Dje rreth orës 14 në Stacionin Policor në Gallate, H.A 45 vjeçare nga fshati Senakos ka denoncuar se është sulmuar nga djali I saj A.A 21 vjeçar. Nga ana e policisë është dalur në teren dhe në oborrin e shtëpisë janë takuar nëna , babi dhe duke biseduar me një person me inicale N.I për rastin në fjalë.Më pas, djali ka filluar të ofendojë pjesëtarët e policisë dhe prindërit e tij, ndërsa në një moment ka gjuajtur me gurrë në drejtim të tyre.Policia e ka paralajmëruar ndërsa I njejti është kërcënuar se do të gjuajë edhe me bombë. Më pas…
Author: Arian Arci
Irfan Selimi nga Tetova ka sjellur disa pamje të mrekullueshme nga Malet e Sharrit në të cilat shihet një arushë gjigande. Ai kishte montuar kamerat në drunjtë e malit dhe për disa ditë rresht ka mbledhur pamje të çdo lëvizjeje të arushës.
Kryeministri Zoran Zaev duke folur për rikonstruimin e Qeveris tha se rikonstruimi do të ndodh së shpejti ndërsa do të pasojën edhe emërimet e personave të shkarkuar. Kjo sipas tij e bën këtë proces të ndërlikuar.“Unë kam ide mjaft të qartë se cilat zgjidhje duhet të merren. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimeve menjëherë duhet t’i pasojnë emërimet e reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur dhe forcuar shumicën parlamentare. Me rritjen e shumicës parlamentare hapet shansi…
Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2001, u dhanë edhe romëve vendin e barabartë në shoqërinë multietnike të Maqedonisë. Dita Ndërkombëtare e Romëve, 8 Prill nuk është vetëm ditë për shënimin e kulturës rome, por është gjithashtu ditë për vetëdijen e qytetarëve, si dhe ky model pozitiv i Republikës së Maqedonisë është shembull në rajon, ka potencuar kryeministri Zoran Zaev, në manifestimin e mbrëmshëm kushtuar kësaj dite. “Jemi përballur vitin e kaluar për ndërtimin e Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe me përgjegjësi para ligjit. Dhe jam ndjerë krenar me këto dobi me të cilat…
Siç njoftoi DPHM, nesër në pjesën juglindore të vendit sërish do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të afatshkurta me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj pason periudhë stabile, kryesisht me diell dhe i ngrohtë me temperatura ditore, të cilat pothuajse gjithkund do të tejkalojnë njëzet gradë. Me diell do të jetë të dielën, ndërsa vranësira të vogla me kushte për reshje lokale të shiut në pjesët perëndimore do të ketë të hënën pasdite.
Viti 1993 ishte i rënde për popullin shqiptar. Pikërisht në atë vit pas rrëzimit të 2 aeroplanëve, njëri në mars e tjetri në nëntor humbën jetën gjithsej 200 shqiptarë. Me 20 nëntor 1993, kompania Avioimpeks flutoron nga Gjeneva për në Shkup, në aeroportin e Shkupit merr sinjal se nuk mund të zbres për shkak të motit te keq, dhe e dërgojnë për në aeroportin e Ohrit. Aeroporti i Ohrit në atë kohë shërbente vetëm për zbritje në raste emergjencash. Një dëshmitar i tragjedisë tregon se aeroporti nuk kishte krijuar kushte për zbritjen e aeroplanit, pikërisht nuk ishin të ndezura dritat…
Mbi gjysëm milion shtetas të Maqedonisë janë të shpërndarë në mbarë botën, qytetarët gjithnjë e më shumë blejnë biletë vetëm një drejtim dhe vendi po shndërohet në një rekorder të shpërnguljes. Shtetasit e Maqedinisë gjithnjë e më shumë blejnë biletë një drejtim dhe thonë mirëupafshim vendlindjes, fjalët e mira të politikanëve për një realitet të mrekullueshëm dhe premtime për të ardhmen nuk e ndalon dot trendin e shpërnguljes. Të rinjtë janë të dëshpruar kurse autoritetet të shqetësuara. Vetëm në vitin 2015 24.8% nga qytetarët dhe thuajse një e katërta e tyre tashmë jetojnë në diasporë. Sipas analizës së Kombeve të…
Fushat në Maqedoni kultivohen nga fermerët, mosha mesatare e të cilave është 58 ose 59 vjeç. Të rinjtë nuk janë të interesuar në prodhimin e ushqimit në fshatrat e tyre, thonë nga Shoqata e Fermerëve, por edhe nga sfera akademike. Bujqësia në Maqedoni nuk përparon sepse disa njerëz përdorin informacion nga interneti, rrallë nga njerëzit e moshuar që dinë dhe punojnë në fushë, treguan hulumtimet nga terreni. Fermerët për momentin përdorin këshillën e punonjësve të zyrave të Agjencisë për Mbështetje Bujqësore. Ministri përkatës thotë se përmes masave financiare dhe programit IPARD, tashmë janë ndërmarrë hapa seriozë për të mbështetur fermerët…
Kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov njoftoi se që mbrëmë janë plotësuar plotësisht kapacitetet turistike në këtë komunë. Sipas përfaqësuesve të Zyrës Turistike, në Dojran ka mbi 10.000 turistë. Shumica e mysafirëve sipas tyre janë nga vendi dhe një numër i vogël janë nga jashtë, sidomos turistë nga Greqia.
Nën sloganin “Shëndet për të gjithë” në Tetovë u mbajt marsh nga studentët e fakultetit të mjekësisë. Studentët marshuan nga rektorati deri në qendër të qytetit. Ata porositën qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj masave preventive që rekomandohen nga mjekët. Përveç kësaj ata i dërguan mesazh edhe institucioneve shtetërore, duke i porositur që t’i mundësohet të gjithëve trajtim adekuat në aspektin shëndetësor. “Pa marrë parasysh se në çfarë vende, vise malore, fushore, urbane apo rurale jetojnë. Njëjtë të gjithë qytetarët e RM të marrin të gjitha shërbimet shëndetësore që janë të nevojshme për shëndet të mirëfilltë të qytetarëve të…
Një pjesë e kryetarëve të rinj të komunave nga LSDM-ja, me fillimin e vitit 2018 u pajisën me makina të reja luksoze. Vetëm pas disa muajsh të kaluar në kolltuqet e kryetarëve të komunave, ndër hapat e parë është edhe blerja e makinave. Kryetari i komunës Novaci, Ljube Kuzmanovski do të vozitet me automjet prej 2 milion denarësh ose mbi 30 mijë euro. Në Byronë për prokurime publike tashmë është publikuar Marrëveshja e lidhur. Shkoda Superb 2.0 TDI me një motor prej 150 kuaj-fuqi është pjesë e makinave të komunës së vogël, në afërsi të Manastirit. Komuna Novaci do ta…
Ndërrimi i emrave të shkollave të mesme në Tetovë nga ato komunist me emra që do përkojnë me realitetin dhe përbërjen etnike të nxënësve, edhe më tej vazhdon të jetë problematik. Kreu i këshillit komunal Bekim Memeti thotë se nuk ka klimë politike për zgjidhjen e këtij ngërçi, duke aluduar kështu në këshilltarët e partive maqedonase. Në të ardhmen do të mundohemi të gjejmë një konsensus më të hapur që të mos jetë vetëm ajo shumicë që e kemi tani por të jetë i përkrahur nga shumica e këshilltarëve me qëllim që zgjidhjet që do vinë të jenë të pranueshme…