Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2018, që është për dhjetë për qind më i vogël në krahasim me vitin 2017 dhe do të arrijë gjithsej 6,2 miliardë denarë. Kryetari i Qytetit Petre Shilegov, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, në seancën e sotme ka thënë se Buxheti i propozuar për vitin 2018 është një sublimim prej projekteve tashmë të filluara dhe projekteve të reja të ndryshme, që donë të thonë mjedis i shëndetshëm jetësor dhe shërbime më të mira servisi për qytetarët, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytet.…
Author: Arian Arci
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të hasin në vështirësi për tu punësuar. Të dhënat zyrtare të Agjencia për Punësim në Maqedonisë (APRM), thonë se vitin e kaluar janë evidentuar rreth 1500 persona me invaliditet, të cilët aktivisht kanë kërkuar punë. Nga Organizata për persona me invaliditet “Shpresa” në Shkup, thonë se mungon vetëdija e institucioneve për të adaptuar fillimisht objektet e pastaj për të punësuar personat me aftësi të kufizuara në punë. Sefer Hyseni, kryetar i shoqatës “Shpresa”, thotë për gazetën KOHA se kjo organizatë numëron mbi 500 anëtarë, ndërsa vetëm pesë apo gjashtë prej tyre janë të punësuar.…
Korrupsioni ekziston gjithandej por gjendja në Maqedoni është më alarmante. Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara tha se shteti duhet të marrë hapa të shpejta në luftën për parandalimin e korrupsionit. Kjo sipas saj, është një ndër arsyet që të rinjtë ikin nga vendi, transmeton Alsat M. Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmërinë e të gjithë antarëve të shoqërisë. Unë ju mbështes për mundin tuaj për të mbajtur veten dhe institucionet tuaja larg korrupsionit. Unë ju inkurajoj të merrni hapa konkret për theksimin e mbështetjes të ligjit për informatorët nëpër universitete për të motivuar profesorët, stafin dhe studentët për të raportuar korrupsionin…
Në garat ndëruniversitare, të cilat u organizuan në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, me mbështetje të OSBE-së, për nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me pjesëmarrjen e studentëve nga pesë fakultete juridike të universiteteve publike dhe private nga Maqedonia, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës e fituan vendin e parë. Profesoresha Doc. Dr. Arta Bilalli Zendeli, e cila ka qenë edhe mentore e grupit të studentëve tha se në këto gara, studentët e Fakultetit Juridik, kanë punuar në maksimum, që gjykimi simulues i tyre të vlerësohet me notë maksimale. Ajo falënderoi edhe Doc. Dr. Qebir Avziun…
Kur bëhet fjalë për reformën e ndjekjes së komunikimeve duhet të kemi parasysh se PPS ende zhvillon procedura në gjykatë dhe hetim për shkatërrimin e kundërligjshëm të pajisjeve në MPB, tha Frosina Remenski, anëtare e Komisionit kuvedor për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim në debatin e sontëm në “Top tema”. Sipas Remenskit, në këtë kontekst nuk duhet të injorohet edhe faktori njeri sepse sistemin e udhëheqin njerëz, por jo më pak i rëndësishëm është edhe operatori, gjegjësisht përgjegjësia e tij. “Paralelisht me reformën për ndjekje të komunikimeve duhet të ketë reformë në fushën gjyqësore, e cila…
Gruveski ka thënë se “na shqetësojnë që disa herë të vijmë në gjykatë” Seancat e të dyja rasteve gjyqësore ku një ndër të akuzuarit është ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot filluan, mirëpo janë shtyrë. Seanca për rastin “Trajektorja” është shtyrë për 27 dhjetor, sepse në sallën e njëjtë në Gjykatë duhej të vazhdojë seanca për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”. Prej kur u konfirmua se nuk ka kushte për video-inçizim, Gruevski, mbrojtja e tij dhe të akuzuarit tjerë u njoftuan se do të duhet të shkojnë në gjykatë përsëri javën e ardhshme. E gjithë kjo u bë për shkak…
Presidenti i shtetit Gjirgje Ivanov më 26 dhjetor, do të mbaj fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë, informon Zhurnal.mk Fjalimi i presidentit Ivanov para deputetëve është paraqitje e rregullt e tij vjetore, e cila është e parapar edhe më Kushtetutën e vendit. Por, kjo do të jetë hera e parë në mandatin e dytë të presidentit Ivanov që ai ti drejtohet një shumice të re parlamentare e jo një shumice të partisë e cila edhe e kandidojë atë për presidet.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Siarto në takimin e sotëm me presidentin Gjorge Ivanov e theksoi domosdoshmërinë e dinamizimit të proceseve euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe e përsëriti mbështetjen e fuqishme të Hungarisë që vendi ta marrë vendin e merituar në NATO dhe t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në një orë e më parë. Ivanov, sip kumtoi Kabineti i tij, shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që e fiton Maqedonia nga Hungaria për integrimet tona euro-atlantike. “Angazhimi, bashkëpunimi dhe solidariteti të cilin Hungaria e reflekton lidhur me aspiratat e tona në NATo…
Komuna Qendër në buxhetin e sajë për vitin 2018 ka paraparë gjysmë milion euro për klubin e basketbollit Rabotniçki ndërsa vetëm 60 mijë euro për luftën kundër ndotjes së ajrit. Zv.kryetari i Qendrës, Vasko Kovaçevski thotë se shuma për kubin e basketbollit ndahet me qëllim që klubi të laje borxhet që i ka prej afër 150 mijë euro, ndërsa mjetet për ajrin e ndotur, sipas tyre, do të plotësohen me mjete të tjera për mirëmbajtje, pastrim dhe mbjelljen e drunjve. Bëhet fjalë për buxhet të njëjtë si viteve tjera të kaluara prej 24 milion denarësh dhe 6 milion të tjera…
Gati ka mbaruar semestri i parë u vitit akademik 2017/2018, ndërsa Universiteti Nënë Tereza në Shkup ende nuk ka kompletuar stafin akademik. Askush nga drejtuesit e Universitetit nuk kanë pranuar të tregojnë për kuadrot deficitare përkundër se në vitin e ri akademik kanë regjistgruar diku rreth 50 studentë në Fakultetin teknik në vitin e parë dhe të dytë. “Këtë vit regjistruam gjeneratën e dytë, ndërsa tani studentët vazhdojnë në vitin e parë dhe të dytë”, theksojnë nga UNT duke refuzuar të thonë numrin e saktë të studentëve në Fakultetin teknik. “Ka interes nga studentët, te gjitha këto drejtime funksionojnë në…
Në dritaret e automjeteve nuk duhet të vendosen fletë reflektuese (fleta të errëta). Kjo theksohet në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. Nëse në dritaret në pjesën e pasme të automjetit vendosni fleta të errëta të cilat lëshojnë më pak se 30% dritë, kjo paraqet rrezik për sigurinë në trafik. Në rast të shkeljes së dispozitave të nenit 360 të Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, do të shqiptohet kundërvajtje me gjobë në shumë prej 300 Euro.
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë filluar takimet joformale me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, në Bruksel. Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit te Zi, Serbisë e Bosnjës pritet që në këto takime të informohen nga Mogerini për hapat që i presin ata gjatë vitit të ardhshëm në rrugën e integrimeve evropiane. Përveç kësaj, do të diskutohet edhe për zhvillimet aktuale në rajon. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, para fillimit të takimit, nëpërmjet rrjetit sociale Twitter, është shprehur se pret që vitin e ardhshëm, Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave, si dhe ftesë për anëtarësim në…

