Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do ta vizitojë Prishtinën të martën ku do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërkaq është paraparë një takim edhe ndërmjet Zoran Zaevit dhe Hashim Thaçit, e Kadri Veselit. Takime janë paraparë edhe me bashkësinë afariste maqedono-kosovare. Zaev do të shoqërohet nga ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi. Ndryshe, kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.
Author: Arian Arci
Dorëheqja e Nikolla Gruevskit do të pranohet sot, pasi ai e paralajmëroi si të parevokueshme, ka thënë Antonio Milloshoski para mbajtjes së Komitetit qendror të VMRO-së. Ai ka thënë se sot do të vërtetohet rendi i ditës së Kongresit të caktuar më 23 dhjetor. Milloshoski paralajmëroi se sot do të vërtetohet edhe afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. “Kandidadurat supozoj se do të duhet të dorëzohen disa ditë para Kongresit, ndërsa kandidatët do të duhet të përmbushin kushtet në pajtueshmëri me statutin e partisë”, ka thënë Milloshoski./Gazeta Express/
Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së sonte vendos për dorëheqjen e ofruar të liderit të kësaj partie Nikolla Gruevski dhe për rendin e ditës për kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-së i cili është caktuar për më 23 dhjetor. Para fillimit të mbledhjes, anëtari i Komitetit Qendror Antonio Miklloshovski tha se do të pranojnë dorëheqjen e ofruar nga Nikolla Gruevski. Milloshovski shkurt tha se kandidatura për të parin e partisë do të pranojnë disa ditë para mbajtjes së kongresit. Ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e Gruevskit përfliten, Hristijan Mickovski i cili edhe sonte para fillimit të mbledhjes tha…
Arrestimet e diteve te fundit ne Maqedoni te bera pas urdher ndalimeve te leshuara me urdher te Prokurorise Publike kane filluar te hedhin drite te plote ne lidhje me dhunën në Kuvendin e Maqedonise të 27 Prillit. Dhuna e ushtruar ndaj nje pjese te Deputeteve, drejtuesve te forcave te ndryshme politike maqedonase apo dhe perfaqesuesve te medias do hetohet aktualishte pasi mendohet se ka lidhje dhe eshte vazhdim i ngjarjeve te ndodhura ne Mal te Zi. Nga ana e Prokurorise Publike te Maqedonise eshte bere arrestimi i Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe njeheresh drejtor i Byrosë për Siguri Publike,…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Demokratik, Ali Ahmeti sonte bashkë me miq e shokë ka marrë pjesë në një sofër familjare, njofton TetovaSot. Sofra është organizuar në Bukoqi të Kërçovës, ku Ali Ahmeti shihet duke kënduar sëbashku me shokët dhe familjarët e tij nën tingujt e çiftelisë dhe violinës. Më poshtë mund të shihni atmosferën:
Zv. kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në video prezantimin javor të aktiviteteve të tij para opinionit ka thënë se javën që po e lëmë pas ka qenë me aktivitete të shumta me qëllim që Maqedonia të ecë me hapa të sigurtë drejt rrugës të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Osmani në video paraqitjen e tij mes tjerash ka deklaruar: “Jemi në prag të periudhës më të rëndësishme për integrimet tona evropiane dhe euroatlantike. Kemi mundësi të pa përsëritshme që në muajt në vijim ti mbyllim të gjitha çështjet e parapara me planin 3-6-9 për temat e hapura politike…
Bizneset që gravitojnë në fushën e Pollogut dhe që duan të eksportojnë mall në Kosovë duhet të kalojnë rreth 100 kilometra për të arritur në terminalin doganorë të Bllacës, për shkak të mungesës së një terminali në pikën kufitare Gllobocicë-Jazhincë. Drejtoria e Doganave të Maqedonisë, për televizionin Alsat konfirmuan se ka më shumë se dy vite që kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për kalim të lirë të mallrave në këtë pikë kufitare, mirëpo Ministria e Financave deri tani nuk ka reflektuar në këtë kërkesë. “Nga viti 2015 kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave që të lejohet kalimi…
Sipas parashikimit të motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit do të mbajë kryesisht i vranët. “Të shtunën vranësirat do të jenë të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore. Sasitë e reshjeve parashihet të jenë të ulëta. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. Fundi i javës vijuese parashikohet të jetë me reshje të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ndërmarrja publike “Komunalec”, ka filluar ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza, për një pjesë të fshatit Debresh në vlerë prej 4,5 milion denarësh. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, njoftoi se janë eliminuar të gjitha bllokadat për fillimin e punëve ndërtimore dhe se bëhen përpjekje maksimale që punët ndërtimore të realizohen sipas dinamikës së paraparë. “Siç e shihni, filluam sot me realizimin e punëve për ndërtimin e kanalizimit fekal për një pjesë të fshatit Debresh. Linja e kanalizimit që do të ndërtohet është në gjatësi prej 800 metrash. Projekti financohet prej Ministrisë së ekologjisë me një vlerë prej 4,5 milion denarësh”,…
Më 6 dhjetor 2017 bashkësia akademike në Maqedoni u pasurua edhe me një magjistre nga lëmia e ekonomisë. Bëhet fjalë për znj. Ardita Dema Mehmeti nga Shkupi. Ajo me sukses mbrojti punimin në temë “Avancimi i zhvillimit ekonomik lokal në kushte bashkëkohore”. Ajo që bën punimin e saj të magjistraturës të vyeshëm për trajtim është pikërisht qasja inovative dhe instrumentet bashkëkohore që ka promovuar si dobi direkte për avancimin e zhvillimit ekonomik lokal por edhe komunave në përgjithësi. Në shumë analiza të opinionit publik, qytetarët të pyetur për prioritetet që duhet të ketë çdo njësi e vetëqeverisjes lokale bashkë me…
VMRO nesër do të mbajë komitetin qendrorë në të cilin do të vërtetohet vendimi mbi thirrjen e kongresit partiak në të cilin pritet të konstatohet dorëheqja e liderit të saj, Nikolla Gruevski. Dy javë më pas, në Valandovë 560 delegat në kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO në mënyrë të fshehtë do të zgjedhin liderin e ri partiak. Në opinion spekulohet me emra të ndryshëm të kandidatëve por deri në këtë moment askush zyrtarisht nuk ka dorëzuar kandidaturën, bëhet fjalë për sekretarin gjeneral Hristijan Mickovski, ish ministrat e jashtëm Antonio Miloshoski, Nikolla Poposki si dhe kordinatori Ilija Dimovski. Kongresi me siguri…
Sot u mbajt seanca e radhës për lëndën ”Dhunë në Qendër” ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Daniela Rangellova, Mile Janakieski dhe disa të tjerë. Ashtu siç u kërkua, seanca e sotme u inçizua nga dy kamera, por vetëm si pamje, jo edhe me zë. Në seancën e sotme dëshmoi Andrej Zhernovski, ish-kryetar i komunës Qendër, i cili në gjykatë njohu dy nga personat e përfshirë në dhunë. Zhernovski ka folur edhe për sjelljen e policëve dhe se, sipas tij, nuk kanë reaguar aspak për të ndaluar dhunën. Seanca tjetër do të mbahet më 18 dhjetor. Në lidhje me seancën,…

