Gazetari që deri dje ishte përkrahësi më i madh i VMRO-DPMNE kohëve të fundit ka filluar ti sulmoje me postimet që nxjerr në facebook. Ja postimi i fundit i tij ku ka goditur Mitko Çavkovin: “Goran Angelov dhe Igor Jug nuk kanë nga 600.000 euro. Për këtë shkak do ti haje myku i burgut. Në fakt si është e mundur të kursehen 600.000 euro kur gjithë jetën ka punuar në MPB. Mos ka kursyer nga K-15”
Author: Arian Arci
SHA “Elektranat e Maqedonisë” kumtoi shitjen e tepricës së energjisë elektrike në sasi të përgjithshme prej 102.720 megavatë orë që do të shitet në qershor, korrik dhe gusht të vitit 2018. Për qershor ELEM për shitjen ofron 43.200 orë, për korrik 29.760, ndërsa për gusht 29.760 megavatë orë energji elektrike. Konkursi dhe hollësitë për shitjen janë dhënë në ueb faqen e SHA ELEM. Shitja, siç informojnë nga kompania, do të mbahet të enjten, më 3 maj në hapësirat e Drejtorisë së SHA ELEM – Shkup, me anë të ankandit, nga ana e tregtarëve të licencuar dhe furnitorëve me energji elektrike…
Rreth 5500 nxënës nga të gjitha shkollat publike dhe dy shkolla private dhe tredhjet nxënës të moshës 15 vjeçare nga shkollat fillore këtë vit janë pjesë e studimit ndërkombëtar PISA. Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore e provimeve, e cila është edhe implementues i studimit, testimi me sukses është realizuar tek 85 shkolla të mesme, ndërsa me testimin e sotëm dhe atë të nesërmin, pritet që studimi me sukses të përfundoj edhe në shkollat tjera. Duke marr parasysh se në testim janë të kyçur edhe nxënës të shkollave fillore, ata do ta përfundojnë pas 1 majit- informojnë nga Ministria e…
Për Maqedoninë ka një dritë në fund të tunelit në rrugën e saj drejt integrimit Euroalantik, sipas diplomatëve perëndimorë dhe ekspertëve vendas e të huaj. Në një konferencë të organizuar nga Instituti për Hulumtime Gjeostrategjike në kuadër të Ministrisë së Punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George Marshal”, folësit vunë në dukje domosdosmërinë e zbatimit të reformave dhe dialogun e brendshëm politik që do t’i kontribuonte stabilitetit të përgjithshëm të vendit. Sekretari Shtetëror në ministrinë e jashtme, Viktor Dimovski tha se Maqedonia e shikon vendin e saj në të ardhmen brenda Natos dhe Bashkimit…
Nën moton “dhjetra ngjyra qindra kultura, bota është më e madhe se 5” për të katërtën herë me radhë u organizua projekti për tolerancë dhe bashkëjetesë mes etnive, feve dhe racave të ndryshme, i inicuar nga Federata e Shoqatave të Studentëve Mbarkombëtarë -UDEF me mbështetje të shoqatave që veprojnë në Maqedoni, Vizion -M dhe Kopru. Ky aktivitet bartë në vete socializimin e studentëve duke shfaqur pjesë nga kultura dhe tradita e tyre. Ismail Berisha nga Vizion -M tha se ky është një aktivitet me shumë vlerë që nxit marrëdhëniet e mira te të rinjtë duke mos bërë dallime etnike. ”Sot…
Presidenti i Maqedonisë do të zhvilloj nesër një takim mes liderash nga procesi Brdo-Brioni që do të mbahet nesër në Shkup. Të ftuar pritet të jenë Kryetari i Këshillit të Europës, gjashtë kryetar dhe një kryeministër. Në Shkup tashmë janë marë masat e sigurisë së lartë për shkak të vizitës së zyrtarëve të lartë të shumë vendeve përfshirë këtu sigurinë nga toka dhe ajri, helikopterët nesër do të fluturojnë mbi kryeqytet ndërsa do ketë regjim të posacëm në disa bulevarde. Takimin e liderëve të vendeve në Shkup do e ndjekin 156 gazetarë dhe media, 116 nga evndi dhe 40 të…
