Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesën e Abdylfeta Alimit për vazhdimin e paraburgimit si i akuzuar për terrorizëm më 27 prill të vitit kaluar. Alimi i cili më 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela mbetet në paraburgim. Gjykata e shkallës së dytë nuk jep shpjegime, por siç mësohet, konfirmimi i vendimit për vazhdimin e paraburgimit ndaj Alimit është marrë mbi bazën e veprës serioze që i ngarkohet si i akuzuar. Mbrojtja e Alimit, veprimin e Apelit e quan standard të dyfishtë pasi që sipas tyre edhe të akuzuarit e tjerë të cilët tani ndodhen në arrest shtëpiak si ish drejtori…
Author: Arian Arci
Grekët e pavarur, të cilët janë pjesë e Qeverisë së Greqisë, kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin e tyre se nuk do të përkrahin marrëveshje për emrin, në të cilën do të përfshihet termi Maqedoni. Këtë qëndrim për radion greke “Real fm”, e ka thënë zëdhënësja e partisë Magdalena Papadopulu. “Nuk mund të pranojmë emër që do të përfshijë termin Maqedoni, Shteti në Shkup duhet të pranoj një marrëveshje të plotë, gjegjësisht ndryshim të Kushtetutës, ndryshim në letërnjoftimet, një emër për të gjithë. Për çdo rast, ne, Grekët e Pavarur, nuk mund të heqim dorë nga çështjet tona themelore dhe…
Vjelja e një takse prej 50 eurove nga studentët që kryejnë praktikën ka xitur dyshime për shkelje ligjore dhe keqpërdorime në Universitetin e Tetovës. Zyrtarët e UT kanë thënë se ky veprim është në përputhje me ligjin. Por ndryshe ka theksuar sot ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, e cila vjen nga bota akademike si profesoreshë universitare. Sipas Deskoskes, kjo taksë bie në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë dhe se një veprim i tillë do të shqyrtohet nga Inspektorati shtetëror i arsimit. “Kjo nuk është e lejuar dhe nuk ka bazë juridike për një kërkesë të tillë. Për kundër kësaj, universitetet…
SPB Tetovë ka ngritur padi penale ndaj një banori të Zhelinës së Tetovës, me iniciale M.B (56) me profesion arsimtar pasi ka goditur një nxënës. “Me datën 13 mars të këtij viti rreth orës 11:00 në shkollën fillore të Zhelinës një arsimtar, gjatë orës mësimore e ka goditur një nxënës në pjesën e pasme të kokës ku për këtë shkak u përplas në bankë dhe iu thye dhëmbi”, njofton MPB. /koha.mk/
Është mirë që Zaev vazhdon projektet e VMRO-DPMNE-së, është e keqe që këto projekte janë të vonshme, duke shpresuar që qytetarët të harrojnë se këto janë projekte të qeverisë së mëparshme. Zoran Zaev dhe karteli kriminal në mungesë të ideve lavdërohen me projektet e VMRO-DPMNE-së dhe i paraqesin si të tyre. Qeveria i vazhdon realizimin e projekteve për tërë vitin, për t’i paraqitur si të tyre. Rruga Gradsko-Prilep është projekt i cili ka filluar tërësisht nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Mjetet për të njëjtin janë siguruar nga projektet IPA me ndihmën e BE-së dhe e gjithë procedura është bërë nga qeveria…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të vendos se cilët ministra mbesin dhe cilët do të ikin nga qeveria me rikonstruimin e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Artan Grubi, shefi i kabinetit të kreu të BDI-së theksoi për Telma se kryesia e kësaj partie i ka dhënë të drejtën që Ahmeti të bisedojë me Zaevin rreth rikonstruimit të mundshëm dhe zgjerimit të shumicës parlamentare, ndërsa ai po ashtu do të vendos edhe për ndërrimin e resorëve ministror dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Qeverinë. “Debati ka qenë konstruktiv në kryesi, disa ministra kanë marrë kritika, disa lavdërata,…
