Një banor i Rosomanit pesë vite ka ruajtur bombë në shtëpinë e bashkëshortes së tij. Këtë informatë për MIA-n e konfirmoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Ai informoi se dje në SP Kavadar, një grua nga Rosomani ka paraqitur se në shtëpinëe saj, bashkëshorti i saj rreth pesë vite ka ruajtur një bombë. “Nëpunës policor nga SP Kavadar dolën në vendin e ngjarjes dhe në njërën nga dhomat e shtëpisë së të paraqiturës kanë gjetur mjetin shpërthyes. Bomba është marrë dhe dorëzuar për asgjësim shërbimeve nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, thekson Dodevski.
Author: Arian Arci
Pa furnizim me energji elektrike nesër nga ora 08:30 deri në orën 10:00 do të jenë konsumatorët e rr. “Franjo Kluz” nr.4, në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00, konsumatorët e fshatit Radushë si dhe Stacioni i benzinës në këtë fshat në komunën e Sarajit. Siç kumtoi QRMK Shkup pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni” SHA, ndërprerja në furnizimin me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në rrjetin elektrik shpërndarës. /koha.mk/
Pas informacioneve të siguruara paraprake, SPB Shkup më datë 31.03.2018 dhe 01.04.2018 te vendi i quajtur “Markova Kulla” (Vodno) ka marrë masa për zbulim dhe pengim të veprës penale “tregti me drogë dhe lëndë narkotike”. “Me këtë rast janë arrestuar 11 persona në moshë nga 21 deri në 37 vjeç, të gjithë nga Shkupi. Te ata janë gjetur lloje të ndryshme të tabletave, shumë paketime të marihuanës, heroinës dhe llojeve tjera të drogës. Personat janë arrestuar dhe me ta është zhvilluar bisedë në stacion policor. Pas ndriçimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngriten parashtresa adekuate. Poashtu në…
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka përgatitur iniciativën për mosbesimin e qeverisë. Ky do të jetë votëbesimi i parë ndaj kësaj Qeverie dhe do të dorëzohet në Kuvend të shtunën, ndërsa pas tre ditësh, do të jetë pikë e rendit të ditës në seancë plenare, ashtu siç edhe e parasheh Kushtetuta. Me këtë, deputetët e VMRO-DPMNE-së zyrtarisht do të kthehen në Kuvend. Pas bisedimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës, pritet që këta të fundit të mbështesin thuajse të gjitha ligjet reformuese për çka thuhet se është arritur marrëveshje. Është sjell vendimi edhe në Komitetin Qendrorë edhe në atë ekzekutiv për kthimin…
Një listë prej 12 emrave në të cilën gjendet shqiptarë, turq, por edhe egjiptas është përpiluar këtyre ditëve dhe është dorëzuar për realizim këtyre ditëve pushtetit lokal në Ohër , shkruan “Ohrid1”. Në listë ka emra të personave që duhet të punësohen në MPB, pastruese, në ndërmarrjet komunale kurse përmendet edhe kush duhet të fitojë banesë sociale ose lokacion për tezgë. Nuk dihet nëse lista vërtetë ka dalur nga dega e LSDM-së, apo është ndonjë montim medial.
Në vitin 2017, në rrugët e Republikës së Maqedonisë, jetën e kanë humbur 34 këmbësorë, pesë çiklistë dhe shtatë motoçiklistë, thonë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve, njofton Koha. Numri i çiklistëve dhe motoçiklistëve të cilët e humbin jetën është ulur për 50 për qind në krahasim me vitin 2016, ndërsa numri i këmbësorëve të cilët kanë humbur jetën është i njëjtë. Në bazë të këtyre treguesve, vitin e kaluar kategoritë e rrezikuara pjesëmarrës në trafik, objektiv i kësaj fushate, kanë marrë pjesë me 30 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave në trafik. (koha)
Takimi i ri midis krerëve të diplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë – Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do të mbahet të enjten e ardhshme – më 12 prill në Ohër, mëson gazeta “Nezavisen”. Koxias pritet të arrijë në mbrëmjen e 11 prillit nga Beogradi në Ohër, si pjesë e turneut të tij mini-ballkanik. Pastaj ai largohet për në Prishtinë. Ky do të jetë takimi i dytë në vend mes dy ministrave në një kohë të shkurtër. Takimi i tyre i fundit ishte në Vjenë javën e kaluar, ndërsa shumë pakë ditë më parë Koxias ishte në Shkup, ku ai për…
Gjykata Themelore e Kumanovës nesër do të shqiptojë dënimin për të akuzuarit në rastin e Almir Aliut. Burime nga Gjykata e Kumanovës bëjnë të ditur se trupi gjykues dhe gjykatësja e lëndës janë akoma në përpilim e sipër të aktgjykimin. Në rastin e Almir Aliut, Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për “vrasje” pas rikualifikimit të veprës, akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”, e cila si dënim sheh burg nga 4 deri 20 vjet. Në të njëjtën kohë, për dhunë në këtë rast akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun…
100 ditë para zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme VMRO-DPMNE do të jetë pjesë e Qeverisë që do ti zbatojë ato dhe do të jetë pjesë e kushteve që do ti përmbajë kodi i ri zgjedhor. Këtë e paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në Top Tema në Tv Telma. “Siç ishte kusht më herët në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2016, kjo do të ndodhë tani. Ne thamë se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, e kam përsëritur atë në të paktën dy intervista dhe këtu po flas tani qartë dhe me zë të lartë. Si një opozitë duhet…
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) po shihet si alternativë për tu përfshirë në Qeveri. Në kuadër të pazarit dhe ofertës që i është ofruar dhe për të cilën po bisedohet është që kësaj partie ti takojë edhe një ministri. Sipas burimeve qeveritare për INA, Ministria e Ekonomisë është një nga opsionet që ti ofrohet kësaj partie, në rast se Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi do të marrë postin e zv/kryeministrit për reforma dhe ministrinë pa resor apo për investime. Por nga PDSH nuk flasin dhe nuk japin detaje se a janë të vërteta lajmet e këtilla që po qarkullojnë…
“Nga përgjimet u dëgjua dhe u pa se kishte keqpërdorime të mëdha nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore. Po të kishte shtet normal dhe drejtësi të pavarur, ata tashëm do ishin të arrestuar. Egziston dyshimi se ka një marrëveshje qysh në kohën kur u dorëzua regjimi për t’i amnestuar ‘peshqit e mëdhenj’”, thonë nga OBRIE. Bombat e famshme të Zaevit dy vite më parë patën jehonë të madhe në Maqedoni. Përmes tyre për herë të parë u pasqyrua se si funksinon mafia politike në këtë shtet, por edhe në rajon, njofton agjencia e lajmeve INA. Doli pah kontrolli…
Sukseset e Komunës së Haraçinës, dhe posaҁërisht së fundmi, po ju pengojnë atyre që bënë ç’mos që të jemi në këtë gjendje të mjerueshme për dekada të tëra. Për fat të keq, në këtë lojë të dyshimtë, ditëve të fundit është instrumentalizuar edhe EVN-ja, që ka ndërmarrë një fushatë çkyqjeje të energjisë elektrike. Paraardhësit në Komunën tonë, kanë krijuar borxh ndaj EVN-së me vlerë prej 41 milion denar, ose hic më pak se 700,000 Euro. Kjo tregon më së miri se cka kanë bërë udhëheqësitë e kaluara, që përpos krijimit të borxhit dhe dëmeve që na lanë, asgjë tjetër nuk…

