Ministria e mbrojtjes për 20 avionët e saj ka planifikuar të harxhoj gjysmë milionë euro (pa TVSH) për më shumë se 700.000 litra naftë. Kjo shumë është paraparë për periudhë njëvjeçare për avionët dhe helikopterët e ARM-së. E gjithë kjo është e shkruar në marrëveshjen të cilën ministria e mbrojtjes është dakorduar të mërkurën e kaluar me “Makpetrol”. “Makpetrol” përsëri u paraqit si ofertues i vetëm të tenderit. Sipas të dhënave Ministria e Mbrojtjes do të blej dy lloje të naftës.
Author: Arian Arci
Një familje nga fshati Kalishtë i Strugës që pas pushimeve po kthehej në kurbet dje ka pësuar një aksident të rëndë, me ç’rast dy veta kanë humbur jetën. Disa portale lokale në Strugë kanë shkruar se familja po udhëtonte në Austri, derisa mediat serbe theksuan se makina e aksidentuar ishte me targa të Zvicrës. Mirjana Bursac, zëdhënëse e Qendrës emergjente në Novi Sad ka thënë se në aksident kanë vdekur një grua 22 vjec dhe një burrë 60 vjec. Ndërsa sipas saj, me lëndime të rënda kanë përfunduar një grua 58 vjec dhe një burrë 24 vjec, të cilët janë…
Në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi ka gjithsej 23 fakultete, një përllogaritje e thjeshtë, tregon se nëse plotësohen të gjitha vendet nëpër fakultete do të paguhen thuajse 3.5 milionë euro. Këto ditë është realizuar një hulumtim nga Fakulteti.mk nga i cili mund të kuptohet se sa magjistra dhe doktor shkencash janë të pa punë në Maqedoni dhe sa zanate janë deficitare si profesione. Rezultatet tregojnë se që nga mëvetësimi deri më sot në vend kanë diplomuar 164.234 studentë. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, për momentin ka 12.133 qytetarë të pa punësuar me…
Sipas rregullores së Ministrisë së Punëve të Brendshme, të paktën 2 vjet ish-zyrtarëve u takon me ligj që të kenë mbikqyrje policore 24 orë në ditë. Por pas të kësaj periudhe, siguria mund të zgjatet pas një vlerësimi paraprak të rrezikut ose personi mund të kërkojë vetë kërkesën për sigurim policor. Së fundmi udhëheqësi i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski ka kërkuar dhe ka fituar sigurim policor nga ana e MPB-së një muaj më parë.Pa Censurë
Policia e burgut ka paga të ulëta dhe punon me staf të pamjaftueshëm, u ankuan sot nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Ata po kërkojnë t’u jepen pika për pagat e policëve të burgut me arsim të mesëm. Përveç kësaj, gjithashtu duhet t’u llogaritet edhe përqindje e rrezikut në vendin e punës dhe të jenë në gjendje të dalin në pension me stazh efektiv prej 30 apo 40 vjetësh. Sindikalistët kërkojnë që policia e burgjeve të jetë në të njëjtin nivel me kolegët e tjerë të Ministrisë së Brendshme dhe të përfshihen në propozim-ligjin e ri për zbatim dhe sanksione.…
Ka plasur skandali i ri në Komunën e Strugës. Ardhja në krye të saj e Ramiz Merkos, ka rikthyer me shpejtësi keqpërdorimet. Skandal i fundit ka të bëjë me manipulime në dhënien e lejeve për Ndërtim dhe forma e realizimit të tyre. Bëhet fjalë për krim të organizuar mirë nga ana e komunës dhe personave përgjegjës të cilët janë nën diktatin e Merkos. Fillimisht, në Bregun e Liqenit është nënvizuar një parcelë, ku ka një kohë të gjatë që ndërtohet një objekt që i ngjan Restorantit të Dasmave. Në bazë të bazamentit dhe konsruksionit metalik që përdoret, duket që nuk…
Sonte janë vërejtur kolona me kilometra vetura drejtë kryeqytetit. Kolona me kilometra ka shkaktuar kaos trafiku para Kërcovës për në Zajas dhe nga Strazha drejtë Shkupit. Qytetarët janë kthyer nga Ohri pas vikendit të kaluar.
Kumanova me vite po përballet me deponi të egra derisa pushteti lokal duket se nuk mund të përballohet me një problematikë të tillë, në mes të ditës një mjegull e zezë kaploi gjithë qytetin duke u djegur kështu deponia në mes të qytetit. Kështu shkruajnë banorë të Kumanovës të cilët frikën më të madhe e kanë nga ndonjë epidemi e mundëshme.
Afrim Rexhepi Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan është arrestuar nga autoritet Maqedonase. Lajmi për arrestimin e tij është kumtuar nga kryetari i Gjilanint Lutfi Haziri, percjell Fakte. “Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UCK’së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”ka shkruar Haziri në Facebook.
Javët e fundit, duket se nuk ka mbetur njeri që nuk është pickuar nga mushkonjat. Më të shqetësuar janë fëmijët tek të cilët mund të vërehet në lëkurë ënjtje, nxehtësi, skuqje dhe të kruar dhe dhembje e ndonjëherë shfaqet edhe ngritje temperature. Këto janë reaksionet ndaj pickimit të mushkonjave e që shpesh herë shoqërohen me njolla të mëdha dhe të forta në prekje. Të anketuarit për Alsat shprehen të shqetësuar për këtë dukuri, madje duke e quajtur të njëjtën “sindroma e mushkonjës”. “Unë I dëgjoj avionët kur kalojnë, por më duket se shumë rrallë kalojnë dhe fluturojnë shumë lart, ndoshta…
Diplomati i shquar suedes, një nga njohësit më të mirë në botë i gjeopolitikës ballkanike, Carl Bildt, në analizën e tij shokuese në “Washington Post”, përveç të tjerave bën edhe prognozën, se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë dhe Bosnjen, nëse realizohet plani Vuçiç-Rama-Thaçi për shkëmbim territoresh mes dy vendeve. Sipas Bildt, krerët e ashpër të Bosnjes mezi po presin që të ndodh një gjë e tillë, kurse një situatë po aq e rrezikshme mund të shpërthejë edhe në shtetin e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë substanciale. Bild paralajmëron seriozish, se “kjo do të ishte të luash me zjarrin”. “Një…
Luboteni më 12 gusht 2018 shënon përvjetorin e 17 të masakrës së vitit 2001 kur forcat policore me urdhër të Johan Tarçullovskit e kryen ndaj banorëve të këtij fshati. Me këtë rast Bashkësia Lokale e Lubotenit organizon manifestim përkujtimor në hapësirat e shkollës së fshatit. “Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Luboten dhe ju shqiptarë kudo që gjendeni, për shkak se po afrohet përkujtimi i ditës së 17 vjetorit të masakrës në f. Luboten dhe përkujtimit të dëshmorëve të këtij fshati, Bashkësia Lokale “Riza Ademi” – Luboten së bashku me familjet e dëshmorëve do të organizojë program për hirë të përkujtimit të kësaj…