Lideri I RDK-së, Vesel Memedi edhe kur ishte në Aleancë për Shqiptarët akuzohej gjithnjë se është në shërbim të BDI-së. Ai ishte edhe anëtari i Aleancës më i zëshmi kundër një bashkëpunimi mes Aleancës dhe Lëvizjes BESA. Pas prishjes me Ziadin Selën, Vesel Memedi u bë nënkryetarë i Parlamentit duke u shpërbly nga kryepalkui i BDI-së siç e quan vet lideri i RDK-së. Shumë zëra kanë qarkulluar dhe vazhdojnë të qarkullojnë se Veseli në zgjedhjet e ardhshme do të shkrihet në BDI. Memedi shumë herë shihet në krah me funksionarë të BDI-së, ku edhe sot ka shijuar lojën mes F…
Prej nesër do të futet në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për shtrenjtimin e naftës për 2 denarë për litër. Me ndryshimet e fundit çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 70 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 71.5 denarë për litër, ndërsa shitja me pakicë e Eurodizel prej nesër do të shitet për 62 denarë për litër. Për dy denarë do të shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë, i cili do të kushtojë 50.5 denarë për litër. Këto çmime të reja të derivateve të naftës janë diktuar nga lëvizja e çmimeve në berzën botërore.…
Edhe një i ri nga Shkupi ka vdekur në luftimet e Sirisë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin E.Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup, shkruan gazeta KOHA. Në fillim të vitit 2014, E.Iseni atëkohë si 19-vjeçar, i ishte bashkangjitur luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij, sot familjarët e kanë marrë nga shokët e tij. Ndryshe, dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë. (koha.mk)
Karrige, goma makinash, gjësende metali – këto janë vetëm disa gjëra që rreth 15 polumbarët nxorën nga fundi i Liqenit të Ohrit. Gjithashtu është gjetur një varkë peshkimi që ishte zhytur gjatë motit të fundit të rrëmbyeshëm. Në këtë aksion, që është i 20 me radhë, është pastruar nga porti i qytetit deri në lagjen Saraishtë. Polumbarët shprehen se aksionet e këtilla kanë dhënë rezultat. Arritëm pak a shumë qytetarëve t’ua bëjmë me dije që mos të hedhin mbeturina. Liqenin e Ohrit e ndotin vetëm banorët, nuk mundet ndonjë turist ose dikush nga Shkupi të vijë dhe të hedhë lavatriçe.…
Partia e re Social Demokratike (PRSD) e mbajti kongresin e katërt të rregullt, me 500 delegatë nga më shumë qytete. Në fjalimin para të pranishmëve, kryetari i deritanishëm i partisë Tito Petkovski, i cili udhëheq me këtë parti që nga fillimi, përkatësisht që 13 vite, tha se paraqitja në zgjedhje pa dy partitë më të mëdha politike, ishte vetëvrasje politike, sipas Modelit të Dontovit të llogaritjes së votave. “Optimizmin e shoh në ndryshimet eventuale të ligjit për zgjedhje, në drejtim të një njësie zgjedhore dhe lista të hapura, dhe shkalle më e ulët për hyrje në parlament”, tha Petkovski. “Paraqitja…
Në vigjilje të sezonit veror kur edhe organizohen ahengje të ndryshme familjare, e të cilat shoqërohen me të shtëna nga armë të ndryshme, këto ditë SPB e Kumanovës, në bashkëpunim me Këshillat lokale për preventivë, Kryetarët e komunave, këshillat komunale e mediat, kanë ndërmarrur një aksion sinzibilizues për ndalimin e përdorimit të armëve në gazmendet familjare. Në një takim të mbajtur në Likovë, zv. Kryeshefi i SPB të Kumanovës , Sevdail Xhaferi apeloi që të bashkohemi për të festuar me zemër e jo me armë me qëllim të evitimit të efekteve të padëshiruara tragjike nga përdorimi i armëve. Edhe kreu…

