Fushat në Maqedoni kultivohen nga fermerët, mosha mesatare e të cilave është 58 ose 59 vjeç. Të rinjtë nuk janë të interesuar në prodhimin e ushqimit në fshatrat e tyre, thonë nga Shoqata e Fermerëve, por edhe nga sfera akademike. Bujqësia në Maqedoni nuk përparon sepse disa njerëz përdorin informacion nga interneti, rrallë nga njerëzit e moshuar që dinë dhe punojnë në fushë, treguan hulumtimet nga terreni. Fermerët për momentin përdorin këshillën e punonjësve të zyrave të Agjencisë për Mbështetje Bujqësore. Ministri përkatës thotë se përmes masave financiare dhe programit IPARD, tashmë janë ndërmarrë hapa seriozë për të mbështetur fermerët…
Author: Arian Arci
Kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov njoftoi se që mbrëmë janë plotësuar plotësisht kapacitetet turistike në këtë komunë. Sipas përfaqësuesve të Zyrës Turistike, në Dojran ka mbi 10.000 turistë. Shumica e mysafirëve sipas tyre janë nga vendi dhe një numër i vogël janë nga jashtë, sidomos turistë nga Greqia.
Nën sloganin “Shëndet për të gjithë” në Tetovë u mbajt marsh nga studentët e fakultetit të mjekësisë. Studentët marshuan nga rektorati deri në qendër të qytetit. Ata porositën qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj masave preventive që rekomandohen nga mjekët. Përveç kësaj ata i dërguan mesazh edhe institucioneve shtetërore, duke i porositur që t’i mundësohet të gjithëve trajtim adekuat në aspektin shëndetësor. “Pa marrë parasysh se në çfarë vende, vise malore, fushore, urbane apo rurale jetojnë. Njëjtë të gjithë qytetarët e RM të marrin të gjitha shërbimet shëndetësore që janë të nevojshme për shëndet të mirëfilltë të qytetarëve të…
Një pjesë e kryetarëve të rinj të komunave nga LSDM-ja, me fillimin e vitit 2018 u pajisën me makina të reja luksoze. Vetëm pas disa muajsh të kaluar në kolltuqet e kryetarëve të komunave, ndër hapat e parë është edhe blerja e makinave. Kryetari i komunës Novaci, Ljube Kuzmanovski do të vozitet me automjet prej 2 milion denarësh ose mbi 30 mijë euro. Në Byronë për prokurime publike tashmë është publikuar Marrëveshja e lidhur. Shkoda Superb 2.0 TDI me një motor prej 150 kuaj-fuqi është pjesë e makinave të komunës së vogël, në afërsi të Manastirit. Komuna Novaci do ta…
Ndërrimi i emrave të shkollave të mesme në Tetovë nga ato komunist me emra që do përkojnë me realitetin dhe përbërjen etnike të nxënësve, edhe më tej vazhdon të jetë problematik. Kreu i këshillit komunal Bekim Memeti thotë se nuk ka klimë politike për zgjidhjen e këtij ngërçi, duke aluduar kështu në këshilltarët e partive maqedonase. Në të ardhmen do të mundohemi të gjejmë një konsensus më të hapur që të mos jetë vetëm ajo shumicë që e kemi tani por të jetë i përkrahur nga shumica e këshilltarëve me qëllim që zgjidhjet që do vinë të jenë të pranueshme…
Gabimet drejtshkrimore gjatë implementimit të gjuhës shqipe në institucione shtetërore, ndërmarrje publike e madje edhe në tabela rrugore, sipas profesorit universitar Asllan Hamiti, ndodhin për shkak të cilësisë së ulët të shkollimit, duke përfshirë shkollimin, siç thotë, parauniversitar dhe universitar. Ai theksoi se ngritja e statusit të shqipes do të ndikonte në përdorimin e saj më adekuat dhe pa gabime. “Për fat të keq gabime bëjnë edhe ata të cilët mbarojnë fakultet pikërisht të këtij grupi të përkthimit dhe interpretimit nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas. Në disa raste ka edhe përkthyes të cilët edhe nuk e kanë të mbaruar…