Kryeministri Zoran Zaev tha pasdite se subvencionet për duhanin janë siguruar dhe prodhuesit do t’i marrin ato pas përfundimit të kontrolleve administrative, por jo më vonë se dhjetë ditë, përcjell FLAKA. Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, Zaev theksoi se Ministria e Bujqësisë duhet të kontrollojë të gjitha të dhënat para çdo pagese të mbështetjes. “Dua ta dinë edhe bujqit, në pjesën e llogaritjeve dhe përgatitjeve për subvencionimin e subvencioneve, shumë shpesh MBPEU duhet të kontrollojë të gjitha të dhënat, nga numrat e ID në llogaritë, që të lëshojë para. Pas përfundimit të kontrollit, për jo më shumë se dhjetë ditë,…
Përfaqësues të kompanisë Ecolog sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës përpara studentëve absolvent që studiojnë pranë këtij Universiteti kanë prezantuar mundësitë që kompania Ecolog ofron për punë praktike si dhe mundësitë e punësimit afatgjatë në këtë kompani. Poashtu përpara studentëve është prezantuar edhe një historik i kësaj kompanie, që nga fillimi e deri më sot, projektet, punët që ka realizuar, mënyrat se si është zhvilluar, vendet ku operon dhe kështu me rradhë. Kompania Ecolog gjithmonë ka marrë dhe merr në konsideratë për punë praktike apo punësim kuadro që prodhojnë institucionet e larta akademike, andaj nga kjo kompani apelojnë që…
nspektorati Shtetëror Shëndetësor ka marrë një vendim për prindërit që nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre. Sipas tij, prindërit do të ndëshkohen me gjoba që shkojnë nga 300 deri në 600 euro. Mundësitë e prindërve mbeten tre: të paguajnë dënimin, të vaksinojnë fëmijët ose të përfundojnë në gjykatë. Mjekët sqarojnë se
Policia e Strugës në bashkëpunim me Prokurorin publike ka ngritur padi ndaj një 37 vjeçari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit” në bazë të nenit 353 paragrafi 1 të Kodit Penal në Republikën e Maqedonisë. I dyshuari në cilësinë e drejtorit të shkollës “Strasho Pinxhur” – Vevçan në kundërshtim me legjislacionin dhe marrëveshjen e përfunduar me “Prosveto Dello” SHA Shkup në periudhën prej 02.01.2016 deri në 10/06/2016 paratë e inkasuar nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve për revistat nuk I ka dorëzuar në xhirollogarinë e ‘’ProsvetoDello’’ por I…
Në një konkurencë të madhe me kopanitë e huaja sidomos ata Greke, një kompani shqiptare nga Maqedonia për herë të parë arrinë që të fitojë tender marramendës për eksplorim. Bëhet fjalë për kompaninë “Volostone” Shkup nën pronësi të biznismenit Abdylmutalip Bushi, e cila morri me kocesion eksoplorimi e detajuar gjeologjik të mermerit mineral, në lokalitetin e Samarnicës, që shtrihet në territoret e dy komunave, Dollnenit dhe Prilepit. “Volostone” ishte kompania që ofroi shumën më të lartë të të hollave në ankand elektornik, prej 7.3 milion eurosh duke mposhtur kështu të gjithë konkurentët. Nga kjo marrëveshje e nënshkruar do të kenë…
Ambasada e Holandës bashkë me Birrarinë e Shkupit dhe Pakomak nesër organizojnë tvit-ap pastrim të keut të Vardarit. Në aksionin për pastrimin e lumit nga mbeturinat deri tani janë paraqitur edhe ekipe nga ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, kumtojnë nga ambasada e Holandës. Nëpër aksionet e më hershme të ambasadës holandeze është pastruar edhe Vardari edhe Liqeni i Matkës. Para disa vitesh ambasada e Holandës organizoi pastrimin në Mavrovë.

