguani me euro do ju kushtoj 5.50 €. Kjo shume paguhet edhe në kthim,pra shkuarje-ardhje 480 denarë ose 11.00€. Por këto pika të pagesës janë në kryqëzim, pasi që dy pika janë në Autostradën e Korridorit 10 dhe katër pika në Korridorin 8. (INA)