Për të njohur më nga afër edhe administratën me këto ndryshime, nga kjo ministri kanë filluar takimet me krerët e komunave. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shoqërisë Informatike, Jahi Jahiu, është takuar me autoritetet lokale në Dibër. “Ne si ministri jemi shumë të interesuar në radhë të parë që ky proces në fushën e reformave të administratës të funksionojë mirë, sepse është në dobi të qytetarëve dhe prandaj jemi të gatshëm dhe kemi shprehur gatishmëri që gjithandej ku është nevoja, ku ka nevojë për konsultime, ku ka nevojë për përkrahjen tonë, për informim, që duhet ato hapa, së bashku me…
Ambasada e Rusisë në Shkup i ka mohuar thashethemet për gjoja organizimin e protestës mbështetëse, para ca ditësh, para Ambasadës në Shkup. Sipas tyre, edhe fjalimi i ambasadorit Scherbak në këtë protestë nuk paraqet shkelje të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike, të vitit 1961. Megjithatë, Ambasada shprehet falënderuese ndaj atyre qytetarëve të cilët u mblodhën për të shprehur dhembjen e tyre për 64 personat e vdekur në një fatkeqësi në Rusi. Njëherit, Ambasada konsideron se të falënderosh një shprehje të këtillë të keqardhjes paraqet respekt dhe nxitje për marrëdhënie miqësore ndërmjet dy shteteve.
Rrëshqitja e madhe e dheut në rrugën ndërmjet fshatrave Vishni dhe Belicë e Epërme është pasojë e prerjes masive dhe të paplanifikuar të druve në të dy anët e rrugës. Ata kanë frikë se nëse shkatërrimi i pyllit vazhdon, mund të ketë rrëshqitje të re. Në Belicë të Epërme në vitet e fundit, janë ndërtuar ose rinovuar 250 vila, dhe po ndërtohen edhe shumë të reja. “Kemi ndërmarrë masa që të sanohet pjesërisht, sepse nëse e sanojmë siç duhet, vlerësimi është shumë i lartë dhe bëhet fjalë për më shumë se 30 mijë euro. Megjithëse ka një shpat, ende vazhdohet…
Rishtazi doli skandali për cilësinë e mishit të importuar në Kosovë pasi Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor në Belgjikë ka konstatuar se një pjesë e mishit të prodhuar nga kompania “Veviba” në Bastonjë dhe “Vanlommel” nga Herentals, e specializuar në mish viçi, kanë qenë të prishur. Mirëpo efektet nga konsumimi i këtyre produkteve, sipas nutricionistes, Diola Dosti – Baftiu, nuk mund të shihen menjëherë apo brenda ditëve. “Nuk është që na japin efekt të menjëhershëm. Akumulohen dhe mund të dalin efektet pas disa vitesh. Nuk është problem vetëm në Kosovës”, ka thënë Baftiu raporton koha.net “Janë shumë produkte…
Sektori për punë të brendshme Manastir, në Prokurorinë themelore publike në Manastir, parashtroi padi penale kundër qytetarit të Manastirit B.E. (55) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve”. Siç kumtoi MPB, B.E. në fillim të prillit 2018 nga një person i panjohur në mënyrë të paautorizuar ka marrë drogë narkotike “heroinë” të cilën e ka ripaketuar në pako më të vogla dhe në mënyrë të paautorizuar ua ka ofruar në shitje personave të varur nga droga në rajonin e Manastirit. Më 04.04.2018…
Një jetë e marrë padrejtësisht, që në moshë të hershme. Një mall që nuk mund ta shuaj as një oqean. Një familje që humbën më të dashurin e tyre. Një nënë që asesi nuk pajtohet me faktin që vogëlushin e tij nuk mund ta përkedhel në prehrin e saj, ndërsa lotët janë gjëja e vetme përmes të cilës mund ta shpreh gjithë këtë mallëngjim. I ndjeri Almir Aliu, në vend që me bashkëmoshatarët e tij t’i bashkohej bankave shkollore, trupi i tij po pushon në dheun e zi. “Unë kisha deshtë që kjo fatkeqësi të mos i ndodh as armikut…

